Societe Generale

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Societe Generale (frëgjisht: Société Générale), një kompani publikë e kufizuar (shoqëri anonimë), është Kompania mëme e Grupit Société Générale.

Societe Generale është një nga grupet e shërbimeve financiarë lider në Evrope, dukë vepruar në 83 shtete më një staf prej 156.681 punonjësish nga 128 kombësi të ndryshme. Filialet e saj më të mëdha për sa i përket numrit të punonjësve jashtë Francës janë në Rusi, Republika Ceke, Rumani, Egjipt, Marok, dhe ShBA. Grupi është i organizuar përreth tre bizneseve kryesorë :

Bankingu Retail, Financime dhe Siguracione të Specializuara ; Bankingu Privat, Menaxhim dhe Shërbime Investimesh Globalë ; Bankingu i Korporatave dhe Investimeve.

3 Mars 2010, renditja afatgjatë e Societe Generale ishte Aa2 tek Moody, A+ tek Fitch, dhe A+ tek Standard & Poor's. Në vitin 2007 Societe Generale bleu 75 % të aksioneve të Bankës Popullorë. Në datën 31 gusht 2010, u mbyll regjistrimi në Regjistrin Tregtar pranë Qendrës Kombëtarë të Regjistrimit, i emrit të ri të bankës.

Historia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Societe Generale u themelua me abonim publik në vitin 1864, më qëllim financimin e investimeve industrialë dhe projekteve të infrastrukturës.

Gjatë Republikës së Tretë, kompania ndërtoi një rrjet mbarëkombëtar në mënyrë progresivë, dhe në vitin 1940 kishte hapur në total 1.500 degë krahasuar më vetëm 32 degë në vitin 1870.

Në vijim të luftës Franko-Prusiane në vitin 1870, degët e Alsace-Moselle iu transferuan një filiali Gjerman, Société Générale Alsacienne de Banque (Sogenal).

Pasi hapi degën e saj të parë të huaj në Londër në vitin 1871, Société Générale zhvilloi më shpejtësi një rrjet ndërkombëtar dukë zgjeruar aktivitetet e Sogenal në Evropën Qendrore (Gjermani, Austri, Zvicër, Luksemburg) dhe më vonë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (1940).

Société Générale u shtetëzua në vitin 1945 dhe luajti një rol aktiv në financimin e rindërtimit pas-luftë. Ndihmoi në shpërndarjen e teknikave të reja financiarë (si kredit afatmesëm i skontueshëm, operacionë jashtë bilancit, dhe financa më leasing).

Në vazhdim të liberalizimit të sistemit bankar Francës në 1966, Société Générale diversifikoi aktivitetët e saj dhe zgjeroi bazën e saj të klientëve individë.

Ajo u bë përsëri një grup financiar privat pas privatizimit të saj në korrik 1987.

Société Générale është rritur konsiderueshëm që prej 1997, falë zhvillimit të filialeve të saj si dhe blerjeve në bizneset e saj në Evrope dhe mbarë botën. Më blerjen totalë të Credit du Nord (dukë blerë shumicën e aksioneve në 1997 dhe pjësën tjetër të aksioneve në 2009) Grupi zgjeroi aktivitetin e tij në bankingun Retail në tregun vendas më një rrjet degësh rajonalë. Në vitin 2001, Société Générale përfshiu tërësisht Sogenal.

Societe Generale Albania[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Historiku[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Societe Generale Albania është pjesë e një prej grupeve të shërbimeve financiare më të mëdha në Euro zonë: “Societe Generale Group”.

Një arritje kryesore e bankës ishte blerja e shumicës së aksioneve të saj nga Societe Generale Group në Korrik 2007. Kështu, banka shqiptare u bë anëtare e një prej grupeve më të famshëm në botë, dhe tani po kontribuon në zbatimin e planeve të Grupit Societe Generale për zgjerim në rajon.

Që prej asaj kohe, Societe Generale Albania ka rritur prezencën e saj duke zgjeruar rrjetin e degëve të saj në të gjithë Shqipërinë, dhe duke ofruar një gamë të gjerë produktesh dhe shërbimesh kombëtare dhe ndërkombëtare për të gjitha kategoritë e klientëve me qëllim forcimin e pozicionit dominues si një bankë universale.

Société Générale Albania është pjesë e një grupi solid me parime të fuqishme të bazuara në pesë shtylla kryesore :

  • Një kulturë e fortë korporative, bazuar në profesionalizëm, inovacion, dhe shpirt skuadre ;
  • Manaxhim dinamik i burimeve bazuar në manaxhimin e ekipit, zhvillimi i personelit, dhe manaxhimi i karrierës ;
  • Një përqasje e përqendruar tek klienti dhe e bazuar tek shërbimi ;
  • Manaxhim konstant i riskut dhe procedura të brendshme kontrolli ;
  • Një strukturë shumë e avancuar konformiteti, përgjegjësi korporative dhe socialë, e zhvilluar në linjë më kërkesat e Grupit.

Sot, banka ka 36 degë me 410 punojës që i shërbejnë një totali klientësh mbi 129.000 në të gjitha qytetet kryesore të Shqipërisë. Societe Generale Albania ofron shërbime të personalizuara për të gjithë klientët e sektorëve duke kapitalizuar mbi ekspertizën mbarëbotërore të Grupit në investime bankare, financë globale, dhe tregjet globale.

Disa të dhëna rreth Bankës Societe Generale Albania :

  • Kapitali i nënshkruar: 6.740.900.000 ALL
  • Kodi SWIFT : PUPPALTR
  • Aksionari kryesor: Societe Generale S.A., Francë me 88,89% të aksioneve
  • Këshilli Drejtues:
    • Znj. Jitka Pantůčková – Kryetar Bordi
    • Znj. Daniela Hristova – Zv. Kryetar Bordi
    • Znj. Marie Le Picard- Anëtar
    • Z. Adrian Civici – Anëtar
    • Z. Aleksander Xhuvani – Anëtar

Të tjera[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  • Marrëveshja midis Societe Generale Albania dhe BERZH

Societe Generale Albania dhe Banka Europiane për Ristrukturim dhe Zhvillim (BERZH) bashkojnë forcat nën Albania Agribusiness Support Facility me qëllim ritjen e aksesit në financime për fermerët vendas dhe agrobizneset, veçanërisht në rajonet më të largëta të vendit. BERZH ka shpallur dhe deklaruar efektivitetin e Marrëveshjes me datë 20 prill 2017. Programi dhe vetë sektori, të mbështetur nga qeveria Shqiptare janë në përputhje të plotë me vizionin e bankës për një rritje të qëndrueshme me risk të ulët, të cilin duke qënë pjesë e këtij programi do ta ndahet si pjesë të kulturës me klientët dhe huamarrësit e ardhshëm. Impakti pozitiv do të sjellë një sinergji për sektorët e tjerë të ekonomisë, si dhe balancimin e eksport importeve duke përdorur produktet e Agrobiznesit. Krahas instrumenteve financiare, linja përfshin gjithashtu asistencë teknike për të ndihmuar SGAL të fuqizojë kredidhënien, gjithashtu edhe shërbime konsulence nga BERZH.

  • Çmimi Banka më e Mirë në Shqipëri për vitin 2018

Në Prill 2018, Revista Global Finance ka shpallur çmimet vjetore për bankat më të mira botërore, me fituesit e zgjedhur në mbi 150 vende në Afrikë, Azinë e Paqësorit, Evropën Qendrore dhe Lindore, Amerikën Latine, Lindjen e Mesme, Amerikën e Veriut dhe Evropën Perëndimore dhe Banka Societe Generale Albania u shpall Banka më e Mirë në Shqipëri për vitin 2018!

“Fituesit e çmimeve të këtij viti janë ato bankat që i kushtuan vëmendje të veçantë nevojave të klientëve të tyre në tregje të vështira dhe arritën rezultatet më të mira duke hedhur themelet për sukses afatgjatë. Të gjitha zgjedhjet janë bërë nga redaktorët e Global Finance pas konsultimeve të vazhdueshme me drejtuesë të korporatave financiare, bankierë dhe konsulentë bankarë, dhe analistë ndërkombëtarë. Në zgjedhjen e bankave më të mira, Global Finance ka konsideruar faktorë objektiv sasior dhe subjektiv të informuar. Përpost kësaj, Global Finance kreu një sondazh të lexuesve të korporatave për të rritur saktësinë dhe besueshmërinë e rezultateve. Bankat u ftuan të paraqisnin shënime në mbështetje të përzgjedhjes së tyre. Kriteret objektive të konsideruara përfshinë: rritjen e aseteve, përfitueshmërinë, shtrirjen gjeografike, marrëdhëniet strategjike, zhvillimin e biznesit të ri dhe inovacionin në produkte. Kriteret subjektivë përfshinë mendimet e analistëve të kapitalit, analistëve të vlerësimit të kredisë, konsulentëve bankarë dhe aktorëve të tjerë të përfshirë në industri.” (Global Finance, 2018)

Referime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Lidhje të jashtme[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]