Sofi Oksanen

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko

Sofi Oksanen (7 janar 1977) është shkrimtare finlandeze dhe jeton në Helsinki. Talenti i saj spikati që me botimin e romanit të parë "Stalin's Cows", më 2003, që e renditi ndër shkrimtaret më të talentuara në të gjithë vendin. Romani i dytë "Baby Jane", i botuar më 2005, rezultoi po aq i sukesshëm. Romani "Spastrimi", botuar fillimisht si dramë më 2007, ishte frymëzues për Oksanen për të botuar një vit më vonë romanin e tretë me të njëjtin titull. I botuar në 28 gjuhë të botës, "Spastrimi" është romani i parë që ka fituar dy çmimet letrare më prestigjioze në Finlandë.