Sofizmi
Sofizmi është një arsyetim i rremë, me qëllim që të shtyjë në gabim (dallohet nga paralogjizmi ku arsyetimi i rremë nuk është i vullnetshëm). Sofistika ose shkolla e sofistëve përfaqësohej në lashtësinë greke nga Protagoras dhe Gorgias : ajo mësonte artin e diskutimit. Sot, në mënyrë të veçantë tregon artin e arsyetimit mashtrues.
Fjala rrjedh nga greqishtja (sophos) që do të thotë i urtë, i mençur që në shqip do të thonim më së miri pleqnar. Që në fillim them se është gati e pakapshme ndarja e drejtë në një kategori të përbashkët të gjithë sofistëve nga të cilët edhe rrjedh sofizmi. Pë shum mendimtarë të antikës sofistë ishin ata që ushtronin një art, këngëtarë, muzikantë, filozofë, poetë por edhe hyjni. Porse sofistë ishin nga ana tjetër edhe sharlatanë të lëmive të ndyshme e sidomos ata që me fuqinë e fjalës së tyre mundoheshin ta shëndrojnë një të pavertetë në realitet. Disa mendimtarë, të gjithë sofistë i konsideronin kundërshtarë të tyre. Si do qoftë, sofistë janë ata që për qëllim të vetin (dhe të vetmin) kanë paraqitjen e një pavërtetësie si të vërtetë.
Sofistët në përgjithësi janë oratorë të shkathtë, do të kisha thënë të mrekullueshëm. Rëndësi të madhe i japin retorikës dhe njihen si profesorë të saj. Protagora për shembull, ju premton nxënësve të vet të ju mësoj si të shëndrojnë një arsyetim të dobët në të fortë e të qëndrueshëm. Protagora, Hipiasi dhe Gorgiasi , janë ndër më të dalluarit në lëminë e retorikës. Ata njohin fuqinë e foljes (koha e përdorur), të sinonimeve dhe të harmonisë së të shprehurit.
Në thelb sofizmin dhe sofistët pra, duhet ti kërkojmë në periudhën e Gorgias dhe Protagorës e gjer para Aristotelit.

