Spartanburg

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Spartanburg
Spartanburg
Qytet
Pamje e qytetit, Spartanburg Memorial Auditorium, Monumenti i Daniel Morgan, Kolegji Wofford, Qendra Kulturore Chapman, Sheshi Morgan
Pamje e qytetit, Spartanburg Memorial Auditorium, Monumenti i Daniel Morgan, Kolegji Wofford, Qendra Kulturore Chapman, Sheshi Morgan
Nofkat: 
The Hub City
Parimet: 
"Historically Southern, Culturally Modern"
Popullsia
 • Gjithsej(2.010) 37,013
{{{postal_code_type}}}
29301, 29302, 29307
Faqja zyrtarewww.cityofspartanburg.org
Vendodhja e Spartanburgut në Karolinën e Jugut

Spartanburg është qyteti më i madh i Qarkut të Spartanburgut, të Karolinës së Jugut, në SHBA dhe është qyteti i katërt më i madh (për nga popullsia urbane) në shtetin e Karolinës së Jugut. Spartanburgu kishte një popullsi prej 37.013 banorë brenda bashkisë dhe një popullsi urbane të 145.058 në regjistrimin e vitit 2010.

Spartanburgu është qyteti i dytë më i madh në Zonën Greenville-Spartanburg-Anderson. Ai është pjesë e një rajoni prej 10-qarqesh në veriperëndim të Karolinës së Jugut të njohur si "Upstate" (Pjesa e Sipërme e Shtetit), dhe ndodhet 158 km në veriperëndim të Kolumbias, 130 km në perëndim të Sharlotës, dhe rreth 190 310 km në verilindje të Atlantës.

Historia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Ky rajon i Piedmontit të Karolinës ishte për shekuj një terren i vogël gjuetie i fiseve Catawba dhe Cherokee, të cilët kishin përkatësisht tokat në lindje dhe perëndim të kësaj zone. Kjo trashëgimi e largët mund të shihet në disa nga karakteristikat natyrore.

Lumi Lawson's Fork, një degë e lumit Pacolet, ishte dikur i njohur për kafshët e egra të tij të shumta dhe ujërat e kristalta. Parqet dhe pyjet ndodhen gjatë e brigjeve të tij (që shtrihen tërësisht brenda qarkut të Spartanburgut), dhe brigjet shkëmbore dhe ujëvarat natyrore mund të gjenden në të gjithë rrjedhën e tij. Ai shtrihet nga skaji verior i qarkut në skajin lindor, ku ai bashkohet me lumin Pacolet.

Gjurma Cottonwood është një rrugë këmbësorësh që shtrihet përgjatë lumit Lawson's Fork. Ajo përdoret shpesh nga nga njerëz që ngasin biçikletat, ata që vrapojnë dhe dhe ata që ecin. Ajo ndodhet në lindje të qendrës së qytetit. Shtrati i lumit Lawson's Fork nuk është i përshtatshëm për banim dhe kafshë të egra kanë populluar këtë zonë. Kafshët më të mëdha që mund të gjenden këtu përfshijnë drerë bishtbardhë , rakunë, gjela deti të egër, qukapikë me çafkë dhe breshka kafshuese.

Kopështi Hatcher dhe ndodhet në mes të një mjedisi urban, por është një oaz i mirëpritur i bukurisë natyrore. Projekt i një aktivisti social në pension, Kopshti Hatcher është transformuar nga një tokë e gërryer nga errozioni në një pyll të dendur dhe kopësht me lule dhe shërben si një strehë për zogjtë dhe kafshë të tjera.

Kolonët e hershme evropiane në këtë fushë ishin francezë që trgëtonin pellushet, druvarë anglezë dhe fermerë Skocezë e irlandezë. Pak gjurmë kanë mbetur nga ajo kohë, por gjurmë mund të gjenden në zonat më rurale të qarkut.

Plantacioni Walnut Grove, një fermë e shekullit të 18-të, është ruajtur nga Shoqata Historike e Qarkut të Spartanburgut. Plantacioni shtrihet në jug të Spartanburgut pranë qytetit të vogël Roebuck dhe është i hapur për publikun për turne dhe gjatë festivaleve vjetore.

Fillimisht i themeluar në 1780 si një fshat, Spartanburgu e mori emrin nga regjimenti Spartan i ushtrisë së Karolinës së Jugut. Qyteti u themelua në vitin 1831, në kohën e 50 vjetorit të Betejës së Cowpens-it, një betejë kyçe e Revolucionit Amerikan që u zhvillua vetëm pak kilometra larg. Rrugët e qytetit dhe regjistrimet arkitekturore pasqyrojnë ndryshimet e shekujve nëntëmbëdhjetë dhe njëzetë.

Sheshi Morgan, në qendër të qytetit, është vendi i fshatit origjinal. Ai u themelua pranë një burimi të vogël (tani nëntokësor) në shpatin perëndimor të një kreshtë, e cila ndan lumin Tyger dhe lumin Pacolet. Sheshi e ka marrë emrin nga gjenerali Daniel Morgan, që komandoi forcat amerikane në Betejën e Cowpens-it. Një statujë e Morganit u vendos në shesh në vitin 1881. Ndërtesat më të vjetra ekzistuese në Sheshin Morgan datojnë në vitin 1880.

Gjeografia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Sipas Byrosë së Regjistrimit të Shteteve të Bashkuara, qyteti ka një sipërfaqe totale prej 49,9 km2.

Temperatura mesatare vjetore është 16 °C, temperatura mesatare në janar qenit 4 °C dhe temperatura mesatare në korrik si 26 °C. Ka katër stinë të dallueshme, por jo ekstreme. Sasia mesatare e reshjeve është 130 cm.

Qeverisja[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Kryetari i tanishëm i Bashkisë, Junie White, u zgjodh në vitin 2009. Forma e qeverisjes së Spartanburgut është me menaxher. Kryetari i Bashkisë dhe gjashtë anëtarët e Këshillit të Qytetit kanë vota të barabarta. Anëtarët e Këshillit përfaqësojnë distrikte të caktuara brenda qytetit dhe kryetari zgjidhet nga i gjithë qyteti. Këshilli cakton një menaxher të qytetit, i cili është përgjegjës për administrimin e përditshëm të punëve të qytetit. Bashkia ndodhet në 145 West Broad Street.

Ekonomia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Brenda dekadës së kaluar, biznesmenët dhe udhëheqësit e komunitetit kanë udhëhequr një përpjekje për të rigjallëruar qendrën e qytetit të Spartanburgut. Kjo ka rezultuar në një remodelim të Sheshit Morgan, restaurimin e një numri të strukturave historike dhe zhvendosja e disa bizneseve dhe selive qendrore të kompanive në afërsi të qendrës së qytetit.

Selia e QS/1 Data Systems

Disa prej këtyre zhvillimeve të reja të përfshijnë një Hotel Marriott nëntë katësh me 240 dhoma, selitë qendrore botërore të kompanisë së hoteleve "Extended Stay", kompanisë e Advance America, QS/1 Data System, kompanisë së restoranteve Denny's. Biznese të tjera të shumta të vogla të tilla si kompania e birrës RJ Rockers kanë lëvizur në qendër të qytetit.

BMW Zentrum Spartanburg

Ekonomia e Spartanburgut gjithashtu përfiton nga uzina e prodhimit të automobilave BMW që ndodhet në perëndim të Rrethit të Spartanburgut. Prodhim filloi në vitin 1996 me lloje të caktuara të Serisë 3 (nga platforma E36) dhe me modelin Z3. Megjithatë, një vit më vonë kur doli modeli më i ri i Serisë 3 (E46), BMW vendosi të mos e prodhojë atë në uzinën e Spartanburgut, por në vend të tij të prodhojë variante të veçanta të modelit popullor Z3. Uzina aktualisht prodhon X5 SAV dhe X6 SAC për tregun botëror. Si pjesë e një projekti të zgjerimit të shpallur në mars të vitit 2008, uzina do të shtojë rreth 110.000 m2 hapësirë për montimin ​​e gjeneratës së ardhshme të X3 SAV.

Në Spartanburg ndodhet gjithashtu edhe selia botërore e Institutit Kërkimor për Milliken & Company. Me mbi 12,000 bashkëpunëtorë të vendosur në më shumë se 60 objekte në mbarë botën, Milliken është një nga prodhuesit privatë më të mëdhenj kimikë dhe të tekstilit në botë.

Kompania e prodhimit të gomave të automjeteve Michelin ka një uzinë në qarkun e Spartanburgut.

Arësimi[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Arësimi i Lartë[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Spartanburgu është një qytet universitar, me tetë institucionet e arsimit të lartë:

Arësimi i Mesëm dhe Fillor[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Arti dhe Kultura[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Panoramic view of the Chapman Cultural Center.