Ilirët dhe Iliria te autorët antikë

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Ilirët dhe Iliria te autorët antikë

Ilirët dhe Iliria te autorët antikë (anglisht: The Illyrians and Illyria in ancient authors; frëngjisht: Les Illyriens et l'Illyrie chez les auteurs antiques) është një libër i botuar në vitin 1965 në Tiranë nga Instituti i Historisë dhe Gjuhësisë i Universitetit të Tiranës. Libri është ribotuar edhe në vitin 1979 nga Shtëpia Botuese Rilindja në Prishtinë si dhe në vitin 2002 nga Shtëpia Botuese Toena në Tiranë. [1] [2]

Përmbledhje[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Libri Ilirët dhe Iliria, te autorët antikë është botuar në kuadër të serisë Burime të Zgjedhura për Historinë e Shqipërisë dhe paraqet një përmbledhje të burimeve të autorëve antikë grekë, latinë dhe bizantinë të hershëm që bëjnë fjalë për ilirët dhe Ilirinë, duke filluar prej kohëve të lashta homerike e deri në shek. VII të e.r. Në këto burime, që i trashëgojmë të fragmentuara, janë pasqyruar kryesisht ngjarje të historisë politike të ilirëve, por edhe të dhëna tjera që ndriçojnë aspekte të jetës së tyre ekonomike e shoqërore, apo të atilla të karakterit gjeografik, etnografik, gjuhësor e kulturor, etj. Autorët antikë janë dhënë në renditjen kronologjike. Vëllimi është pajisur edhe me tregues emrash dhe me dy harta.

Autorët antikë të përfshirë në këtë përmbledhje janë: Homeri, Hesiodi, Herodoti, Thukididi, Isokrati, Demosteni, Skylaksi, Aristoteli, Polibi, Skymni, Apollodori,[3] Varroni, Ciceroni, Cezari, Kornel Nepoti, Vergjili, Tit Livi, Diodori, Straboni, Dionisi i Halikarnasit, Nikolla i Damaskut, Lukani, Paterkuli, Valer Maksimi, Kurt Rufi, Mela, Plini, Frontini, Taciti, Flori, Suetoni, Plutarhu, Lukiani, Arriani, Pausania, Apiani, Ptolemeu, Dion Kasi, Eliani, Atheneu, Herodiani, M. Justini, Historia Augusta (Historia e Perandorëve), Expositio totius mundi et gentium (Përshkrimi i gjithë botës dhe popujve), Eutropi, Aurel Viktori, Panegjyrikët latinë, Amian Marcelini, Ambrozi, Euseb Hieronymi (Shën Jeronimi), Ruf Festi, Klaudiani, Orosi, Sozomeni, Theodoreti, Olympidori, Vegeti, Notitia Dignitatum (Lista e rangjeve), Prisku, Kodeksi i Theodosit, Malhu, Zosimi, Prokopi i Gazës, Stefan Bizantini, Kodeksi i Justinianit, Prokopi i Çezaresë, Jon Malala, Marcelin Komesi, Hierokli, Agathia i Myrinës, Menandri, Euagri, Anonimi Valesian, Isidori i Sevilës (Isidori i Hispalës), Theofilakt Simokata, Anonimi i Ravenës, Paul Diakoni dhe Zonara.

Shih edhe[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Referime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ Akademia e Shkencave e Shqipërisë (2008), Fjalori Enciklopedik Shqiptar 2 (Albanian Encyclopedic Dictionary), Tiranë, fq. 979, ISBN 978-99956-10-28-9
  2. ^ Islami, Selim (red) (1979). Ilirët dhe Iliria te autorët antikë. Prishtinë: Rilindja. 590 faqe
  3. ^ https://www.perseus.tufts.edu/hopper/text?doc=Perseus%3Atext%3A1999.01.0022%3Atext%3DEpitome%3Abook%3DE%3Achapter%3D6%3Asection%3D15b

Lidhje të jashtme[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Wikibooks:Category
Wikibooks:Category
Wikibooks ka më shumë informacione për ketë temë: