Spiridon Gopçeviqi

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko

Spiridon Gopçeviqi (serbisht: Gopčević) ose Gopcevia (lindur më 9 korrik 1855 – vdekur në 1928-ën) ishte një astronom, historian e gazetar serbe. Ai gjithashtu njihej edhe me pseudonimin e tij Leo Brenner.

Jeta[redakto | redakto tekstin burimor]

Ai lindi si i biri i një tregtari në qytetin e Triestes dhe në moshë relativisht të hershme u dërgua të studionte në Vjenë për t’u arsimuar, pasi i ati i vdiq. Pas vdekjes së të ëmës, ai u bë gazetar udhëtimesh, nisur edhe nga nevoja të ngutshme financiare. Ndër veprat e tij, më e rëndësishmja është “Maqedonia dhe Serbia e vjetër“ botuar në vitin 1889, një studim etnografik. Ai kaloi disa kohë në burg në vitin 1893, për shkak të disa artikujve që kishte shkruar kundër qeverisë austro-hungareze dhe vendosi t’i jepte fund më pas karrierës së tij si gazetar.

Në vitin 1893, ai themeloi observatorin “Manora“ në vendin e quajtur Mali Lošinj. Ky observator u emërua me emrin e gruas së tij, një grua fisnike austriake e pasur. Në këtë observator, Spiridon përdori teleskopët e tij për të vëzhguar Marsin, Saturnin e planetë të tjerë. Gjithsesi, e mbylli në vitin 1909, për shkak të problemeve financiare.

Nga viti 1899 deri në vitin 1908, ai u bë dhe themeluesi i “Astronomische Rundschau“, një gazetë shkencore e njohur asokohe. Më vonë ai kaloi disa vite në Amerikë, para se të rikthehej në Europë dhe të drejtonte një gazetë ushtarake në Berlin gjatë Luftës së Parë. Rrethanat e vdekjes së tij janë akoma të paqarta, por arsyeja duket se ka qenë vetmia, varfëria e stresi.

Vepra[redakto | redakto tekstin burimor]

Në librin e tij të parë “Montenegro und die Montenegriner“ (në shqip: Mali i Zi dhe malazezët), botuar në Lajpcig në vitin 1877, ai shprehet me mllef e inat mbi Princin Nikolla dhe politikat e ndjekura prej tij.

Në gjysmën e dytë të shekullit të 19-të, ai publikoi rreth 30 vëllime (10 tituj të tjerë përmenden ndër librat që ai botoi, por kanë mbetur të paverifikueshëm), si dhe qindra artikuj e shkrime me një diapazon zhanresh, të cilat nisin që nga dramat, deri te punët shkencore mbi astronominë, guidat turistike e studimet politike.

Gopçeviqi dhe vepra e tij ranë në harresë me gjithë produktivitetin mbresëlënës, veprat dhe jeta e tij ranë kaq shumë në izolim e harresë, saqë edhe biografi i tij gjerman, Michael Heim, nuk ia doli dot të zbulonte kohën e saktë dhe vendin në të cilin ai vdiq; ai kësisoj mendohet se vdiq në vitin 1925 apo diçka më vonë. Stili i tij i pakrahasueshëm agresiv, polemik e cinik, që me kalimin e kohës shkoi madje deri në kufijtë e urrejtjes e përbuzjes për njerëzit e grupimet e caktuara kombëtare, i bën studimet e tij me të drejtë të pavlefshme për t’u marrë si bazë për të studiuar historinë e Ballkanit dhe pa një ristudim e plotësim të tyrin, as që mund të merren në konsideratë apriori; jo vetëm interpretimi jashtëzakonisht subjektiv i raporteve, por edhe para së gjithash manipulimi skrupuloz i fakteve, janë ato që shënjojnë veprën e tij.

Kthesa në favor të Serbisë Qëndrimet e tij politike ndryshonin shpesh, e në shumë libra dëshmohet qartë se ato ishin edhe detyra të parapaguara. Sidomos me veprën “Makedonien und Altserbien“ (në shqip: Maqedonia dhe Serbia e Vjetër), botuar në Vjenë në vitin 1889, me të cilën ai mori dhe vulën si “The father of Serbian political ethnography“ (Babai i etnografisë politike serbe).

Pasi Serbia humbi në luftën e vitit 1885 në konfliktin serbo-bullgar, që për principatën e re bullgare çoi në bashkimin me provincën e mbetur të Rumelisë Lindore, Gopçeviqi përqafoi, apo më mirë parapëlqeu një ndërrim pozicionesh nga Bullgaria në favor të Serbisë.

Tashmë ai çdo ditë e më shumë po përpiqej të dëshmonte me veprat e tij se Maqedonia e Kosova ishin kësisoj zona që i përkisnin Serbisë.

Lidhje të jashtme[redakto | redakto tekstin burimor]

http://armandplaka.blogspot.com/