Spital miqësor i foshnjeve

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Spital miqësor i foshnjeve (ang. : Baby-friendly Hospital, lexo: Bejbi-frendli Hospital) është iniciativë e Spitalit Miqësor të Foshnjeve dhe një program ndërkombetar i OBSH-së dhe UNICEF-it mbështetur në dhjetë hapat e ushqyerjes së sukseshme me gji. Iniciativa njeh spitale dhe shtëpi lindjeje të cilat kanë ndërmarrë hapa për të siguruar një mjedis optimal për nxitjen, mbrojtjen dhe mbështetjen e ushqyerjes me gji.

Ushqyerja me gji njihet nga një numër jashtezakonisht i madh autoritetesh shëndetesore si themeli i një shëndeti të mirë për foshnjet. Përveç kësaj ushqyerja me gji ofron të mira për shëndetin e gruas si dhe për shoqërinë në formën e pakësimit të shpenzimeve të kujdesit shëndetësorë.

Që nga krijimi i sajë në vitin 1991 kjo iniciativë ka përfshire rreth 15.000 spitale dhe shtëpi lindjeje në më tepër se 125 vende të cilet kanë marrë çmimin e nderuar “Mik i femijës”. Edhe në Shqipëri ka dy spitale të tilla, ai i Fierit dhe ai i Lezhës.

Shiko dhe këtë[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Lidhje të jashtme[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]