Spitali Universitar i Norrlandit

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Norrland's University Hospital with parts of the Umeå University campus in upper left corner and Umeå East Station at the bottom.

Spitali Universitari i Umeas, në suedisht Norrlands universitetssjukhus (Nus) është spitali kryesor në Suedinë veriore, që ndodhet në Umea. Spitali ka 5,600 të punësuar.[1]

Është po ashtu një spital për mësime për Universitetein e Umeas, me Fakultetin e Mjekësisë si autoritet përgjegjës; 13 departamente dhe 11 programe akademike. Brenda fakultetit janë 2,860 të padiplomuar dhe 450 të diplomuar dhe një staf prej 1,020 vetësh, ndër të cilët rreth 500 mësues/hulumtues.

Historia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Norrlands universitetssjukhus plomben 2007
Norrlands universitetssjukhus

Ai u themelua si një lasarett në vitin 1784, i njohur si Shtëpia e Verdhë (Gula huset), në Storgatan, Umeå. Ai kishte tetë qendra kujdesi. Ndërtesa ekziston ende por nuk përdoret më si spital. [2]

Me zgjerimin e Umeas u ndërtu spitali i ri në Alidbacken në qendër të Umeas. Ndërtimi filloi në vitin 1907 (festoi qindvjetorin e tij në vitin 2007). Ai pati 134 qendra kujdesi.[2]

Në vitin 1918 spitali u zgjerua edhe më shumë. Në vitin 1926 u hap klinika e syrit, në vitin 1937 u krijua departamenti i ri i pediatrisë, dhe në vitin 1957 u hapën departamentet e gjinekologjisë dhe obstetrisë. [2]

Sot të gjitha ndërtesat origjinale në Alidbacken u shkaëtrruan dhe u rikthyen në spitalin e tanishëm. [2]

Një dekret fotografish u prezantua në vitin 2011 nga Këshilli i Qarkut Vasterbotten, duke përmendur integritetin e pacientëve dhe personelit. Dekreti megjithatë nuk u kufizua vetëm në spital por përfshiu të gjitha ambientet e Këshillit të Qarkut.[3][4] Dekreti u takua me protesta, përfshirë ato nga Sveriges Television, TV4 dhe Västerbottens-Kuriren.[5]

Referime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ "Om Nus" (në suedisht). Västerbotten County Council. Arkivuar nga origjinali më 23 tetor 2011. Marrë më 23 tetor 2011.
  2. ^ a b c d Asplund, Kjell. "Medicinska kliniken och medicinska institutionen vid NUS- en kort historik" (në suedisht). Umeå University. Arkivuar nga origjinali më 23 tetor 2011. Marrë më 9 maj 2014.
  3. ^ "Nya regler för filminspelning, fotografering och ljudupptagning i landstinget" (në suedisht). Västerbotten County Council. 18 tetor 2011. Arkivuar nga origjinali më 2 prill 2012. Marrë më 2 prill 2012.
  4. ^ Engström, Monica G (18 tetor 2011). "Fotoförbud införs inom vården". Västerbottens-Kuriren (në suedisht). Arkivuar nga origjinali më 2 prill 2012. Marrë më 2 prill 2012.
  5. ^ "Protest mot fotoförbudet". Västerbottens-Kuriren (në suedisht). 28 tetor 2011. Arkivuar nga origjinali më 2 prill 2012. Marrë më 2 prill 2012.

Lidhjet e jashtme[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]