Stampa:1 prill

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Adolf Hitler
Adolf Hitler
  • 1924 - Adolf Hitler dënohet me pesë vjet burg për shkak të pjesëmarrjes së tij në “Beer Hall Putsch”. Sidoqoftë, ai vuajti vetëm nëntë muaj burg, gjatë të cilave ai e shkroi librin e tij “Mein Kampf”. (Figura)
  • 1939 - Generalisimo Francisco Franco i shtetit të Spanjës shpall përfundimin e luftës civile në Spanjë, në momentin e dorëzimit të forcës së fundit republikane.
  • 1944 - Gabimet në sistemin e navigacionit hapën rrugën për një bombardim aksidental amerikan të qytetit zviceran Schaffausen.
  • 1946 - Një tërmet prej 7.8 ballësh në afërsi të ishujve Aleutian krijuan cunami, të cilat i vërshuan Ishujt Hawaiiane duke shkaktuar vdekjen e 159 personave.
  • 2001 - Ish-presidenti i Republikës Federative të Jugosllavisë, Sllobodan Millosheviç, i dorëzohet forcave speciale të policisë, për t’u gjykuar për krime lufte në Hagë.
  • 2001 - Martesat e të njëjtës gjini u bën legale në Holandë, duke u bërë shteti i parë që i pranon ato.
  • 2002 - Holanda legalizon eutanazinë, si e para në mesin e të gjitha shteteve të botës.