Stanley Kubrick

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Stanley Kubrick
U lind në26 korrik 1928
Vdiq7 mars 1999
St Albans, Hertfordshire,
Angli, Mretëria e Bashkuar
Kombësiaamerikan
TitulliKubrick në filmin Barry Lyndon (1975)
Stanley Kubrick (1975)

Stanley Kubrick, (26 korrik 1928 në Bronx, New York ShBA - 7 mars 1999 St Albans, Hertfordshire, Angli, Mretëria e Bashkuar), regjisor, producent dhe skenarist filmi amerikan.

Stanley Kubrick ishte një regjizor, skenarist, producent i filmit, kineast, redaktor, drejtor fotografie dhe krijuesi i efekteve speciale, konsiderohet ndër regjisorët më të medhenje ne historine e kinemase. Kubrick është i njohur mbi te gjitha per faktin qe ka trajtuar pothuajse te gjitha zhanret kinematografike: noir me filmin "Killer's Kiss", triler me "The Killing", peplum me "Spartacus", satirë politike me "Dr. Strangelove or: How I Learned to Stop Worrying and Love the Bomb", komedi "e zezë "me "Lolita", shkencoro-fiktiv me "2001: A Space Odyssey", fantazi sociologjike me "A Clockwork Orange", "Barry Lyndon" me zhanër historik, horror me "The Shining", zhanërin e luftës me "Fear and Desire", "Full Metal Jacket" dhe "Paths of Glory", dramen psikologjike me "Eyes Wide Shut". Ai ka drejtuar 13 filma me metrazh te gjate, dhe eshte propozuar 13 herë për Oskar, duke fituar në vitin 1969 vetëm për efektet speciale ne "2001: A Space Odyssey".

Në vitin 1997 ai fitoi Luanin e Artë për karrjeren ne Festivalin e Filmit se Venecies.

Biografia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Kur ishte 13 vjeç i ati i dhuron një aparat fotografik dhe që nga ai moment Stanley apasionohet me botën e fotografisë. Filmimet e para i kryen pikërisht duke u nisur nga shërbimet e tij si fotograf për revistën "Look". Filmi i tij i parë me metrazh të gjatë është "Fear and Desire", nuk pati sukses, por i dha mundësinë të njihte botën e kinematografisë. Në moshën 25-vjeçare realizon "Killer's Kiss". Stanley në këtë film është jo vetëm regjisor por përgatit fotografinë, skenarin, montazhin, subjektin dhe produksionin. Me këtë film tërheq vëmendjen e opinionit. Më pas realizon "Lolita", një film që në Sh.B.A. u çensurua; që nga ai moment Stanley trasferohet në Angli për të mos u kthyher më në ShBA. Shtypi e përshkruan si një njeri maniakal të vetizoluar në vilën-kështjellë së bashku me familjen e tij. Kontakti i tij i vetëm me botën ishte shpeshherë kompjuteri. Filmi "2001-Odiseja në Hapsirë" kushtoi 6.500.000 USD dhe 4 vjet punë masakruese për bashkëpuntorët e tij. Rezultati qe një film gjenial që menjeherë shndrrohet në një "Kult-Film" Filmi '71 del "A Clockwork Orange" u realizuar me buxhet të vogël. Me intervale shumëvjeçar realizon kryevepra si "Barry Lindon" (4 çmime Oskar), "Shining" dhe "Full Metal Jacket" Filmin e tij të fundit "Eyes Wide Shut" nuk arrin ta shoh në sallat e kinemas, Stanley vdes më 1999.

Aforizma të Stanley Kubrick[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  • "Superfuqitë sillen si gangstera ndërsa vëndet e vogla si prostituta."
  • "Një ëndërr nuk është asnjëherë vetëm një ëndërr."

Filmografia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Regjisor[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Producent[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Skenarist[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  • Eyes Wide Shut (1999)
  • Fear and Desire (1999)
  • The Killing (1999)
  • Full Metal Jacket (1987)
  • The Shining (1980)
  • Barry Lyndon (1975)
  • A Clockwork Orange (1971)
  • 2001: A Space Odyssey (1968)
  • Dr. Strangelove or: How I Learned to Stop Worrying and Love the Bomb (1964)
  • Lolita (1962)
  • Paths of Glory (1957)
  • The Killing (1956)
  • Killer's Kiss (1955)

Lidhje të jashtme[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

 Commons: Stanley Kubrick – Album me fotografi dhe/apo video dhe materiale multimediale