Statuja e luftëtarit Kombëtar (Korçë)

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Statuja e luftëtarit KombëtarKorçë është statuja e cila u ndërtua për patriotët korçarë që u organizuan dhe morën pjesë për çlirimin e vendit nga pushtuesit osmanë nga viti 1906 gjer në vitin 1912. Skulptori i shquar shqiptar, Odhise Paskali, e përjetësoi veprën e tyre me një monument kushtuar Luftëtarit Kombëtar që zbret nga mali në vitin 1933. Monumenti ndodhet në qendër të qytetit dhe njihet si "Statuja e Luftëtarit Kombëtar".

Luftetari kombëtar i Korces quhet Nexhip Benja (Hysaj) nga Benja e Kelcyres, Përmet. Ai ka luftuar me çetën e Çerçiz Topullit e Mihal Gramenos, Hajredin Tremishti (Filmi "Liri a Vdekje") në luftën Kombëtare kundër turqve. Përpara se ti bashkohej çetës se Çerçizit ai ka qene komit, kaçak, ka sulmuar karvanarët turq e i ka vjedhur ata.