Stefani i Madh

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Stefani i Madh (ikon rumune)

Stefani III i Moldavisë (i njohur edhe si Stefani i Madh, Rumanisht: Ştefan cel Mare, ose Ştefan cel Mare Si Sfânt, "Stefani i Madh dhe i Shenjtë", 1433, Borzeşti - 2 korrik, 1504) ishte Princ i Moldavisë ndërmjet viteve 1457 dhe 1504 dhe përfaqësuesi më i shquar i Dinastisë Muşat.

Gjatë sundimit të tij, ai forcoi Moldavinë duke ruajtur pavarësinë e saj kundër ambicjeve të Hungarisë, Polonisë, dhe Perandorisë Osmane, të cilët të gjithë kërkonin të mposhtnin vendin. Stefani mori famë në Europë për rezistencën e tij të gjatë kundër osmanëve. Ai ishte fitues në 46 nga 48 betejat e tij, dhe ishte një nga të parët që korrën fitore vendimtare mbi osmanët në betejën e Vasluit, pas së cilës Papa Sixtus IV e shpalli verus christianae fidei athleta (kampion i vërtetë i besimit të krishterë).

Ai ishte njeri besimtar dhe e shfaqi devotshmëria e tij kur i pagoi borxhin e Republikës së malit i Shenjtë ndaj Portës së Lartë, duke siguruar vazhdimësinë e malit të Shenjtit si një komunitet autonom manastiri.

Lidhje të jashtme[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Kronikat polake[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]


Paraardhësi
Pjetër Aron
Stefani i Madh
14571504
Pasardhësi
Bogdani III