Strukturat themelore të popullsisë

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë


STRUKTURAT THEMELORE TË POPULLSISË

Individët që e përbëjnë popullsinë e një vendi apo të një territori dallohen për nga veçoritë:

a) gjinia, b) nga mosha, c) nga gjendja martesore, d) nga profesioni dhe veprimtaritë, e) nga përgatitja shkollore, f) nga përkatësia fetare, nacionale, raciale etj.

Populli është bashkësi e individëve, në të cilin çdo individ merr pjesë me veçoritë e veta. Veçoritë mund të jenë: (profesioni, përgatitja shkollore etj.) që çdo individ kontribon me veçoritë e veta. Struktura e popullsisë në kuptimin e ngushtë të fjalës ndahet në tri grupe:

       a) struktura biologjike,
       b)struktura ekonomiko – sociale dhe
       c)struktura arsimore ose intelektuale.'

Struktura në kuptimin e gjerë përfshin strukturën etnike, gjuhësore, fetare, raciale, regjionale. Strukturën biologjike e përbëjnë popullsia sipas gjinisë (femërore, mashkullore), sipas moshës(grup-mosha: e re, mesatare dhe e moshuar), gjendjes martesore (të pamartuar, të martuar, të ndarë, të shkurorëzuar, vejë-vejan) sipas pjellorisë etj. Strukturën ekonomiko-sociale e përbëjnë popullsia active dhe joaktive, sipas veprimtarive, profesionit, pozitës në profesion, , veçorive familjare etj. Strukturwn arsimore-intelektuale e përbëjnë personat sipas veçorisë së shkrim-leximit, përgatitjes shkollore, kualifikimet etj. Popullsia sipas gjinisë tregon raportin midis gjinisë mashkullore dhe femërore. Zakonisht raporti është i njëjtë (50:50). Ndryshimet në strukturën gjinore më së shumti ndodhin gjatë luftërave dhe migrimeve. Emigrimi (largimi ose zhvendosja) ndikon në zvogëlimin e popullsisë aktive mashkullore, ndërsa imigrimi (ardhja ose vendosja) ndikon në shtimin e popullsisë së re. Luftërat ndikojnë në zvogëlimin e popullsisë së re mashkullore, si dhe në raste të rralla në zvogëlimin e popullsisë së moshuar mashkullore.

Struktura e popullsisë sipas moshës

Struktura e popullsisë sipas moshës tregon numrin e banorëve sipas grup-moshave. Ajo ndahet në grup-moshat parashkollore, shkollore, paraaktive, active, pasaktive (të moshuar). Popullsia sipas potencialit të riprodhimit ndahet në tri grup-mosha : a) mosha parafertile 0-14 vjet, b) mosha fertile 15-49 vjet dhe c) postfertile 50 e më shumë vjet.

Për nga vlerësimi i aftësive punuese popullsia ndahet në tri grupe të mëdha të moshës: a) kontigjenti i papunës 0-14 vjet, b) kontigjenti i punës 15- 64 vjet tek meshkujt dhe 15-49 vjet tek femrat, c) kontigjenti i paspunës (pensionit) mbi 65 vjet tek meshkujt dhe mbi 60 tek femrat.


Për shkak të shkollimit më të gjatë në vendet e zhvilluara, poashtu edhe punësimi është më i vonshëm, popullsia ndahet në: a) popullsinë e moshës paraaktive 0-19 vjet, b) popullsinë e moshës ekonomikisht aktive 20-64 vjet, c) popullsinë e moshës postaktive më shumë se 65 vjet.

Për nevojat e shkollimit, popullsia ndahet në disa grupe: a) popullsia e moshës parashkollore 0-6 vjet, b) popullsia e shkollimit fillor të detyruar 7-14 vjet, c) popullsia e shkollimit të mesëm 15-19 vjet d) popullsia e shkollimit të lartë dhe superior 20-24 vjet.

Struktura sipas moshës dhe gjinisë paraqitet me piramidën e moshës (trungut të moshës ose trungut të jetës). Dallohen tre tipa kryesorë të popullsisë: a) tipi progresiv, b) tipi stagnues dhe c) tipi regresiv. a) Tipi progresiv dallohet me pjesëmarrje të popullsisë së re dhe me shtim natyror të lartë. b) Tipi stagnues dallohet me pjesëmarrje të popullsisë mesatare dhe më pak të re me shtim natyror të ulët. c) Tipi regresiv dallohet kryesisht me pjesëmarrje të popullsië së moshuar si dhe të moshuar me shtimi natyror të ulët.