Su Shi

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Su Shi (1037-1101) me pseudonimin Zi Zhan dhe Dongpo është nga Meishan i Sëçuanit. I ati ishte një letrar i famshëm i letërsisë klasike kineze. Me ndikimin kulturor të familjes së tij, që nga vogëlia, Su Shi kishte ideal të lartë dhe pasi hyri në rrugën e funksionarit, ai luftonte me entuziazëm për zbatimin e reformës, për zhdukjen e të metave politike dhe për paqen e vendit. Kur ishte me detyrat e funksionarit lokal dhe të funksionarit të oborrit perandorak, Su Shi përpiqej për ngritjen e gjërave të mira dhe për heqjen e të këqijave dhe predikonte gjithmonë për reformime. Por, për shkak se Su Shi ishte gjithmonë i ndershëm dhe me temperament të hapur, i këshillonte shpesh pushtetit perandorak për zhdukjen e të këqijave, kështu ai u bë viktima e luftës midis fraksioneve të oborrit perandorak. Gjatë gjysmës së dytë të jetës së tij, ai përpëritej në mes të dallgëve politike. Qysh nga mosha 43-vjeçare ai mërgoi disa herë në zona kufitare larg nga perandoria, duke mërguar gjithnjë e më larg herë pas here dhe me ambient gjithnjë e më të keq. Por, megjithë përleshjet e ashpra dhe pothuajse çnjerëzore në jetë, Su Shi, vazhdonte të studionte dhe përdorte, duke i shkrirë në një të tërë filozofinë konfuciane, budiste dhe atë toiste të Kinës. Mendimet budiste dhe toiste e ndihmuan atë t’i vëzhgonte fenomenet e problemet në mënyrë të gjithanshme dhe logjike, dhe të shkëputej nga telashet e jetës, njëkohësisht ideologjia konfuciane e bëri atë të këmbëngulte në idealin e tij ndaj jetës dhe gjërave të mrekullueshme, kështu që Su Shi kishte ruajtur cilësitë dhe virtytet e tij të larta dhe njëkohësisht u kishte rezistuar edhe goditjeve të rrepta nga jashtë.

Su Shi i mbahej fjalës së vetë e nuk sillej me hipokrizi, pra kishte karakter të drejtë dhe njëkohësisht edhe të gjallë. Temperamenti dhe psikologjia e tij lakmoheshin nga letrarët e periudhës së mëvonshme të shoqërisë feudale të Kinës, kështu që “shembulli i Dongpos” ishte i përhapur për 800 vjet në Kinë.

Talenti i Su Shiut ishte kolosal, ai dallohej në krijimin e vjershave, poezive, pra quhej letrari i madh. Përmbajtjet e poezive të Su Shiut ishin me stile të larmishme e të gjëra dhe shumë të freskëta, me përfytyrime të mahnitshme dhe me metafora të reja, me gjuhë shumë figurative. Ai kishte formuar stilin e vet të krijimit të poezive, duke i çuar poezitë e tija në shoqërinë dhe jetën e gjerë. Ai kishte krijuar proza të bukura me pathos të madh. Ndër 8 letrarët e famshëm klasikë kinezë të dinastive Tang dhe Sun të Kinës, ai kishte arritur sukseset më të mëdha. Asaj kohe, Su Shi jetonte në kushte më të vështira se të tjerët, por intelektualët kinezë mësonin e imitonin artikujt e stilet e tij letrare.

Suksesi më i madh i Su Shiut konstatonte në prozat turistike tregimtare. Si për shembull, dy proza të tij me të njëjtin titull : “Për Chibi”, në të parën përshkruhej vjeshta me erë të freskët, me hënë të ndritur, me qiell të kaltër e me lumë të pastër, kurse në të dytën përshkruhej pamja e dimrit me male të larta e me hënë të zbehtë, me gurë të dalë në mes të lumit. Dy proza me përshkrime të ndryshme arritën një qëllim të përbashkët për panorama të bukura poetike, duke u bërë veprat shembullore letrare në dinastinë Sun të Kinës.