Nënkultura

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë nga Subkultura)

sociologji, antropologji dhe studime kulturore, me termin subkulturë nënkuptohet një grup i njerëzve që i përkasin një kulture të caktuar (qoftë të dukshme apo të fshehur), e cila i dallon ata prej kulturës më të gjerë të cilës i takojnë. Pra, subkultura mund të kuptohet si një kulturë "e vogël" brenda kulturës së "madhe". Nëse një subkulturë e veçantë karakterizohet me kundërshtim sistematik ndaj kulturës dominante, atëherë ajo mund të konsiderohet si kontrakulturë (apo kundërkulturë).

Ka raste kur termi “subkulturë” në gjuhën shqipe përkthehet edhe si “nënkulturë”.

Sipas Ken Gelder, “subkulturat i kanë normat, vlerat dhe ritualet e tyre të përbashkëta, por ato gjithashtu mund të duken edhe të ‘shkrira’, ose të vetë-absorbuara në kulturën dominante, gjë që është edhe një karakteristikë e cila i dallon subkulturat prej kontrakulturave".

Vepra më e njohur në të cilën definohet teoria e subkulturës është "Subculture: The Meaning of Style"[1], shkruar nga sociologu britanik Dick Hebdige.

Në Departamentin e Sociologjisë të Fakultetit FilozofikUniversitetin e Prishtinës, janë realizuar një numër i konsiderueshëm i punimeve të diplomës në temën e subkulturës.

Referimet[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Shih edhe[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Kundërkultura