Sukuk

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Sukuk-ët janë çertifikata investimi konform Sharia-s, ligjit tradicional islamik, që ndalon huan me interes. Sukuk-ët e financës islamike mund të konsiderohen si ekuivalenti i obligacioneve. Në dallim nga obligacionet, sukuk-ët duhet të përkasin me një projekt të caktuar - zakonisht një projekt ndërtimor apo infrastrukturor. Pra, ndërsa një obligacion konvencional është një premtim për të ripaguar një borxh, sukuk-ët janë në fakt pronë mbi një kuotë/pjesë të një borxhi (sukuk murabaha), të një aseti (sukuk al ijara), të një projekti (sukuk al istisna), të një marrëveshje (sukuk al musharaka) apo të një investimi (sukuk al istithmar). Fitimet përkasin me ato që prodhon projekti.