Sulejman Lokaj

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko
Sulejman Lokaj.jpg

Sulejman Lokaj u lind më 28 qershor 1933 në fshatin Lëbushë të komunës së Deçanit. Shkollën fillore progjimnazin e kreu në Strellë të Epërm dhe në Isniq, komuna e Deçanit. Shkollën e mesme të artit figurativ e kreu në Pejë, ndërsa, SH.L.P. “dega e arteve figurative”, në Prishtinë. Në vitet 1955-1964, punoi në arsim, ndërsa prej vitit 1964-1976 punoi si aktor në Teatrin e Kombësive në Shkup. Prej vitit 1976-1992, kur doli në pension, punoi në Teatrin popullor të Gjakovës. Pos ekspozitave individuale, ka amarrë pjesë edhe në shumë ekspozita kolektive. Pos roleve të shumta teatrore, ka luajtur edhe shumë role filmike e televizive.