Sulejman Ugljanin

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko
Sulejman Uglanin
Emri: Sulejman
Mbiemri: Ugljanin
Lindi më: 20 nëntor 1953
Vendlindja: Mitrovica, Kosova
Vdiq më: jeton
Vdiq në: jeton
Profesioni: politikan

Dr Sulejman Ugljanin - kryetar i Partisë Aksionit Demokratik të Sanxhakut dhe kryetarë i Dhomës Nacionale Boshnjake në Serbi dhe Mal të zi, ka lind më 20 nëntor 1953 në mëhallën boshnjake të Mitrovicës, nga babai Murati dhe nëna Vehibja, është fëmija i pestë me radhë nga shtatë fëmijët e këtij çifti bashkëshortor.

Është i martuar me Mersijën (Çapriqin). Ka katër fëmijë, tri vajza dhe një djalë. Shkollën fillore e kreu në Mitrovicë ndërsa shkollën e mesme si teknik i dhëmbëve e kreu në Prizren. Studimet pesë vjeçare dhe specializimin tre vjeçar e kreu në Sarajevë. Studimet pas diplomimit i ndërpreu në semestrin e katërt për shkak të krisjes së luftës në Bosnje në prill të vitit 1992.

Sulejmani është marr aktivisht me sport nga viti 1969 deri më 1979. Dymbëdhjetë vite punoi si dentist në qendrën mjekësore të Novi Pazarit, gjatë kësaj kohe ai u bëri disa studime kërkimore e sidomos pas fillimit të krizës në Jugosllavin e asaj kohe. Nga kjo kohë e krizës ai punën e tij ja kushtoj mbrojtës dhe shpëtimit të jetës të njerëzve, të drejtat e qytetarëve Boshnjakë në territorin e Jugosllavisë së trazuar.