Sulo Gradeci

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Sulo Gradeci (Gradec, 1922 - Tiranë, 18 dhjetor 2015) ka qenë veprimtar i Frontit Nacional Çlirimtar dhe gjatë regjimit komunist ka qenë për 30 vjet truproja e diktatorit Enver Hoxha.

Më 28 tetor të vitit 1941, ai ka marrë pjesë në demonstratën antifashiste. Më pas, në vitin 1942, Sulo Gradeci ishte efektiv i çetës së Skraparit dhe më vonë partizan i Brigadës VII. Pas çlirimit të Shqipërisë ka punuar në degën e Punëve të Brendshme në qytetin e Beratit dhe Përmetit, si dhe në organet e Sigurimit të Shtetit. Në vitet 1950, Gradeci është emëruar në Ministrinë e Mbrojtjes, shef i Degës. Rreth 16 vite më vonë, në vitin 1966, Sulo Gradeci emërohet të shërbente si përgjegjës për jetën e Enver Hoxhës. Për më tepër se 30 vite ai ka qenë personi që është kujdesur për organizimin e afërt të ruajtjes së sigurisë fizike të Enver Hoxhës. Kjo është realizuar përmes aktivizimit të një grupi shoqëruesish, që në situata të zakonshme nuk kishte më tepër se shtatë efektiva. Por Gradeci nuk ishte vetëm truprojë e Hoxhës, ai i organizonte atij gjithashtu të gjithë axhendën e punës dhe të aktivitetit të tij. Ai ka shkruar edhe një libër me kujtime, "30 vjet pranë shokut Enver". U nda nga jeta në Tiranë më 18 dhjetor 2015.

Referime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]