Supë orizi me domate ose salcë

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Në një tigan me gjalpë kaurdisen qepë të grira hollë derisa të zverdhen pak, pastaj hidhen domate të grira (të cilave u është hequr cipa) ose salcë domatesh, kaurdisen dhe 2-3 minuta të tjera dhe hiqen nga zjarri.

Në lëngun e mishit ose në ujë të vluar hidhet orizi i larë e i pastruar dhe pas 10 minutash vlimi hidhet kripa, perimet e kaurdisura dhe lihen në zjarr të javashëm për 15-12 minuta të tjera derisa supa të jetë gati. Në fund ajo rregullohet me majdanoz të grirë imët dhe piper të zi.

Për 4-5 persona duhen :

  • lëng mishi 1,5 l,
  • oriz 4 lugë gjelle,
  • qepë 1 kokërr,
  • domate 2-3 kokrra ose gjysmë lugë gjelle salcë,
  • gjalpë 50 g,
  • kripë, piper, majdanoz.