Supercoppa Italiana

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Supercoppa Italiana
Themeluar1988
RajoniFlamuri Itali
Numri i skuadrave2
Kampioni aktualInternazionale
Skuadra më e suksesshmeJuventus (9 tituj)
Supercoppa Italiana 2023

Supercoppa Italiana (Superkupa Italiane) është një kompeticion futbolli para-sezonal që mbahet një javë para fillimit të sezonit në Itali çdo vit. Në këtë kompedicion marrin pjesë respektivisht fituesit e Serie A dhe Coppa Italia të sezonit të shkuar, të cilët ndeshen në kuadër të sezonit të ri.

Historia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Zakonisht finalja luhet në shtëpinë e skuadrës fituese të Serie A. Në vitet 1993 dhe 2003 kompedicioni u zhvillua në Shtetet e Bashkuara, në qytetet e Uashington D.C. dhe East Rutherford Nju Xhersi. Në vitin 2002 finalja u luajt në kryeqytetin e Libisë, Tripoli. Tre nga pesë finalet e kaluara janë zhvilluar në BeijingKinës.

Nqs fituesi i Serie A është edhe fituesi i Coppa Italia, atëherë Superkupa zhvillohet ndërmjet skuadrës fituese të të dyjave këtyre trofeve dhe skuadrës finaliste të kupës. Kjo gjë ka ndodhur në vitet 1995 (Juventus), 2000 (Lazio), 2006 dhe 2010 (dy të fundit nga Inter).

Milan dhe Juventus mbajnë rekodin për fitimin e trofeut më shumë herë, duke e fituar plot shtatë herë që ka themelimi i kompedicionit në vitin 1988.

Edicioni i 27 i këtij kompedicioni u zhvillua më 27 dhjetor 2014, ku u paraqit Juventusi, kampioni i Serie A, dhe Napoli, fituesi i Coppa Italia. Ndeshja ishte caktuar paraprakisht të zhvilloheshe më 24 gusht 2014, por për shkak të pjesmarrjes së Napolit të fazën play-off të Ligës së Kampioneve, klubi pyeti për ricaktimin e datës së ndeshjes gjatë sezonit dimëror. Rezultati i kohës së rregullt ishte 1–1 dhe 2–2 pas kohës shtesë. Në gjuatjet e penalltive, me Napolin që gjuajti i pari, të dyja skuadrat dështuan të shënon në tentativat e para, por më pas shënuan pesë dhe gjashtë penallti të sakta rresht, me Moratën dhe Bonuccin e Juventusit që shënuan saktë. Napoli humbi penalltite e saj të shtatë dhe të tetë, por Chiellini dhe Pereyra dështuan të shënonin dhe t'i dhuronin trofeun Juventusit. Në raundin e nëntë, Koulibaly shënoi për Napolin, kurse gjuajtja e Padoin u prit, duke bërë që Napoli të fitonte trofeun e dytë. Ky ishte paraqitja rekord e dhjetë për Juventusin. Të dyja skuadra u përballën në këtë kompedicion për herë të tretë, me Napolin e cila është në avantazh 2–1. Koiçidencë por të tre paraqitjet e Napolit në historinë e këtij kompedicioni kanë qënë kundër Juventusit.

Fituesit[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Viti Fitues i Serie A Rezultati Përfaqsuesi i Coppa Italia Shënuesit Stadiumi Shikueshmëria
1988 Milan 3 – 1 Sampdoria Rijkaard, van Basten, Mannari
Vialli
Flamuri San Siro, Milano
1989 Internazionale 2 – 0 Sampdoria Cucchi, Serena Flamuri San Siro, Milano
1990 Napoli 5 – 1 Juventus Careca (2), Silenzi (2), Crippa
Baggio
Flamuri San Paolo, Napoli
1991 Sampdoria 1 – 0 Roma Mancini Flamuri Luigi Ferraris, Xhenova
1992 Milan 2 – 1 Parma van Basten, Massaro
Melli
Flamuri San Siro, Milano
1993 Milan 1 – 0 Torino Simone Flamuri Robert F. Kennedy Memorial Stadium, Uashington, D.C., SHBA 25,000
1994 Milan 1 – 1
4 – 3 pen
Sampdoria Gullit
Mihajlović
Flamuri San Siro, Milano 26,767
1995 Juventus 1 – 0 Parma* Vialli Flamuri delle Alpi, Torino 5,289
1996 Milan 1 – 2 Fiorentina Batistuta (2)
Savićević
Flamuri San Siro, Milano 29,582
1997 Juventus 3 – 0 Vicenza Inzaghi (2), Conte Flamuri delle Alpi, Torino 15,000
1998 Juventus 1 – 2 Lazio Nedvěd, S. Conceição
Del Piero
Flamuri delle Alpi, Torino 16,500
1999 Milan 1 – 2 Parma Crespo, Boghossian
Guglielminpietro
Flamuri San Siro, Milano 25,000
2000 Lazio 4 – 3 Internazionale* López (2), Mihajlović, Stanković
Keane, Farinós, Vampeta
Flamuri Olimpico, Roma 65,000
2001 Roma 3 – 0 Fiorentina Candela, Montella, Totti Flamuri Olimpico, Roma 71,050
2002 Juventus 2 – 1 Parma Del Piero (2)
Di Vaio
Flamuri 11 June, Tripoli, Libia 40,000
2003 Juventus 1 – 1
5 – 3 pen
Milan Pirlo
Trezeguet
Flamuri Giants Stadium, East Rutherford, New Jersey, SHBA 54,128
2004 Milan 3 – 0 Lazio Shevchenko (3) Flamuri San Siro, Milano 33,274
2005 Juventus 0 – 1
aet
Internazionale Verón Flamuri delle Alpi, Torino 35,246
2006 Internazionale 4 – 3
aet
Roma* Vieira (2), Crespo, Figo
Mancini, Aquilani (2)
Flamuri San Siro, Milano 45,528
2007 Internazionale 0 – 1 Roma De Rossi (P) Flamuri San Siro, Milano 34,898
2008 Internazionale 2 – 2
6 – 5 pen
Roma Muntari, Balotelli,
De Rossi, Vučinić
Flamuri San Siro, Milano 43,400
2009 Internazionale 1 – 2 Lazio Matuzalém, Rocchi
Eto'o
Flamuri Beijing National Stadium, Beijing, Kinë 68,961
2010 Internazionale 3 – 1 Roma* Riise
Pandev, Eto'o (2)
Flamuri San Siro, Milano 65,860
2011 Milan 2 – 1 Internazionale Ibrahimović, Boateng
Sneijder
Flamuri Beijing National Stadium, Beijing, Kinë 80,000
2012 Juventus 4 – 2
aet
Napoli Asamoah, Vidal, Maggio (og), Vucinic
Cavani, Pandev
Flamuri Beijing National Stadium, Beijing, Kinë 75,000
2013 Juventus 4 – 0 Lazio Pogba, Chiellini, Lichtsteiner, Tevez Flamuri Stadio Olimpico, Romë 57,000
2014 Juventus 2 – 2
5 – 6 pen
Napoli Tevez (2)
Higuaín (2)
Flamuri Jassim Bin Hamad Stadium, Doha, Katari 14,000
2015 Juventus 2 – 0
aet
Lazio* Mandžukić(1) Dybala(1) Flamuri Beijing National Stadium, Beijing, Kinë 30,000
2016 Juventus 1 – 1
3 – 4 pen
Milan* Higuaín (1)
Bonaventura(1)
Flamuri Jassim Bin Hamad Stadium, Doha, Katari 14,000

*Kanë përfunduar si finalist të Coppa Italia

Performancat nga klubet[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Supercoppa Italiana e fituar nga Milan në vitin 2016.
Klubi Fitues Finalist Vitet si fitues Vitet si humbës
Juventus 7 5 1995, 1997, 2002, 2003, 2012, 2013, 2015 1990, 1998, 2005, 2014, 2016
Milan 7 3 1988, 1992, 1993, 1994, 2004, 2011, 2016 1996, 1999, 2003
Internazionale 5 4 1989, 2005, 2006, 2008, 2010 2000, 2007, 2009, 2011
Lazio 3 3 1998, 2000, 2009 2004, 2013, 2015
Roma 2 4 2001, 2007 1991, 2006, 2008, 2010
Napoli 2 1 1990, 2014 2012
Sampdoria 1 3 1991 1988, 1989, 1994
Parma 1 3 1999 1992, 1995, 2002
Fiorentina 1 1 1996 2001
Torino 0 1 1993
Vicenza 0 1 1997
Total
27
27

Performanca nga përfaqsuesit[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Fituesit
Kampionë të Serie A
20
Përfaqsues të Coppa Italia
7
  • Katë herë finalistët e Coppa Italia kanë marrë pjesë me rekordin 0–4.

Golashënuesit më të mirë[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Referime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ "Juventus F.C. Giocatori, Statistiche: Reti nella Supercoppa Italiana". MyJuve.it (në italisht). Marrë më 21 janar 2015.

Lidhje të jashtme[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]