Supersticioni

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko

Supersticioni

Termi supersticion, perdoret për te permbledhur besime irracionale te cilat mund te ndikojne ne jeten e atyre qe i besojne. Ky lloj besimi është shume subjektiv pasi asgje nuk është e vertetuar por për njerezit qe i besojne mund te kete efekte katastrofike ne rastin me te keq. Ne varesi te kontekstit ose burimit besimet fetare mund te etiketohen si supersticione dhe ne te njejten kohe institucionet fetare cilesojne si supersticion besime dhe praktika te kulteve te ndryshme.

Ne shumicen e rasteve, për te besuar ne te tilla gjera individi ndikohet nga njerezit me te cilet jeton. Cdo ide e kesaj natyre bazohet ne fjalet e me te moshuarve ose ne besime "shkencerisht te pabazuar dhe tepër te vjeter" pa harruar se për shume kultura gjera te tilla janë totalisht te papranueshme. Ky perkufizim permbledh besime dhe praktika te ndryshme te cilat kane te perbashket devijimin ndaj normatives fetare apo laike te kultures institucionale.

Kultura europiane moderne etiketon si supersticion shume zakone te botes fshatare, ne vecanti ato qe kane lidhje me magjine kuruese. Terapite magjike shihen si besim ne simbolet e ndryshme, ne rituale dhe ne formula magjike. Persa i perket mjekesise popullore dhe barnave te ndryshme, duke qene se efektet e tyre janë te vertetuar nuk shihen si te lidhura me supersticionin. Pjesa me e madhe e supersticionit është rregulluar nga parimi i dyvlershem, për te cilin ka nje fakt ose objekt te njejte apo analog te cilit i atribuohen efektet pozitive ose negative; pershembull numri 13 mbahet nga disa si ters por nga te tjere perdoret si sjelles fati. Edhe te gjithe praktikat e arteve hyjnore si: (kartomancia, kiromancia, astrologjia, lekanomancia) ne shoqerine perendimore moderne konsiderohen si supersticione. Duke mos perjashtuar denimin e implikuar ne kulturen moderne drejt supersticionit, shume besime te ketij lloji janë ne menyre ekstreme te shperndara edhe ne shoqerine perendimore dhe madje te favorizuara nga media. Pershembull rasti i praktikes hyjnore astrologjike te horoskopit.

Supersticioni është edhe pergjithesisht shume i perhapur ne lidhje me lojen e kumarit, ne vecanti ne ato te bazuara ekskluzivisht mbi lojen, nga ruleta e kazinove deri tek llotarite. Edhe ne kete rast kultura e medias (e jo vetem) nuk kundershton, por perkundrazi shpesh kultivon supersticionin. Mund te permendet pershembull rasti i numrave “te “vonuar” ne lojen e llotos, te cilat jepen gjeresisht nepermjet mediave me implikimin tregues se janë numrat qe kane mundesine me te madhe te terhiqen si numra, qe shkon haptaz kunder ligjeve te llogaritjes se probabilitetit. Ne te tilla raste besimet superstive vishen me besueshmeri nepermjet referimit te vete ligjeve matematike dhe shkencore (si ligji i numrave te medha).

Superstiocione te njohura[redakto | redakto tekstin burimor]

Numri (13). Thuhet se ndjell ters pasi perkon me numrin e njerezve te ulur ne tryeze gjate darkes se fundit dhe për shkak te ngjarjeve qe e pasuan. Për italianet fatkeq është numri 17, ndersa 13 është i lidhur me fatin e mire. Ne Azine Lindore (Japoni, Koré), është numri 4 ai qe nuk preferohet. Kjo pasi është homofon me fjalen vdekje. Supersticione te tjera

  • Kripore e derdhur
  • Thyerja e pasqyres qe sipas disave sjell 7 vjet tersllek
  • Te te prese rrugen nje mace e zeze
  • Carja e cadres
  • Kalimi nen nje shkalle
  • Te vesh buken se prapthi ne tryeze (sipas banoreve te Bretanjes terheq djallin ne shtepi) prandaj vendasit e kesaj krahine bejne shenjen e kryqit mbi buke. Eshte nje zakon edhe për ateistet ose besimtaret e feve te tjera.

Supersticione zanati[redakto | redakto tekstin burimor]

  • Nese rrobaqepesi shpohet me gjilpere, çdo gisht dhe çdo dore ka nje domethenie
  • Nese te bien nga tryeza e punes gersheret
  • Marine


Lepur[redakto | redakto tekstin burimor]

Ne nje mjet lundrues është nje fjale e ndaluar dhe nuk thuhet kurre. Légjenda tregon se ky brejtes doli nje here nga kafazi dhe hengri pjese te mira te anijes e cila u mbush me uje dhe e kishte te pamundur lundrimin… Emri i kesaj kafshe është larguar nga fjalori detar dhe për te zevendeuar perdoret "kafsha veshgjate".

Teater[redakto | redakto tekstin burimor]

Ne France e gjelbra shihet si ngjyre diallezore. Ne Itali është vjollca ndersa ne Spanje e verdha. Hipotezat me te shumta bien mbi te gjelbren pasi:

  • Kete ngjyre kishin rrobat e Judes,
  • E tille ishte ngjyra e Molièrit kur vdiq
  • Oksidi i bakrit ka kete ngjyre dhe është nje perberje toksike.

Balzak ka thene: Nese është e premte, data 13, derdhni kafene ose kripen, ju prêt rrugen nje mace e zeze dhe ju për ta evituar kaloni pas nje shkalle , cfare ndodh?? Nese nuk ju ben pershtypje atehere nuk jeni supersticioze. Nese jeni supersticioze nuk jeni te mjere. Cdo besim vlen sa nje shprese.