Surja el-Hymeze

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë nga Suretu El Humeze)

Surja el-Hymeze është surja e 104 e radhitur në Kur'an, ka 9 ajete. Mekase.

Permbajtja[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

''Me emrin e Allahut , Mëshiruesit, Mëshirbërësit!'

1.Mjerë për secilin që e ofendon e përqesh (njerëzit),

2. Që ka tubuar pasuri dhe që atë e ruan të mos i pakësohet.

3.E mendon se pasuria e tij do të bëjë të përjetshëm.

4.Jo, të mos medojë ashtu! Se ai pa tjetër do të hidhet në Hutame.

5.E çka dini ti se ç’është Hutame?

6.Është zjarri i All-llahut i ndezur fort.

7.Që depërton deri në loçkë të zemrës.

8.Ai i mbyll ata, ua zë frymën.

9.Ata janë të lidhur në pranga

Përmbajtja[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Suretul El humeze 104 E zbritur në Meke, pas sures El Kijame, ajete 9 Në këtë sure bëhet fjalë për njerëzit , të cilët në vend që të bëhen këshillues të tjerëve, ata ofendojnë, përqeshin, nënçmojnë, tallen me të tjerët. Të tillë ishin idhujtarët, të cilët për çdo rast përpiqeshin të vënin në shpoti Pejgamberin dhe Myslimanët. Ishin të mashtruar pas pasurisë së madhe, mendonin se do të jenë përgjithmon në këtë dynja. Kjo sure u tregon atyre se fundi i rrebelëve të tillë do të jetë zjarri që kur nuk ftohet, zjarri që bën copë e thërmi çka të hidhet në të dhe që është i mbyllur. Quhet; Suretul Humezeti''-kaptina kundër atyre që ofendojnë.

Shih edhe këtë[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Lidhje të jashtme[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Wikibooks:Category
Wikibooks:Category
Wikibooks ka më shumë informacione për ketë temë:
Wikibooks:Category
Wikibooks:Category
Wikibooks ka më shumë informacione për ketë temë: