Swedenborgianët

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë


Themeluesi i këtij fraksioni është filozofi naturalist Emannuel Swedenborg (1668-1772). Komunitetin e parë të tij e formon, duke u bazuar në vizionet dhe iluzionet e tij, më 1774 në Londër. Besohet se Swedenborgu ka marrë shpallje dhe se mendimet e tij bazohen në shpallje. Sipas kësaj, natyra dhe gjithësia nuk janë krijuar nga hiçi, por janë krijuar vetvetiu. Është në dorë të njeriut se a do të jetë ai në parajsë apo në ferr. Engjëjt dhe xhinnët nuk i ka krijuarZoti, por, ata janë shpirtëra të mirë dhe të këqinj njerëzish. Ndikojnë edhe tek njerëzit e gjallë. Ata kanë komentime speciale të tyre. Disa shkrime të Dhiatës së Vjetër dhe të Re i llogaritin apokrife. Janë të mendimit se Jezusi është inkarnacion i Zotit, për këtë edhe nuk e pranojnë trinitetin. Ata besojnë në njësinë e Zotit dhe Jezusin dhe Shpirtine Shenjtë i llogaritin manifestime të ndryshme të Zotit. Besojnë se ngritja e Jezusit është bërë shpirtërisht e jo edhe me trup. E pranojnë reinkarnacionin. Besojnë se për shpëtim të përhershëm krahas besimit rol të rëndësishëm luan edhe vepra. Mendimin se Jezusi do të vijë përsëri nuk e pranojnë. Supozohet se, të përhapur në shtete të ndryshme të Europës dhe në Amerikë, kanë përafërsisht 60.000 anëtarë.

Burimi i të dhënave[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]