Sulejmani

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë nga Sylejmani)
Sebili i Sylejmanit në Xhaminë el-Aksa (Kudys)

Sulejmani apo Sylejmani, i biri i Daudit (ar. سُـلـيـمـان بـن داوود, Sulaymān bin Dāwūd) sipas Kuranit qe një Maliq (مَـلِـك, përmes osmanishtes Malik, Mbret) dhe Nabī (نَـبِي, profet) i Izraelit. Në traditën islame përgjithësisht mbahet si Mbreti i tretë i jehudijve, dhe një sundimtar i drejtë dhe i urtë i kombit.[1]

Sulejmani si njëri nga pejgamberët e Allahut, i pajisur me shumë dhunti hyjnore, ku përfshihet aftësia e të folurit me kafshë[2] dhe të sundojë xhindët.[3] Muslimanët e çmojnë si njeri që i qëndroi teuhidit përgjatë krejt jetës së tij;[4] ndërtoi Tempullin e tij, që u bë ndër vendet kyçe të adhurimit; mbretëroi drejtësisht mbi krejt izraelitët; u bekua me një gradë Mbretërimi me të cilin nuk i qe dhënë kujt para tij dhe pas tij;[5] dhe i ndoqi të gjitha urdhëresat e veta, duke i qenë premtuar afëri me Zotin në Xhenet në fund të jetës së tij.[6] Historianët arabë e mbanin Sulejmanin ndër sundimtarët më të mëdhenj të botës.[7]

Në onomastikë[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Në onomastikën shqipe ky emër ka dhënë Sulë-a, Sylë-a, Sulo-ua, Man-i, Mane-ja, hipokristikët Sylço, Sulçe dhe Manush.[8]

Referime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ Concise Encyclopedia of Islam - Page 374, Cyril Glasse - 1988.
  2. ^ Kurani 27:16
  3. ^ Kurani 34:12
  4. ^ Kurani 27:15
  5. ^ Kurani 38:35
  6. ^ Kurani 38:40.
  7. ^ Walker, J.; Fenton, P. (2012). "Sulaymān b. Dāwūd". Encyclopaedia of Islam (në anglisht) (bot. 2nd). Brill.
  8. ^ Dizdari, Tahir (2005). Fjalori i orientalizmave në gjuhën shqipe. Tiranë: AIITC. fq. 934.