Syri
Nga Wikipedia, Enciklopedia e Lirë
Syri i takon grupit të organeve shqisore, që ka të bëj me shqisën e të pamurit. Syri është një organ shumë ndjeshëm që detekton dritën (syri i thjeshtë) dhe ngjyrën (syri i komplikuar). Syri gjendet i vendosur në kokë të gjallesave, më saktësisht në zgavra të ashtit të kokës tek njerëzit dhe kafshët. Gjallesat e ndryshme kanë struktura të ndryshme ty syrit si dhe aftësi të ndryshme të të pamurit.
Tabela e përmbajtjeve |
[redakto] Llojet e syrit
[redakto] Sipas strukturës
<'math>Vendosformulenketu[[Media:Skeda:Shembull.ogg[[Skeda:
[[Skeda:
[[Skeda:Shembull.jpg[[Titulli i lidhjes[[Titulli i lidhjes''''Tekst i trashë']]]]]]]]]]]]</math>=== Sipas ngjyrës ==='Media:Tekst i trashë--213.163.116.6 2 Tetor 2009 12:19 (CEST)
[redakto] Sipas aftësisë së shikimit
[redakto] Anatomia e syrit
[redakto] Shikimi
[redakto] Sëmundjet e syrit
Në të folurit e përditshëm shprehja syri i thatë i dedikohet një sëmundjeje, e cila manifestohet me pakësimin e sasisë ose përbërjen e lotëve. Si pasojë e këtyre ndryshimeve, syri nuk laget mjaftueshëm. Në mjekësi kjo njihet si Sicca-Syndrom.
Loti prodhohet në gjëndrën lotuese, derdhet në mollëzën e syrit dhe me lëvizjen e rregullt të kapakëve të syrit, shpërndahet në të gjitha anët duke mbajtur kështu syrin gjithnjë të njomë. Shkaktarët kryesorë të Sicca-Syndrom janë të shumtë. Prodhimi i lotit në sasi të vogël, ndryshimi në përbërjen e tij dhe lëvizjet e dobësuara të kapakëve të syrit njihen si më kryesorët. Kontraceptivët dhe antidepresivët e ndryshëm, ndërrimet hormonale, sëmundjet e gjëndrës tiroide, infeksionet virale, mungesa e Vitaminës A, Rheuma dhe Diabeti mund të shpiejnë poashtu në tharjen e syrit.
Më të prekur nga kjo sëmundje janë të moshuarit dhe femrat. Sikurse mosha poashtu dhe faktorët klimatik, kondicionerët e ajrit, kemikalet dhe tymi duhanit ndikojnë në zvogëlimin e sasisë së lëngut të syrit. Në SHBA tashmë ekziston Office Eye Syndrome, nga e cila të rrezikuar janë ata që kalojnë orë të tëra para monitorit dhe si pasojë e koncentrimit dhe shikimit të pandërprerë në monitor, lëvizja e kapakëve të syrit bëhet më e rrallë, duke tharë kështu sipërfaqen e syrit.
Simptomet tipike janë të djegurit dhe kruarja e syve, dhembja dhe ndjenja e pluhurit në sy si dhe ndjeshmëria e rritur ndaj dritës. Nëse nuk mjekohet me kohë, atëherë mund të vie deri te çrregullimet afatgjatë të korneas, duke pasur si pasojë dobësimin e të pamurit.
Në vijim disa këshilla për ata, që tashmë vuajnë nga kjo sëmundje:
- merrni rregullisht pika për sy, - keni parasysh lagështinë e ajrit në vendin e punës ose në dhomë, - bëni shëtitje në ajër të pastër, - largohuni nga pirja e duhanit dhe rrymimi i ajrit, e veçanërisht keni kujdes nga ventilatori në automjet, - gjatë punës me kompjuter bëni pauze të shkurtëra dhe lëvizni kapakët e syve më shpesh, - kujdes duhet pasur gjatë larjes së syve, e posaçërisht në vënien e makijazhit.
[redakto] Problemet e shikimit
Kur syri është normal, ka aftësi për ta bërë grumgullimin e rrezeve të dritës në retinë dhe pastaj formohet fytyra e objektit të vërejtur. Mirpo, në disa raste te tjera, kur objekti i verejtur nuk duket plotesisht i qarte, kemi te bejme me disa te meta te syrit. Te metat e syrit janë: miopia, hipermetropia, prezbiopia, astigmatizmi dhe daltonismi.
[redakto] Miopia
Është e metë e shpeshtë e syrit që shkaktohet në rastet kur boshti i syrit është më i gjatë sesa te syri normal. Në ketë rast shohim qartazi vetëm objektet që janë afër, kurse ato që i kanë largë nuk i shohin qartë meqë rrezet e dritës priten përpara retinës (e jo në të). Njerëzit e tillë duhet të perdorin syze me thjerrëza shpërndarëse - konkave.
[redakto] Hipermetropia
Hipermetropia është e situata e karakterizuar nga shkurtimi i boshtit te syrit, qe nga ana e saj shkakton formimin e imazhit pertej retines. Keta individe nuk shohin qarte objektet e aferta ndersa veshtrimi ne largesi eshte normal. Korrigjimi i ketij problemi vjen ndermjet perdorimit te syzeve me thjerrëza përmbledhëse - konvekse.
[redakto] Prezbiopia
Kjo është pasojë e humbjes së elasticitetit të thjerrëzes së syrit për akomodim. Kjo e metë shfaqet tek njeriu rreth moshës 45-50 vjeçare e manifestohet me humbjen e aftësisë së syrit për të parë mirë në afërsi. Korrigjohet me përdorimin e syzeve me thjerrëza të forta përmbledhëse gjatë leximit.
[redakto] Astigmatizimi
Astigmatizmi (gr: a = pa, stigma = (pike, pickim-) njollë, pra pa pikë, Astigmatizmi është ai difekt qe karakterizohet nga crregullimi i harmonisë së thjerrëzës, kjo e fundit reflekton në mënyrë të pa rregullt rezet që duhet të mbërrijnë në retinë kështu që vëzhgimi i personit nuk është i qartë. Kjo e metë mund të korrigjohet me perdorimin e syzeve me thjerrëza speciale.Kirurgjia është një tjetër menyrë për të zgjidhur këtë problem.
[redakto] Daltonizmi
Daltonizmi o verberia kundrejt ngjyrave është një problem, ne pjesen me te madhe te rasteve, gjenetik por qe mund të shfaqet edhe për dëme në nerva o tru, madje edhe nga perdorimi o prezenca i disa substanzave kimike. I pari qe pershkruajti ne 1794 kete patologji ishte kimiku anglez John Dalton, ne artikullin e tij shkencor : "Extraordinary facts relating to the vision of colors" pasi vuri re paaftesine e tij ne dallimin e ngjyrave. Quhet daltonik ai person qe nuk dallon ngjyrat me gjatesi te ndryshme valesh. Theksojme qe verberia kundrejt ngjyrave mund te jete minimume o e plote. Ngjyrat, qe behen shkaktare te diagnozes o te problemeve te perditshme te individit daltonik jane e kuqja dhe jeshilja (ne te gjitha nuancat e tyre).
[redakto] Të shikuarit vëngër (Strabizmi)
Shprehja të shikuarit vëngër (Strabismus, gr.: στραβός strabos „i fiksuar vëngër“) eshte perdorur per te dhene dukurine e mangesise se barazpeshimt te muskujve te syrit gjegjesisht koordinimin motorrik mengesor te te dy syve. Ne kete rast shmanget drejtimi i akseve te tyre te shikimit gjate fiksimit te nje objekti me momente te caktuara ose ne menyre te vazhdueshme. Masa dhe forma e ketij pozicionimi defektoz mund te jene shume te ndryshme. Keto jane te matshme relativisht sakte me metoda te ndryshme dhe japin si rezultat nje ose disa kende te te shikuarit vëngër.
[redakto] Shih edhe
[redakto] Lidhje të jashtme
|
|
||
|---|---|---|
| Koka | Kafka · Balli · Syri · Veshi · Hunda · Goja · Gjuha · Dhëmbët · Nofulla · Fytyra · Faqet · Mjekra | |
| Qafa | Fyt · Gunga e laringut | |
| Trupi | Sup · Shpina · Gjiri (Thitha) · Krahërori · Kafazi i krahërorit · Barku · Kërthiza Organet seksuales (Klitori · Vagina · Labia · Penis · Skrotumi · Testikula) · Legeni · Anusi ·Prapanica |
|
| Gjymtyrët | Gjymtyrët e sipërme · ·Krahu · Bërryli ·Parakrahu · Rrënja e dorës · Dora · Gishtat (I madhi · Treguesi · I mesit · Gishti i unazës · I vogli) Gjymtyrët e poshtme · · Kofsha · Gjuri ·Tibia · Fibula · Thembra · Rrënja e këmbës · Shputa e këmbës · (Gishtat e këmbës) |
|
| Lëkura | Flokët | |
| Ky artikull nga Mjekësia është një faqe cung. Mund të ndihmoni Wikipedian duke e përmirësuar. |