Transmission Control Protocol

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë nga TCP)
Shko te: navigacion, kërko

Transmission Control Protocol (TCP) (shqip: Protokolli i Kontrollimit të Transmetimit) është një nga protokollet bazë të Suitës së Protokolleve të Internetit. TCP ishte një nga dy përbërësit kryesorë të saj, së bashku me Internet Protocol (IP), për këtë arsye e gjithë suita njihet me emrin TCP/IP. Ndërsa IP-ja mirret transmisionet e nivelit të ulët nga kompjuteri në kompjuter ndërsa një mesazh kalon nëpër Internet, TCP operon në nivele më të larta, mirret vetëm me dy sistemet e fundit, për shembull, një Shfletues rrjeti dhe një Server rrjeti (Web server). Veçanërisht, TCP ofron dërgim të besueshëm të një rrjedhe bajtesh nga një program në një kompjuter tek një program në një kompjuter tjetër. Përveç Web-it, aplikacione të tjera të TCP përfshijnë e-mail dhe file transfer. Përveç detyrave të tjera menaxhuese, TCP kontrollon madhësinë e mesazhit, shkallën në të cilën shkëmbehet, dhe kongjestionin e trafikut të rrjetit.

Origjina historike [redakto]

Në maj, 1974, Institute of Electrical and Electronic Engineers (IEEE) (Instituti i Inxhinierëve Elektrikë dhe Elektronikë) publikoi një faqe të titulluar "Një Protokoll për Packet Network Interconnection."[1] Autorët e faqes, Vint Cerf dhe Bob Kahn, përshkruan një protokoll internetwork për shpërndarje të resurseve që përdor packet-switching mes nyjeve. Një komponent qendror i këtij modeli ishte Transmission Control Program që inkorporoi që inkorporoi si linqet e orientura nga lidhja (connection-oriented) dhe shërbimet e datagrameve mes hostsëve. 'Transmission Control Program më vonë u nda në arkitekturë modulare të përbërë nga Transmission Control Protocol në shtresën connection-oriented dhe Internet Protocol në shtresën e internetwork (datagram). Modeli u bë i nohur jozyrtarisht si TCP/IP, megjithëse formalisht quhej Suita e Protokolleve të Internetit.

Funksionet në Rrjet [redakto]

TCP ofron një shërbim komunikues në një nivel të mesëm mes një programi aplikativ dhe Internet Protocol (IP). Kjo nëse programi aplikativ dëshiron të dërgojë një tufë të dhënash përmes Internetit duke përdorur IP-në, në vend të thyerjes së të dhënave në pjesë me madhësi IP dhe krijimit të një sërë kërkesash IP, softueri mund të krijojë një kërkesë të vetme tek TCP dhe të lejojë TCP-në të merret me detajet e IP-së.

IP funksionon duke shkëmbyer pjesë të informacionit të quajtur paketa. Një paketë është një sekuencë bajtesh dhe përbëhet nga një titull (header) i përndjekur nga një trup (body). Titulli përshkruan destinacionin e paketës dhe ndonjëherë edhe ruterët që duhet përdorur për forwarding— përgjithësisht në drejtimin e duhur—derisa të mbërrijë në destinacionin final. Trupi përmban të dhënat që IP-ja po transmeton. Kur IP-ja transmeton të dhëna në emër të TCP-së, përbërja e paketës IP është TCP payload.

Për shkak të kongjestionit të rrjetit, balancimit të trafikut, ose sjellje tjetër të paparashikueshme të rrjetit, paketat IP mund të humbin ose të dërgohen pa rend. TCP detekton këto probleme, kërkon ritransmetim të paketave të humbura, riaranzhon paketat pa rend, madje edhe ndihmon uljen e kongjestionit të rrjetit për të zvogëluar paraqitjen e problemeve tjera. Kur marrësi TCP më në fund të ketë rimbërthyer një kopje perfekte të të dhënave të transmetuara, ai bart këtë datagram tek programet aplikative. Rrjedhimisht, TCP abstrakton komunikimin e aplikacionit nga detajet e rrjetit.

Burimet [redakto]

  1. ^ Vinton G. Cerf, Robert E. Kahn, A Protocol for Packet Network Intercommunication, IEEE Transactions on Communications, Vol. 22, No. 5, May 1974 pp. 637-648