TV Koha

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë


  • Mos e përziej me Koha TV[1].

Tv Koha është institucion privat, i regjistruar në të gjitha organet shtetërore ndaj si i tillë është i angazhuar maksimalisht për respektimin e detyrimeve ligjore. Ky televizion drejtohet nga, bordi i aksionareve, që kontrollojnë paketën e aksioneve.

Ai u ka pas përbërë nga shtatë biznesmenë të respektuar me aktivitete të zgjeruara në një sërë fushash. Ato përfshijnë sektorët e import – eksportit, tregtisë, sipërmarrjes së madhe të ndërtimit, industrinë e lehtë, ushqimore etj. Në fundin e vitit 2003 ata vendosen të bashkohen për të krijuar një televizion bashkëkohor në formë dhe përmbajtje.

Aktualisht televizioni është në prag faliment, pasi punonjwsit kanë shumw muaj që nuk paguhen. Bordi rregullon të gjithë aktivitetin e televizionit. Përsa i përket angazhimeve të përditshme ai ka autorizuar Drejtorinë e TV, të cilën e kontrollon rregullisht nëpërmjet Këshillit Mbikëqyrës dhe përfaqësuesit të tij Kryetarit të Këshillit Mbikëqyrës. Bordi i aksionarëve është financuesi kryesor i aktiviteteve të institucionit.

Ai garanton edhe pavarësinë editoriale të informacionit dhe të emisioneve që transmetohen rregullisht në të. Qartësia dhe garantimi i politikës së paanshme editoriale nga Bordi i Aksionarëve i dha rrëmbimthi rezultatet. Departamenti i Informacionit shumë shpejt u shndërrua në emisionin më të ndjekur të lajmeve për shkak të trajtimit te paanshëm dhe të balancuar të të gjitha zhvillimeve në vend.

Ecuria e deritanishme shërben si garanci për zhvillimin e mëtejshëm. Brenda pak muajsh TV Koha do të vendoset në ambiente krejt të reja, të cilat do t’i përmbushin ne maksimum nevojat e ekipit te gjerë profesionist që punon në të. Aktualisht po punohet për shtrirjen e mëtejshme të sinjalit në të gjithë territorin e vendit. Sinjali i saj do të mbulojë shumë shpejt të gjithë territorin.

Lidhje të jashtme[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Koha TV

Burime të thëna[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ Koha TV në anglisht