Tafil Buzi

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko

Në librin e tij te mrekullueshëm "Faraoni i fundit", dhe padyshim me i ploti nder autoret perëndimore, Sinoué nuk është marre me pikëtakimin e Mehmet Aliut me botën shqiptare dhe Shqipërinë, kohe kur në Shqipëri, nën influencën e Revolucionit Francez, kishin filluar kryengritjet e para për shkëputjen e Shqipërisë nga perandoria osmane. Madje, një dekade para këtyre revoltave të mëdha shume prej shqiptareve kishin marre pjese ne betejat e Revolucionit Grek, veçanërisht ne Misollongj dhe vise te tjera te Greqisë ku do te shquheshin Bocaret, Kollokotroni, Kondurioti e te tjerë, mes te cilëve dhe një grua tjetër legjendare arvanitase, Bubulina nga ishulli i Hidres apo Jeanne d'Arc arvanitase sic quhej ne Perëndim.

Njihen tashme kryengritjet e famshme shqiptare te viteve 30-40 te shekullit XIX-te, kryengritjet ne jug dhe ne veri te Shqipërisë, ne Shkodër (1837) ne Mat e ne Dibër, si dhe ne Berat apo Vlore. Kur bije fjala per lidhjen e tyre me Mehmet Ali Pashen, emri i Tafil Buzit ështe nga me te përmendurit ne këto kryengritje, kohe kur "faraoni i fundit" ëndërronte vete shkëputjen e Egjiptit nga Stambolli dhe shpalljen e një shteti te pavarur. Duke shfletuar dokumentet e arkivave te Stambollit rreth kryengritjeve shqiptare dhe duke lexuar referencat ndaj Mehmet Ali Pashes se Egjiptit, të bëjne përshtypje një sere korespondencash turke apo dhe te huaja, qe dëshmojnë për lidhjen qe ekzistonte mes Mehmet Aliut dhe prijesave shqiptare. Dhe kjo jo vetëm për arsye se ata ishin shqiptare, por sepse, një kryengritje e madhe edhe ne Shqipëri, kontribuonte ne luftën qe bënte Mehmet Ali Pasha kundër Portës se Larte te Stambollit. Qe me 1833, kajmekami i Rumelise njoftonte Vezirin e Madh ne Stamboll se "Abdyl Koka i Delvines endet sa ne Egjipt dhe ne Misollongj..."

Nëe dokumentet historike rreth kryengritjeve shqiptare për pavarësi ("Dokumente arkivale osmane"), ne një letër te një drogmani grek për Shqipërinë, me 1835, shkruhej se "Tafil Buzi kishte deklaruar se ishte njeriu i Mehmet Ali Pashës. Rrebeli ne fjale pohoi se nuk do te largohej se shërbyeri ceshtjes se Mehmet Aliut. Nuk ka dyshim se kazate kryengritese si Vlora, Tepelena, Dishnica, Tomorrica, Skrapari, Mallakastra, qyteti dhe nahija e Beratit, Sulova e Verca, te kenë patur korespondence direkte me Memet Ali Pashën". Ne maj te vitit 1835, përfaqësuesi turk ne Londër, Mehmet Namik, njoftonte Portën e Larte se ishte takuar me ambasadorin austriak, princin Estirhazi, te cilit i kane ardhur udhëzimet e Meternich-ut.

"Përmes valiut te Kretës, Mustafa Pasha, pashai i Egjiptit ka nxitur Tafil Buzin. Korespondencat e tij me krerët shqiptare janë tashme ne duart e Meternich-ut. Ambasadori austriak do ti paraqesë Ministrisë se Jashtme te Anglisë kërkesën qe Anglia te porosisë konsujt qe ka ne Shkodër, Kretë dhe Shqipëri si dhe ambasadorin pranë qeverise greke... Unë i deklarova se konsujt angleze duhet te përpiqen qe ta kthejnë ne rruge te drejte Mehmet Aliun, qe ai te heqë dore nga intrigat dhe turbullirat ne këto vise". Pashai i Kajros do te ishte nder te paret qe do te mbeshteste Mustafa Pashe Bushatlliun e Shkodrës ne kryengritjen dhe betejat e tij ne Perlep apo Sofje. Por shpejt, prijësi i Shkodrës do te mbyllej ne keshtjellen e tij gjersa do te largohej. Ne shtator te vitit 1835 edhe Vasaf Efendiu i shkruan Vezirit te Madh mbi pjesmarrjen e Mehmet Aliut ne kryengritjen e Shqipërisë. Ai tregon per "bashkëpunimin e tij qe nga koha e Mustafa Pashes se Shkodrës, për strehimin e bejlerëve te arratisur shqiptare dhe dërgimin e njërit prej tyre ne Berat, gjate kryengritjes se Shkodrës. Madje disa kryengritës te arratisur, thuhet se kane gjetur strehe ne Egjipt".

Qe me 1831, Zylyftar Poda kryesonte përpjekjen feudale shqiptare për tu shkëputur nga Stambolli. Me 1820-1831 u shemben pashallëqet e mëdha te Shkodres dhe te Janinës. Me 1835, dy vjet pas kryengritjes se Tafil Buzit, kemi kryengritjet e Dibres. Nder prijesit e kryengritjeve te jugut ishin dhe Celo Picari, Tahir Abazi, Ahmet Aga Cami e shume te tjerë qe janë përjetësuar nga këngët popullore dhe epikea e këtyre viteve, emrat e te cilëve i gjejmë te lidhura gjithnjë me kauzën e Mehmet Aliut. Ne shume dokumente vihet ne dukje se ne kohen e kryengritjeve te kësaj periudhe, Zylyftar Poda per t'ju shmangur hakmarrjes, e kishte zhvendosur familjen e tij nga Misollongji ne Krete, e cila ne atë kohe ishte nen pashalllekun e Mehmet Ali Pashes. Ato vite, Veziri i madh i kërkonte guvernatorit te Selanikut ndonjë informate rreth veprimtarisë se Mehmet Aliut lidhur me Shqipërinë. Ne shtator te po këtij viti, ne një dokument te konsullit rus, drejtuar Rusisë, zoti Duhamel shkruan se "e kërcënova Mehmet Aliun se kishte gisht ne kryengritjen e Shqipërisë dhe se për këtë gjë ai do te kishte pasoja". Ne maj te vitit 1838, Rifat Beu, ambasador ne Austri, dërgonte një letër ku shkruan "Ne një gazete te Londrës, është botuar lajmi se Misirliu (Mehmet Aliu) ka tërhequr disa luftetare prej brigjeve te Shqipërisë dhe me ane te komisarit qe ndodhet ne Korfuz, është përpjekur te nxise veprimet e mallkuara te shqiptareve".

Mjaftojnë vetëm këto pak te dhëna per te kuptuar lidhjen e shqiptareve me Mehmet Ali Pashen dhe besnikerine qe ata treguan ndaj tij. Ata do ta përcillnin dhe ne udhëtimin e tij te fundit. Historiani Sabry, ne librin e tij biografik Mehmet Ali Pasha te botuar para ca kohesh dhe ne Shqipëri, duke përshkruar vdekjen e pashait te madh dhe dhimbjen e popullit, shkruan se "garda e tij si gjithnjë ishte aty, si atëherë kur ishte nisur nga Kavalla shqiptare. Ajo e nderoi shqiptarin e madh e te tmerrshëm sipas zakonit te maleve te vendlindjes..." Edhe konsulli francez Mourriez ne kujtimet e tij per Mehmet Aliun, shkruan : "E pyeta nje dite Mehmet Aliun se perse aq shpesh ai thoshte se ishte shqiptar. Ai m'u përgjigj se i tille ishte dhe se fliste gjuhen shqipe. A nuk e kishim dëgjuar t'u fliste rojeve te tij shqiptare ?... Shqiptar jam dhe shqiptar do te vdes, - thoshte ai, - ndonëse u përpoqa te bëhem nje egjiptian i mire".