Tahir Emra

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Tahir Emra
Piktorë
U lind më10 Mars , 1938
Gjakovë
KombësiaShqiptar
Gjinitë letrareAri Figurativ

Tahir Emra lindi më 10 mars të vitit 1938 në Gjakovë, është akademik shqiptar i Kosovës.

Biografia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Shkollën fillore e kreu në vendlindje, kurse Shkollën e Mesme të Artit në Pejë. Akademinë e Arteve Figurative dhe studimet pasuniversitare i kreu në vitin 1966 në Beograd, në klasën e piktorit e pedagogut të shquar prof. Nedelko Gvozdenoviq. Në Fakultetin e Arteve të Prishtinës punon prej themelimit të tij (1974), ku e mban klasën e pikturës dhe të studimeve pasuniversitare me titullin profesor ordinar.Veprat e tij gjenden në shumë galeri, muze dhe koleksione private dhe janë vlerësuar lart në aspektin artistik. Është anëtar i Shoqatës së Artistëve Figurativë të Kosovës. Ka bërë udhëtime në botën e jashtme për qëllime studimore.Në vitin 2000 zgjidhet anëtar korrespondent i Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës.

Burimi i të dhënave[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]