Tahir Meha

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Tahir Meha (lindur më 10 tetor 1943 në Prekaz, Drenicë – vdiq më 13 maj 1981) ishte shqiptar nga Kosova, aktivist politik dhe kundërshtarë i regjimit serb (jugosllav) në Kosovë.

Tahiri vjen nga një familje e aktivistëve që kishin ndikim edhe jashtë rrethit ku banonin. Familja e tyre ishte e njohur për aktivitete politike kundër sistemit të regjimit, dukuri jo e rrallë në Prekaz të Drenicës. Familja e tyre ishte e njohur për kullën e Mehajve, e të atit Nebihut.

Tahiri i është kundërvënë edhe me forcë sistemit pushtues jugosllav dhe më 13 maj 1981 si rezultat i kësaj kundërvënie, vritet nga forcat policore jugosllave. Tahir Meha në këtë përleshje sipas mediave jugosllave vrau 9 dhe plagosi 2 policë serbë. Për aktivitetet e tija kundër pushtuesit shpesh nga adhuruesit e rrugës së tij thirret me titullin popullorë "Burri i dheut"[1]

Kulla e Tahir Mehes në Prekaz

Gjyshi i Tahirit, Emin Lati, ishte pjesëtar i Lëvizjes Kombë­ta­re Ka­ça­ke të Kosovës, bashkëluftëtar i Azem Bejtës. Nga bashkëluftëtaret shihej si burrë i vendit e i kuvendit, symprehti i Çetës. Pas vrasjes së Azem Bejtes, më 14 qershor 1924, Emini e ruajti pushkën e Azemit me admirim e me krenari dhe më 1941, ia dorëzoi të birit, Nebihut, që ky ta ndero­nte shqiptarinë në Mbrojtjen Kombëtare të Kosovës në Sanxhakun, pjesë historike të Shqi­përisë. Pushka e Azem Bejtes në dorën e Nebi­hut shkëlqeu edhe në Luftën e Drenicës nën udhëheqjen e Shaban Pa­llu­zhës dhe në Luf­tën e Tahir Mehës.

Referimet[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ Muhamet Pirraku : Pushka e Tahir Mehës i hapi shteg Lirisë Arkivuar 28 shtator 2007 tek Wayback Machine - postim në rrjetë si punim i M.P, 13.05.2007 00:52