Tao Yuanming

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Tao Yuanming

Tao Yuanming (kinezçe: 陶潜) quhej edhe Tao Qian, ka jetuar në periudhën e dinastisë Jin lindore në shekullin e 4-të të erës sonë. Ai ka qenë themeluesi i fraksionit të poemave pastorale të Kinës. Ai ka kaluar një jetë të qetë dhe të varfër, por gjithmonë optimist, adhuronte natyrën e madhe. Temperamenti i tij krenar, i thjeshtë dhe i drejtë admirohet dhe lavdërohet gjithmonë nga letrarët kinezë brez pas brezi. Stërgjyshi i Tao Yuanmingut kishte qenë themeluesi i dinastisë Jin Lindore, gjyshi dhe babai i tij kishin qenë funksionarët e dinastisë. Në moshën 8-vjeçare të Tao Yuanmingut vdiq babai i tij dhe familja e tij filloi të rrëzohej. Në moshë të re edhe ai kishte dëshirë të merrte avancime në rrugën e funksionarit dhe të bënte gjëra të mëdha në rrugën politike.

Por periudha Jin Lindore ishte plot tronditje dhe luftime të pandërprera midis fiseve perandorake, edhe politika perandorake ishte korruptuese, Tao Yuanming 19-vjeçar, pasi u bë për herë të parë funksionar nuk duroi korrupsionin dhe erësinë e perandorisë, u kthye në shtëpi i fshehur. Më vonë nga presioni i jetës, ai kishte bërë disa herë punë si funksionar i vogël dhe më në fund dha dorëheqje dhe u kthye në shtëpi.

Tao Yuanming po kalonte një jetë gjithnjë e më të vështirë, duke punuar vetë tokën e megjithatë nuk e mbante dot familjen e tij. S’ kishte ç’të bënte, në moshën 41 vjeç, ai doli për të punuar dhe prapë kërkoi një funksion si kryetar i distriktit Pënzë. Për arsye se ai përbuzte famën e funksionarit dhe pasurinë dhe nuk nënshtrohej para pushtetit, kështu që pas mbi 80 ditëve të kësaj pune, ai dha prapë dorëheqje. Qysh nga ajo kohë Tao Yuanmingh i dha lamtumirën përgjithmonë terrenit të pushtetit dhe filloi me të vërtetë jetën fshatare me emër të fshehur.

Jeta fshatare e Tao Yuanmingut ishte shumë e hidhur. Në moshën e tij 44-vjeçare, shtëpia ndeshi fatkeqësinë e zjarrit, jeta e tij u bë akoma më e vështirë. Vargjet e tij: “Në ditët e verës rri me uri të gjatë, në natën e dimrit fle pa jorgan” pasqyronin varfërinë e tij dhe mungesën e materialeve minimale jetese. Por Tao Yuanming ishte gjithmonë i qetë dhe i kënaqur nga ana shpirtërore, sepse në këtë periudhë ai kishte krijuar shumë vepra duke shkruar një sasi të madhe vjershash fshatare. Nën pedën e tij jeta fshatare dhe panorama fshatare u bënë për herë të parë objekte të rëndësishme të bukurisë, jeta fshatare, e pastruar dhe e zbukuruar nëpërmjet vjershave të tij, u shndërrua në një terren të strehimit shpirtëror në botën reale të mjeruar.

Pleqërinë Tao Yuanming e kaloi akoma më keq. Shpesh herë ai lypej për të huazuar ushqime, dhe në kohën më të vështirë ai e refuzoi edhe një herë thirrrjen e oborrit perandorak, duke u shmangur politikës dhe terrenit të funksionarëve. Në kohën e moshuar ai shkroi prozën e famshme me titull: “Shënimet në Taohuayuan dhe poema”, në të cilën krijoi një shoqëri Utopike. Në këtë prozë përshkruhet një peshkatar që hyri gabimisht në Taoyuan, ku pa një grup njerëzish, që jetojnë brez pas brezi këtu duke u shmangur luftimeve. Këta njerëz nuk e njohin fare botën e jashtme, janë të thjeshtë e të drejtë, punojnë me zell, duke bërë një jetë paqësore, të qetë e pa halle. Në ato vite me tronditje dhe me luftime të pandërprera, kjo prozë kishte kuptim ideal dhe përfaqësonte aspiratën e masave popullore për shoqërinë paqësore.

Veprat e Tao Yuanmingut, të ruajtura deri më sot, janë vetëm mbi njëqind vjersha e poezi dhe mbi 10 proza, por poeti Tao Yuanming zë një pozitë shumë të rëndësishme në historinë e letërsisë kineze. Në periudhën Jin Lindore, ku kishte qenë Tao Yuanming, përhapej shumë formalizmi, shumë njerëz kërkuan fjalë të bukura gjatë krijimeve letrare, kurse Tao Yuanming krijoi poemën fshatare, këtë formë krejt të re. Vjershat dhe poezitë e tij, duke trashëguar stilin klasik dhe të thjeshtë të vjershave e poemave tradicionale të Kinës, karakterizohen nga vitaliteti i ri. Veprat e tij ishin me gjuhë të thjeshtë, të freskët dhe të lirshme. Vjershat e poezitë e Tao Yuanmingut ishin si një gur monumental, që simbolizoi lartësinë që mund të arrinin vjershat e poezitë klasike.

Referime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

[1]