Tartu
| Tartu Tartu |
|
|---|---|
| Motoja | Heade mõtete linn (Qyteti i mendimeve të mira) |
| Sheshi i Tartusë | |
| Shteti | |
| Qarku | Qarku Tartumaa |
| Bashkia | Tartu |
| Kryetari i Bashkisë | Urmas Kruuse |
| Partia | Partia Reformatore |
| Themelimi | shek 5 |
| Sipërfaqja | 38.8 km2 |
| Zona Kohore | UTC+2 |
| Verore | UTC+3 |
| Kodi Postal | 15080 |
| Prefiksi | (+372) |
| Aeroporti | Aeroporti i Tartusë |
| Targa | A/B |
| Koordinatat | 58° 23′ 0″ Veri 26° 43′ 0″ Lindje |
| Popullsia | 103,284 banorë |
| Dendësia | 2,538.0 banorë/km2 |
| Faqja Zyrtare http://tartu.ee/
|
|
Tartu është qyteti i dytë më i madh në Estoni. Tartuja konsiderohet si qendra intelektuale dhe kulturore e Estonisë, pasi ka universitetin më të vjetër dhe më të njohur në Estoni, Universitetin e Tartusë. Lumi Emajõgi ndan në mes Tartunë.
Përmbajtja |
Historia [redakto]
Vendbanimet e hershme datojnë në shekullin e 5-të. Tartuja u pushtua nga rusët në vitet 1133-1177. Në shekullin e 13-të, Tartu pushtohet nga Kalorësit Livonë, dhe u rimorr nga estonzët disa herë të tjera. Në mesjetë, Tartu u bë një qendër e rëndësishme tregtare. Në shekullin e 16-të, Tartu u mor nga polakët, dhe në 1629-ën nga suedezët. Universiteti i parë aty u themelua në 1632 nga mbreti Gustav Adolf i Suedisë. Në 1721 qyteti u mor nga rusët përsëri. Pas shpalljes së pavarësisë së Estonisë në 1918-ën, traktati i paqes mes Estonisë dhe Rusisë u nënshkrua në Tartu. Në 1940-ën forcat sovjetike pushtojnë Estoninë. Tartu u bombadua nga forcat sovjetike në vitin 1944 duke shkatërruar ndërtesa historike.
Pas rifitimit të pavarësisë së Estonisë në 1991, qendra e qytetit u rindërtua.
Klima [redakto]
Tartu ka klimë më të ftohtë se pjesa bregdetare e Estonisë po të kihet parasysh lartësia gjeografike, si pasojë e ndikimit të Detit Baltik. Vera është e ngrohtë dhe dimri i ftohtë.
Popullsia [redakto]
Sipas Statistikave të Estonisë, Tartu ka këtë përbërje sipas regjistrimit të janarit 2010:[1]
| Kombësia | Numër | Përqindje |
|---|---|---|
| Total | 103,284 | 100% |
| Estonezë | 83,185 | 80.5% |
| Rusë | 15,966 | 15.5% |
| Ukrainas | 1,205 | 1.2% |
| Finlandezë | 1,072 | 1.0% |
| Bjellorusë | 484 | 0.5% |
| Polakë | 142 | 0.1% |
| Hebrej | 140 | 0.1% |
| Gjermanë | 125 | 0.1% |
| Letonezë | 111 | 0.1% |
Ekonomia [redakto]
Ekonomia mbështetet në universitetet e shumta, industri, firma të teknologjisë së informacionit, elektronikë, etj.
Arsimi dhe klutura [redakto]
Qyteti njihet per Universitetin e Tartusë, Universitetin Estonez të Shkencave të Natyrës, Kolegjin Baltik të Mbrojtjes, Akademinë e Aviacionit Estonez, dhe Arkivat Historik të Estonisë.
Foto nga qyteti [redakto]
Shikoni gjithashtu [redakto]
Referencat [redakto]
- ^ Population by sex, ethnic nationality and county, 1 January. Statistics Estonia (13. Tetor 2010). Vizituar në 21. Nëntor 2010.

