Team Six

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Team Six është njësia elitë e ushtrisë amerikane. Ajo është pjesë e grupimit të njohur me shkurtesën SEAL, që përfshin në vetvete detin, tokën dhe ajrin, tri arenat ku veprojnë forcat komando.

Pavarësisht faktit se janë heronjtë e SHBA-ve, shumë pak dihet për këtë njësi elitë. Në media janë shfaqur ish-pjesëtarë të kësaj njësie, të cilët e kanë përdorur rastin për të publikuar librat e tyre mbi aktivitetin e SEAL-it, të gjitha të botuara para eliminimit të bin Ladenit.

Disa nga operacionet e SEAL-it në të shkuarën, që janë bërë publike, janë shpëtimi i guvernatorit të Grenadës në vitin 1983, pushtimi i një ishulli të Karaibeve për të penguar grusht-shtetin e komunistëve dhe lirimin e kapitenit të një anijeje amerikane nga piratët somalezë në vitin 2009.

Team Six e ka origjinën te një krizë. Ajo u krijua në vitin 1980 kohën e krizës së pengjeve amerikane në Iran. Komandanti i parë i Team Six, Riçard Marçinko, thotë se asgjë nuk është kursyer për të stërvitur dhe pajisur njësinë speciale.


Team Six janë kthyer në heronj kombëtarë pas operacionit të fillim-javës në Abotabad, që përfundoi me vrasjen e kreut të Al Kaidës, Osama bin Laden.

Lidhje të jashtme[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]