Teatri "Petro Marko"

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Teatri "Petro Marko" - teatër për pjesë teatrale dhe kabare.

Informacione[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Teatri ka 130 vende. Teatri ka realizuar 230 shfaqje. Teatri është ndërtuar në qender, në Vlorë në vitin 1977.

Historia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Historia e themelimit të Teatrit Profesionist të Dramës në Vlorë shënon 16 nëntor 1962, me rastin e 50-Vjetorit të shpalljes së Pavarësisë Kombëtare në këtë qytet. Kjo ngjarje kulturore erdhi si rezultat i lëvizjes së gjërë artistike në vite, duke filluar me veprimtaritë e Klubit Patriotik “Labëria”, tek lëvizjet artistike të viteve ‘50-’60.

Premiera e parë e Trupës Profesioniste të Dramës Vlorë ishte drama “Fundosja e skuadrës ”Autor: Dramaturgu rus Korneiçuk. Regjisor: Kujtim Spahivogli.

Në shkurt të 1999 në 90 vjetorin e spektaklit të parë teatral në qytetin e Vlorës, Teatri mori emrin e shkrimtarit të madh vlonjat, Petro Marko. Në repertorin artistik të teatrit “Petro Marko, bëjnë pjesë jo vetëm vepra të autorëve shqiptarë si AGOLLI, KADARE, HYSI, etj. por edhe ato të autorëve me famë botërore, si SHAKESPEAR, MOLIER, GOGOL, BOMARSHE, PIRANDELLO, BRECHT, IONESCO, BORHERT, CHEHOV, MESINA, SALEMME, SARTRE, etj...; duke e bërë këtë teatër një nga më të pasurit artistikisht në shkallë kombëtare.

Në aktivitetet kombëtare teatrale të zhvilluara, trupa teatrale e Vlorës ka marrë pjesë gjithnjë me nivel të lartë artistik, duke marrë shpesh herë çmime për interpretimin e aktorëve dhe për regjinë e skenografinë më të mirë. Trupa teatrale “Petro Marko" ka dhënë shfaqje të ndryshme në Francë, Itali, etj.

Literatura[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Burim[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]