Teatri Andon Zako Çajupi

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko

Teatri Andon Zako Çajupi thirret teatri i qytetit në Korçë, i themeluar më 1951 dhe nga viti 1971 ka edhe godinën e teatrit. Sot, godina e teatrit shërben si shtëpi kulturore e artistëve profesionist në jug të Shqipërisë.

Logoja e Teatrit

Edhe pse regjistrimet institucionale të kohës së pas luftës së dytë botërore, japin data ditësh e vitesh si b.f. ajo e themelimit më 1950, veprimtaria teatrale ka qenë e zhvilluar edhe më parë në këtë hapsirë. Kjo veprimtari më parë zhvillohej nga klube të djelmërisë së fund shekullit XX. Nga ato kohra në kujtesë ka mbetur shfaqja e tragjedisë "Otello" e cila u luajt rreth vitit 1890. Përndryshe teatri i qytetit në Korçë ka qenë dhe mbetet si gurrë e pashtershme e teatrit në kryeqytet, në Tiranë.

Si gurthemel i teatrit merret drama e parë "Përmbysja" me regji të Sokrat Miosë, e shfaqur në Korçën e pas Luftë së dytë botërore. Në fillimet e teatrit shfaqeshin kryesisht drama, por me kalimin e kohës, aty nga fundi i viteve '60-ta, me vendim të mistrris së republikës u vendos zgjerimi i veprimtarsi së teatrit në shfaqje të estradës dhe për fëmijë shfaqje kukullashë. Bërthama e trupës së artistëve, në këtë periudhë përbëhej nga 10 profesionist dhe 15 aktorë korospondent.

Pas ndërrimit të sistemit shtetrorë, Teatri i Korçës nuk e ndali veprimtarin, por përkundrazi nga artistët e qytetit u pa si godin e kulturës në të cilën zhvillonin aktivitete e tyre. Këto aktivitete në bashkëpunim me Bashkin e Korçës edhe u kurorëzuan me Festivalin e Teatrove të Komedive "Ballkan 2000".

Sot, në fillim të shekullit të ri, teatri "Anton Zako Çajupi" është një ndër institucionet e vetme profesionale që zhvillojnë aktivitetin e tyre në pjesën jugore të Shqipërisë.

Godina e teatrit ndodhet në bulevardin kryesor të Korçës, bulevardin "Gjergj Kastrioti". Thuhet të jetë ndërtuar më 1971 dhe të ketë 220 ulëse të parapara për shikues. Ballina e godinës është e stilizuar sipas shembujve të kohës së ndërrimit të sistemit.

Shfaqjet më të njohura të ngritura nga teatri në skenë, ndër tjera janë: Hijet e Natës”, “Kopraci”, “Zonja nga qyteti”, “Ёngjejt e skëterrës”, “Pamje nga ura”,”Njollat e murme”,” Otello”, “Qyteti i aku¬zuar”, “Marro Mokra”, “Përbindëshi”, “Zgjohu Vasil”, “Ishin të gjithë bijtë e mi”, “Zonju¬sha 39-vjeç”, “Denoncimi”, “Inter girl” etj.


Lidhje të jashtme[redakto | redakto tekstin burimor]