Teatri Oda

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë


Teatri Oda është një teatër privat në Prishtinë.

Në vitin 2002, me një nismë të ndërmarrë nga një shoqëri e aktivistëve të artit të përbërë nga Lirak Çelaj dhe Florent Mehmeti në Prishtinë u themelua teatri i cili u vendos të quhej "ODA". Kjo ishte përgjigja e tyre ndaj kërkesave që qarkullonin në qytet nga artëdashësit. Një vitë më vonë, më 1 mars 2003, nisma u konkretizua dhe në skenën u shfaqë "Monologët e Vaginës". Objekti i teatrit u promovuar më 5 janar 2004.

Nevoja e sigurimit të ekzistencës dhe vetë qenia në treg bëri që drejtuesit e objektit njëherë edhe të teatrit të zgjedhin rrugën pakësa jashtë atyre të zakonshme. Ata filluan që objektin e tyre ta lëshojnë edhe për shfaqje nga kompani tjera teatrale. Kështu, që nga ajo kohë teatri ODA përpos produksionit të vet, ka pasur në skenën e saj edhe trupa mysafire jo vetëm nga Kosova por edhe nga Shqipëria, Maqedonia dhe rajoni i Ballkanit në përgjithësi, si dhe nga Evropa dhe SHBA. Ky bashkëpunim i teatrit ODA solli me vete edhe anëtarësimin në rrjetit më të madh të teatrove në Evropë i quajtur Informal European Theatre Meeting – IETM dhe anëtare e rrjetit Ballkan Express (rrjet i teatrove të rajonit të Ballkanit).

Me kalimin e kohës objekti i teatrit filloj të përdorej edhe për zhvillime të tjera kulturore jashtë hapësirës së thjeshtë të shfaqjeve teatrale dhe kështu të shndërrohet në një shtëpi kulture. Tani në objektet e teatrit mbahen edhe ngjarje promovuese kulturore, koncerte por nuk mungojnë edhe xhirime filmike të emisioneve, serialeve artistike apo videoklipave. Hapësira kulturore që mbulonë kjo shtëpi kulturore përfshinë edhe artin figurativ, rezultatet e të cilit shfaqen në galerinë e saj.

Lidhje të jashtme[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]