Telekomunikacioni i Shteteve - Kina

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Telekomunikacioni në Republikën Popullore të Kinës përbëhet nga:

  • Telefoni: Në vitin 2003, në Kinë u shtuan 49 milionë e 80 mijë përdorues të rinj të telefonit të palëvizshëm, numri i përgjithshëm i përdoruesve të telefonit arriti në mbi 260 milionë, ndër to përdoruesit qytetarë arritën në mbi 170 milionë, përdoruesit fshatarë arritën në 92 milionë e 13 mijë. Në vitin 1987, Kina hapi biznesin e telekomunikacionit të celularit, pas vitit 1990, ky biznes është zhvilluar shumë shpejtë, rritja mesatare vjetore ka arritur në mbi 100%. Në vitin 2003, rrjeti i celularit mbuloi të gjitha qytetet e mëdha e të mesme dhe mbi 2000 qyteza. U shtuan 62 milionë e 690 mijë përdorues të rinj të celularit, numri i përgjithshëm i përdoruesve arriti në 270 milionë. Në fund të vitit 2003, numri i përgjithshëm i përdoruesve të telefonit të palëvizshëm dhe të celularit arriti në mbi 530 milionë dhe u shtuan mbi 110 milionë në krahasim me vitin 2002, në çdo 100 njerëz kishte 42 telefona.
  • Interneti: Tani vizituesit e internetit në Kinë kanë arritur në 80 milionë. Sipas statistikave, numri i personave që vizitojnë internet çdo javë të paktën për një orë në Kinë radhitet në vendin e 3-të në botë pas ShBA-së dhe Japonisë. Qysh nga gjashtëmujori i dytë i vitit 2001, sasia e vebsaiteve kineze është shtuar pandërprerë, tani ka afro 300 mijë. Është krijuar rrjeti i transmetimit me kapacitet të madh dhe me shpejtësi të madhe i përbërë nga kabllo optike, satelite dhe mikrovalë digjitale. Në fund të vitit 2003, gjatësia e përgjithshme e kabllove optike kineze arriti në 2.7 milionë kilometra. Në krahina të përparuara ekonomike, kabllo optike kanë hyrë në qyteza, lagje dhe ndërtesa dhe janë bërë mënyra kryesore teknologjike e transmetimit të informacioneve. Tani, është krijuar në përgjithësi rrjeti i telekomunikacionit publik i përbërë nga rrjeti i këmbimit të të dhënave në grupe, rrjeti i të dhënave digjitale, interneti, rrjeti i multimedias etj. që ka mbuluar mbi 90% të qyteteve dhe qytezave dhe është bërë një nga rrjetet më të mëdha të telekomunikacionit publik në botë.

Referime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]