Telekomunikacioni i Shteteve - Mali i Zi

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Historia e informit publik nëpërmjet mjeteve radio-telegrafike në Malin e Zi ka filluar më 3 gusht 1904 në Bar. Financuesi i këtij transmetuesi, Gjyljem Marku, bëri një marrëveshje 10 vjeçare me knjaz Nikollën. Sipas kësaj marrëveshje knjaz Nikolla kishte të drejtë të kontrollimit të lajmeve të transmetuara. Për këtë të arritur të kohës, knjaz Nikolla morri urime nga sunduesit nëpër qendrat lindore si Beogradi, Petrogradi, dhe ato perëndimore Roma e Vjena. Stacioni u regjistrua si i përkatësisë "malazeze" pranë zyrës së komunikimit ndërkombëtar në Bernë dhe emitonte valë në gjatësinë 500 m dhe në një përhapje të tyre prej 200 km. Më 8 gusht 1914, flota austrohungareze e shkatërron këtë radiostacion në Volujqi.[1]

13 nëntor 1944 luftëtar të LNÇ së Jugosllavisë - batalioni i dhjetë malazezë, e çliron qytetin dhe jep urdhër për rimëkëmbjen e stacionit të shkatruar. Dy javë më vonë, më 27 nëntor 1944, në qytetin tashmë të çliruar Cetinje, u aktivizua Radio Cetinja nga ku u dha kushtrimi për çlirimin e tërë vendit (Jugosllavisë). Radio Cetinja ndëgjohej në një hapësirë rreth 100-150 kilometra dhe në fillim emitonte një program nga ora 18:30 deri më 19:30.

Aty nga fillimi i vitit 1949, ky radiostacion u bartë në Titograd, dhe më 30 prill 1949 në mënyrë festive u pagëzua si Radio Titogradi (Podgorica?). Emetimin e programeve e zgjati nga 16:55 deri në orën 23:00 dhe emitonte në mëngjese. I gjithë transmetimi ishte i drejtpërdrejt.

Fotografit e para të televizorit në Mal të zi u transmetuan aty nga viti 1956, nga një transmetues në një maje pran liqenit të Lovqenit. Ishin fotografi të stacioneve televizive italiane.

4 maj 1964 vije deri tek emetimi i parë i një reportazhe të pregatitur nga redaksia malazeze në Televizionin e Beogradit. Në krye të kësaj redaksie ishte Radoslav Rotkoviqi. Kjo datë, sot nga malazezët merret edhe si dita e themelimit të televizionit kombëtar të tyre. Nga viti 1968, po nga ky televizion fillon transmetimi i rregullt i emisionit kronik "Nëpër Mal të Zi" (Kroz Crne Gore). Ky program më 1971 u emërtua në emision ditor "Lajmet e ditës" (Novosti Dana).

Nga ajo kohë filloj të formohen kuadrot e para të televizionit të Titogradit, të cilat fillojnë dhe formojnë Televizionin Titogradit dhe më 1979 e lidhin atë me Eurovizionin.

Ndër emisionet e para të rregullta ishin : "Shalajko", "Jole, Jole", "Pjeshak u automobilu", "Suncokriki", "Veliki mali".

Gjatë viti 1984 vije deri tek ngritja e hapësirës së Radio Televizionit të Titogradit dhe nga këtu fillon një fazë e re e këtij mediumi. Nga viti 1997 krijohet një difuzion nën emrin Radio Televizioni Malazezë. Është faza e kulminacionit të nacional-republikanëve pas luftërave të para në Jugosllavi, ku fillon transformimi i emrit të televizionit nga ai i qytetit në të republikës.

Nga viti 1997 fillon të dominojë emërtimi Radio Televizioni Malazezë apo shkurtesa e tij "RTCG". RTCG si pjesë e sistemit të ri të informit lidhet me qendrat më të njohura informative perëndimore si b.f. BBC dhe ZDF.

Nga viti 2001 fillon edhe transmetimin satelitor. Ndërsa nga viti 2002 shëndrrohet në medium shërbyes publik në shërbim të qytetarëve të Malit të Zi.

Burimi i të dhënave[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ Radio Televizioni "RTCG"