Tenjou Tenge

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko
Informacione mbi serialin
Tenjho tenge logo.jpg
Logo Tenjou Tenge.
Titulli shqip: Parajsa dhe Ferri
Titulli origjinal: Tenjou Tenge
Shteti i prodhimit: Japoni
Viti i prodhimit:
(Vitet e prodhimit):
2004
Kohëzgjatja e një episode: rreth 25 minuta
Episode: 24
Gjuha origjinale: Japonisht
Intro: M.C.A.T - Bomb Ahead
Studio / Prodhuesi(t): Madhouse
Krijuesi(t): Toshifumi Kauase
Zhanri: Anime, Aksion, Fantazi, Romancë, Arte Marciale.
Transmetimi i parë në TV: 16 shtator 2004
Interpretojnë

Tenjou Tenge (天上天下 - Tenjō Tenge ose në shqip “Parajsa dhe Ferri”), është një seria manga dhe anime e shkruar nga autori me pseudonimin Oh! Great (Ito Ōgure). Manga është publikuar në Japoni nga Shueisha, ndërsa seriali anime është prodhuar nga Madhouse me regjisor Toshifumi Kauase. Ndërkohë që manga është akoma në publikim e sipër, seriali anime prej 24 episodesh është shfaqur më 16 shtator, 2004. Në vazhdim të serialit janë prodhuar edhe dy filma OVA nën titullin Tenjho Tenge: Ultimate Fight, publikur më 16 mars, 2005. Dy filma me metrazh të gjatë janë publikuar gjithashtu më 30 mars, 2005, nën titullin Tenjho Tenge: The Past Chapter. Manga dhe anime hyjnë në llojin e “Arte Marciale.”

Historia e Tenjho Tenge ndjek dy plane historish që zhvillohen në kohë të ndryshme. Njëri plan shpjegon dhe trajton historinë e Nagi Soichiro-s dhe Bob Makaharës dhe lidhjet e tyre me kapitenen e Juken Club, Maja Natsume, Masataka Mitsuomi dhe Aja Natsume. Ngjarjet fokusohen në ndeshjen fizike të dy grupeve të shkollës Toudou Gakuen, Juken Club dhe Grupit të Përforcimit. Ndërsa plani i dytë i historisë shpjegon të kaluarën e Maja Natsume, vëllait të saj Shin Natsume dhe Mitsuomi Takayanagi-t (dhe deri diku edhe atë të Emi Isuzu) që kushtëzon ngjarjet e planit të parë të historisë (zhvilluar në kohën reale të serialit).

Manga dhe seriali anime paraqesin personazhe me fuqi të mbinatyrshme, që masakrohen (në kuptimin literal) në luftime të ashpra me njëri tjetrin dhe i gjithë filmi shoqërohet nga skena echi dhe nuditeti. Seriali anime është parë në TV Asahi në Japoni më 1 prill, 2004.

Censura dhe Kritika[redakto | redakto tekstin burimor]

Pengesa me të cilën është hasur seriali anime (dhe seriali manga), janë censura e tepruar, që ndonjëherë ka arritur të shkatërrojë filmin (ose mangën) në vetvete. Kontrolli në Evropë është më i vogël dhe liberal në këtë pikë, por në Amerikën Veriore ekzagjerohet shpesh. Konkretisht mjafton t’i hidhet një sy publikimit të serialit anime (dhe serialit manga), Tenjho Tenge nga ana e CMX (publikuesit përgjegjës për Amerikën Veriore). Adhuruesit në kontinentin Amerikan kritikuan agjensinë CMX, se me anë të modifikimeve të tyre kishin censuruar çfarë t’i ishte tekur për çdo gjë që mendohej se nuk ishte e përshtatshme për teleshikuesit (ose lexuesit në rastin e mangës) duke hequr skenat e nuditetit, skenat apostafat për adhuruesit (special release) si edhe tekstet e ndjeshme seksuale; madje nga manga ishte fshirë një kapitull i tërë [ref 1]. Situata degjeneroi akoma më tej kur adhuruesit bojkotuan publikimin zyrtar duke krijuar sitet e tyre për ta publikuar vetë mangën (pa censura)[ref. 2]. Gjatë AnimeExpo (një eveniment i rëndësishëm rreth filmave anime), CMX deklaroi se do ta vazhdonte publikimin duke e vlerësuar mangën në fjalë si “Për të rritur,” dhe do të zbuste censurën (edhe pse në fund censurë do të kishte) [ref 3]. Si fakt (edhe pse referenca mungon), manga dhe anime me fjalë mund të gjendet e pa censuruar në shumë site të ndryshme nga ku mund të shkarkohet. Kjo gjë nuk ka ndodhur vetëm për serialin Tenjho Tenge, por një gjë e tillë ka ndodhur dhe është debatuar edhe për seriale të tjera të ndryshme si Out Law Star (censurimi i serisë 23), Excel Saga (censurimi i serisë 26), Paprika (film anime që në Evropë u cilësua si “i pa përshtatshme” për personat nën 16 vjeç), etj.

Epizodet[redakto | redakto tekstin burimor]

Red right arrow.svg
 Artikulli kryesor: Lista e episodeve të Tenjho Tenge.

Filmi serial anime i Tenjho Tenge përbëhet nga 24 episode dhe 2 seri OVA.

Detaje[redakto | redakto tekstin burimor]

Muzika[redakto | redakto tekstin burimor]

Muzika e serialit Tenjho Tenge është kompozuar nga M.C.A.T dhe Aiko Kayo. Artistët e përmendur kanë kompozuar si në siglën e hapjes (intro) dhe në atë të mbylljes. Në 2004, firma diskografike Avex do të nxirrte një CD me hitet e filmit [ref. 4][ref. 5].

Ndryshime nga Manga te Anime[redakto | redakto tekstin burimor]

Manga Tenjho Tenge dhe anime me të njëjtin titull, ngjasojnë shumë me njëra tjetrën. Historia dhe dizenjimi i karaktereve, janë të ngjashme. Disa personazhe ndryshojnë në detaje të parëndësishme siç janë ngjyra e flokëve dhe rrumbullakësia e fytyrës (shiko fig. Në të majtw Aya Natsume si paraqitet në manga, ndërsa në të djathtë tregohet si paraqitet në anime).

  • Anime

Gjithsej seriali anime ka 24 seri dhe dy OVA (si seri shtesë ndaj historisë kryesore). Fundi i anime dhe dy seritë plotësuese lenin shumë hapësira boshe për sa i përket sqarimit të plotë të ngjarjeve. Ndërkohë, manga me të njëjtin titull vazhdon akoma publikimin.

  • Manga

Seriali manga vazhdon më tej me historinë nga ku përfundon seriali anime, duke shpjeguar detaje rreth çështjeve të lëna pa shpjeguar në anime (që fillon në volumin 8 të kapitullit 49). Për më tepër manga prezanton një seri personazhesh të rinj dhe madje historia fillon të shpjegojë për ngjarje të ndodhura qindra vite më parë.

Referencat[redakto | redakto tekstin burimor]

  • 1. Mike Dungan: Marrë nga lidhja e shkruar më poshtë më datë 07, 03 të vitit 2005 [1]
  • 2. Shiko në sitet e bojkotimit në [2]
  • 3. Kai-Ming Ça shkruar më datë 07, 03, 2007 – marrë nga lidhja [3]
  • 4. Tenjho Tenge Great Disc CD Japan – 29. 9. 2004
  • 5. Bomb Ahead! – intro CD Japan –

Lidhje të jashtme[redakto | redakto tekstin burimor]