Tepelena

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë nga Tepelenë)
Shko te: navigacion, kërko
Tepelena
Tepelena
Monumenti e Ali Pashës
Tepelena (Shqipëria)
Tepelena
Tepelena (Shqipëria)

Koordinatat:40°17′59.71″ Veri 20°00′36.03″ Lindje 40.2999197, 20.0100088

Të dhënat baze
Shteti Shqipëria
Qarku Qarku i Gjirokastrës
Rrethi Rrethi i Tepelenës
Targat e automjeteve TP
Popullsia 12 000 banorë
Prefiksi telefonik +355 (0) 814
Aeroporti Nënë Tereza km nga Tepelena
Faqja zyrtare
Politika
Kryetari Tërmet Peçi
Partia udhëheqëse Partia Socialiste
Të tjera
Vendasit Tepelenasë
Zona kohore
Zakonisht ZKEQ (UTC+1)
Në verë OVEQ (UTC+2)

Tepelena është qytet dhe kryeqendër e rrethit me të njëjtin emër në jug të Shqipërisë dhe ka nje sipërfaqe prej 817 km². Tepelena ka një popullsi rreth 55 mije banore (2005) e cila jeton ne dy qytetet Tepelene e Memaliaj dhe ne fshat, ne tete komuna me 35 mije banore. Rrethi perfshin pjese nga krahinat etnografike te Kurveleshit, Lopesit, Rrezes, Dervenit, Buzit e Krahesit, ku seicila shquhet për larmine e traditave, kengeve, valleve e kostumeve.

Ne kete rreth, fale pozicionit gjeografik, ka pasur shume qendra te banuara, si vende banimi te hapura ne rajonet Dragoti, Beçishti, Damësi, ashtu dhe vendbanime te fortifikuara me mure masive.

Historik[redakto | redakto tekstin burimor]

Në shekujt pas K. u vu re një ndërprerje e veprimtarisë fortifikuese, që përkon me të ashtequajturen "paqe romake" (Pax Romana), por më tej për të përballuar dyndjet e barbarëve dhe lëvizjet e brendshme ndërtimet u gjallëruan. Në këtë periudhë të vonë antike në Tepelenë u zhvilluan ndërtime në pika kyçe, në qytet dhe në nyjet rrugore. Historianët trajtojnë si të kësaj periudhe punimet ne Kalivaç, Zharrë, Qesarat (ku janë gjetur qypa, gdhendje mermeri e mbeturina te nje banje antike)... Tepelena është një vendbanim i hershem që lidhet me ndërtimin e një keshtjelle në shek IV-VI, të ngritur në këtë pikë strategjike në kryqëzimin e rrugëve të Vjosës, grykës së Këlcyres, Drinosit dhe Mallakastrës.

Ne lashtësi, Tepelena bënte pjesë në trevën e Kaonisë. Zona e Buzit lidhej me ilirët e Antipatresë (Beratit), Krahësi me Bylynët (Mallakastër) dhe Lopesi me Amantinët (Plloca e Vlorës). Në fundin e shekullit të 9-te, Tepelena hyn në Themën e Nikopojës pastaj në Despotatin e Epirit. Nga fundi i shekullit të 14-të, filloi depërtimi i turqve në Shqipërinë e Jugut. Ky pushtim, përpjekjet për rregjistrimin e popullsisë dhe për ndryshimet e fesë së krishtere iu kundërshtuan me armë në dorë.

Në vitin 1492 ndaloi në Tepelene për 24 dite, ekspedita ndëshkimore e sulltan Bajazitit të II. Në shekullin e XVI, Tepelena bënte pjesë në sanxhakun e Vlorës. Nga fundi i këtij shekulli, filloi islamizimi masiv duke bërë kërdinë në lëmin e taksave dhe në jetën shoqërore.

Poshtë kështjellës rruhen gjurmë të një ure të madhe, pjesa e parë me harqe të shekullit të dytë. Pesë fazat e tjera janë ngritur nga shekulli VI deri XIX. Ajo u shkaterrua nga pushtuesit Osman në 1492. Në shekullin XVII Tepelena kishte 250 shtepi. Me 1789 Tepelenën e shtiu në dore Ali Tepelena, nga ku mori dhe llagapin. Kalaja aktuale u rindërtua prej tij më 1819 me nje sipërfaqe 4-5 ha me tre hyrje dhe 3 kulla. Deri më 1820 ka qënë rezidenca e dytë e Pashasë. Kalaja e ndërtuar nga Ali Pasha për të rrethuar sarajet e tij është monumenti më i rëndësishëm në Tepelenë. Me sipërfaqe 4.5 hektarë, ajo u ndërtua në vitin 1819. Nëse hidhet vështrimin mbi Vjosë nga Kalaja do shohësh një urë këmbësore mbi lumë, e cila mbështetet mbi shtylla mjaft të vjetra prej guri. Ura origjinale u ndërtua nga Ali Pasha si një dhuratë për qytetin. Ura mund të kalohet duke ju çuar në fshatin Beçisht, vendlindja e Ali Pashës. Mbeturinat e shtëpisë së tij mund të shihen dhe sot dhe çdo banor mund t’jua tregojë ato.

Më 1918 u krijua Klubi Atdhetar "Bashkimi" me pjesmarrjen aktive të patriotit Avni Rustemi, që në atë periudhë ishte mesues në Tepelenë.

Ekonomia[redakto | redakto tekstin burimor]

Politika[redakto | redakto tekstin burimor]

Lidhje të jashtme[redakto | redakto tekstin burimor]

Shiko dhe këtu[redakto | redakto tekstin burimor]