Territori Autonom i Kosovës dhe Metohisë

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko
Dardania.jpg
Historia e Kosovës
Dardania
Mesjeta
Per. Osmane
Shqipëria
Jugosllavia
Republika
UNMIK
Kosova

Territori Autonom i Kosovës dhe Metohisë është emërtimi zyrtarë gjatë viteve 1945-1963 për Kosovën.

Sikurse edhe jeta shoqërore dhe kulturore që ishin të shtypura nga regjimi serbë që vepronte në atë kohë si pjesë e mbretërisë Serbo-Kroate-Sllovene edhe gjuha shqipe e përdorur në dokumentet e asaj kohe shtypej.

Në gjurmët e historisë shqiptare kjo kohë në të cilën është përdorur ky termë për Kosovën, është pjesa e historisë më e hidhur e kombit shqiptarë në pjesët veriore të tokave të tyre. Është kjo kohë e pastrimeve etnike të territoreve të mbështetura po thuaj se nga të gjitha anët. Duke mos përjashtuar asnjë faktorë të asaj kohe, edhe pse ndonjëri duket pasiv e tjetri aktiv të gjithë kanë qenë të përzierë direkt apo indirekt. Është koha kur pjesa e kombit në veri qëndron e vetmuar para një kundërshtari që gjendej në aleanca të forta me shtete fqinje. Është koha kur populli nxirret nga shtëpitë për të parë varjet dhe pushkatimet e djemve që luftonin për dinjitet, se për një gjë më të lartë ishte e kotë të luftohej me etiketën "turk" që ja kishte ngjitur regjimi dhe kisha serbe kësaj pjese të kombit qysh pas Rilindjes Shqiptare. Edhe pse fuqitë e asaj kohe këtë etiket nuk e kishin vënë në politikat e tyre ata përdornin një etiket tjetër paksa më të butë të përkthyer "popull jo turk"

Pasojat e terrorit të shkaktuar gjatë këtyre viteve nuk janë zhdukur plotësisht gjer në vitet 90-ta. Edhe pse nga popullsia krenare paraqiteshin si të harruara tmerri dhe frika që kishin përhapur qeveritë serbe, ata e bartnin atë në shpirtin e tyre deri kur gjeneratat e reja, të cilat falë po asaj krenarie lirohen nga tmerri i quajtur nga populli "me dërzhavë, ujë dhe zjarr nuk ka hajgare".

Nuk ishte ky tmerr i pa argumentuar ishin rrahjet masive, varjet, pushkatimet në qendra të vendbanimeve para popullsisë së nxjerrë në qendër, për të parë ato ekzekutime nga një herë në mungesë të kohës këto ekzekutime bëheshin në ditën e tregut për të frikuar fshatarësinë që vinte në qendra tregtar për të shitur produktet. Këto ishin vetëm metodat aktive që përdoreshin për frikësimin masiv të popullsisë të cilat plotësoheshin me masakra dhe metoda tjera propaganduese shtetërore dhe fetare.

Për të pasur një pasqyrë se ç farë metoda për asimilimin dhe frikësimin e popullit janë përdorur gjatë kësaj kohe është mirë të shikohet filmat dokumentar që paraqesin metodat e ekzekutimeve gjatë kohës së regjimit talibanë në Afganistan, pasi që dokumentacioni për këtë kohë është i pakët për publikun. Dokumentacioni i kësaj kohe mbahet në arkivat e Serbisë dhe të kishave serbe..

Të gjitha këto akte planifikoheshin dhe zbatoheshin në emër të pastrimit nga "turqit" e që nga Evropa pranoheshin si pastrime nga "jo turqit" dhe nga Turqia si treg i ri i hapur në Ballkan.

Historia[redakto | redakto tekstin burimor]

Pas ftesës së aktivistëve të Rilindjes Kombëtare, drejtuar shqiptarëve për luftë kundër pushtuesve Osmanë, forcat shqiptare të bashkuara nën flamurin kombëtar dhe të udhëhequra e koordinuara nga Lidhja e Prizrenit brenda dy viteve (1878-1880) ja arrinë që të pastrojnë tokat për të cilat dëshironin të i bashkonin në një Vilajet të i çlirojnë nga elementet ushtarake Osmane.

Forcat Osmane mblidhen dhe freskohen me përforcime dhe i pushtojnë përsëri këto toka dhe e i shkaktojnë dëme të mëdha lidhjes.

Si fitues i vendimtar i këtyre luftërave dalin forcat sllave të cilat tani kishin të bënin me forca të përgjysmuara nga të dy palët. Sido që të jetë, forcat Osmane ia arrijnë që deri me depërtimin e forcave të armatosura të Lidhjes Kombëtare Shqiptare më 1909-1912 në territoret e Kosovës, Sanxhakut të Ri dhe të Nishit t'i kontrollojnë këto pjesë.

Në ndërkohë në tubimin e quajtur Konferenca e Ambasadorëve në Londër fuqitë e kohës vendosin që të pranojnë shtetin shqiptar, mirëpo ata nuk e pranojnë që shteti i tyre të shtrihet mbi të gjitha tokat e njohura në atë kohë si shqiptare. Kështu, me këtë, pjesa më e madhe e tokave shqiptare iu jepet shteteve ballkanike si Serbia, Mali i Zi dhe Greqia. Ndër këto, toka e Kosovës i bashkëngjitet shtetit Serb dhe një pjesë e vogël shtetit të Malazezëve.

Lufta e dytë botërore[redakto | redakto tekstin burimor]

Artikulli kryesor : Konferenca e Bunjajt

Me propagandimin e komunizmit dhe erës e cila e kishte përshirë Evropën për shpëtimin e kombujve, sidomos atyre të vegjël, si në demokracia në vitet 2007 të rinjë shqiptar u mbledhen në fshatin Bunjaj të Malësisë së Gjakovës prej 31 dhjetor gjerë me 2 janar 1944 dhe mbajtën një tubim të quajtur Konferenca e Bunjajt, në bindje se rruga e vetme për t’u bashkuar me Shqipërinë, për shqiptaret e Kosovës dhe të Rrafshit të Dukagjinit, ishte lufta e përbashkët me popujt e tjerë të Jugosllavisë, kundër okupatorit dhe shërbëtorëve të tij. Sepse, kjo ipas tyre ishte rruga e vetme për të fituar liria, kur të gjithë popujtë, pra edhe shqiptarët, do të kenë mundësinë që të deklarohen rreth fatit të vet, me të drejtën për vetëvendosje deri në shkëputje.”

“ Pas Konferencës së Bujanit, sidomos, pas muajit nëntor të vitit 1944, në prapavi dhe në mënyrë perfide filloi vazhdimi i realizimit të planeve dhe programeve serbomëdha të mbretërisë SKS për shfarosjen, dëbimin dhe asimilimin e shqiptarëve, sidomos shqiptarëve në Jugosllavi. Në këtë vit Vasa Qubrilloviq përpiloi dhe ia dorëzoi qeverisë së Jugosllavisë komuniste dy programe për likuidimin dhe përzënien e shqiptarëve nga Jugosllavia...” [1]

Gjendja e jashtëzakonshme 1945[redakto | redakto tekstin burimor]

Artikulli kryesorë: Gjendja e jashtëzakonshme 1945

Udhëheqja jugosllave,në fillim të janarit 1945 urdhëron mobilizimin e “brigadave të Kosmetit” për t´i dërguar në Frontin e ashtuquajtur të Sremit-në Serbi. Ndonëse qendra e rezistencës shqiptare në gjysmën e dytë të dhjetorit 1944-janar 1945 ishte përqendruar në Drenicë,”Shtabi Operativ i Kosmetit”,urdhëroi Shaban Polluzhën që ta lëshonte Drenicën dhe të nisej në drejtim të Podujevës,për t´u bashkuar me Brigadën VII,e cila po marshonte për Serbi.

Shtabi i Brigadës së Drenicës largimin nga Kosova do ta kushtëzojë me ndërprerjen e vrasjeve dhe të plaçkitjeve mbi popullsinë civile nga ana e ushtarisë jugosllave...mirëpo pas dështimit të nënshtrimit të Shaban Polluzhës më 25 janar nisin operacionet ushtarake në shkallë të gjerë për asgjësimin e Brigadës së tij. Në këto operacione morën pjesë : Divizionet 24, 26, 44, 46, 52 të Serbisë, Divizionet 41 dhe 50 të Maqedonisë, grupi i brigadave të Malit të Zi (brigada e I e Bokës dhe brigada e VI) dhe repartet speciale të OZN-s të drejtuara nga Spasoje Gjakoviq

8 shkurt 1945, komandanti suprem i UNÇJ-së J.B.Tito me urdhër të veçantë nr.31 vendosi administrimin ushtarak në Kosovë. Këtë vendim e mori më 7 shkurt 1945 në Beograd, në një takim me ushtarakët serb: Savo Dërleviqin,Gjuro Medenicën dhe Kërsto Filipoviqin. Me këtë urdhër, i tërë pushteti në Kosovë do t´i kaloi një grupi të caktuar ushtarakësh serbo-malazez, të cilët do të ushtronin pushtetin politik, ekzekutiv dhe atë gjyqësor.

Pas vendosjes së gjendjes së jashtëzakonshme në shkurt të vitit 1945, në Kosovë dhe në viset tjera të banuara me shqiptarë, u bë mobilizimi i popullatës shqiptare dhe filloi të jetësohet tradhtia historike, kinse po punohet në frymën e internacionalizmit proletar, duke bërë masakra dhe vrasje masovike të shqiptarëve të mobilizuar.[2]

Në bazë të dokumenteve që ruhen në Beograd [3], dhe në bazë të dokumenteve tjera [4], ndër të tjera thuhet se në Gjilan me rrethinë janë likuiduar 7845 veta; në Drenicë 4820; në Tetovë 4100 ; në Bihor 3820; në Prishtinë 3675; në Pejë 3540; në Tivar 2629; në Mitrovicë dhe rrethinë 1450; në Podujevë 1670; në Pazar 1410, në Shkup me rrethinë 1450; në Ferizaj mbi 1260; në Prizren 1250; në Tutin 900; në Gjakovë 730; në Gostivar 700; në Rozhajë 735; Plavë dhe Guci 710; në Rahovec 750; në Kumanovë 780; në Preshevë 690; në Dragash 500; në Kërqovë 490; në Ulqin 515; në Suharekë 320; në Dubrovnik 120; në rrugën Kukës - Shkodër 110; në Trogir 80; në Vërshac 30 dhe në Deqan 30 vetë. Të gjithë këta janë shqiptar të vrarë gjatë vitit 1945. Pra, sipas këtyre dokumenteve, më 1945 uvranë 42165 shqiptarë. Kjo është një gjë e tmerrshme. Duhet theksuar se derisa nga dhuna serbe me 1875 deri me 1912, nga Toplica, Kosanica, Leskovci, Vranja dhe Nishi janë përzënë më shumë se 350 mijë veta, po nga kjo dhunë në periudhën e viteve 1912 - 1914 nga viset e Kosovës dhe të Maqedonisë për në Turqi janë shpërngulur 120 mijë shqiptarë, ndërsa në periudhën e viteve 1918 - 1941 për në Turqi dhe gjetiu janë shpërngulur hiq më pak se 240 mijë shqiptarë ndërkaq, në periudhën e viteve 1945 - 1950, në vend të shpërnguljes janë vrarë afro 50 mijë shqiptar, ndërsa , prej viteve 1950 - 1967 [5] nga Jugosllavia janë shpërngulur 412 mijë shqiptarë, turq dhe myslimanë. Dhe kur krejt këtë e komentojmë me një fjali, mund të përfundojmë se Qubriloviqi e ka “ merituar ” dekoratën federative, të cilën e ka nënshkruar edhe një shqiptar i quajtur Sinan Hasani ”

Gjatë ndryshimeve në strukturën komanduese në krye të pushtetit ushtarak përkatësisht të “Shtabit të Ri Operativ” u emërua ish-shefi i Armatës I-rë: kolonel Savo Dërleviq, duke e zavendësuar Fadil Hoxhën, i cili mbeti zavendës i tij. Shef i Shtabit u emrua nënkolonel Dushan Vukotiq (deri në atë kohë ishte zëvendëskomandant i Divizionit 46 jugosllav), shef i prapavijës u caktua Stevo Dobërkoviq (i dërguar nga shtabi qendror i Serbisë), ndërsa komisar politik u emërua nënkoloneli Gjuro Medenica. Më 10 shkurt 1944 kjo komandë bëri riorganizimin e tërësishëm të ushtrisë duke formuar Divizionin e artilerisë, të kalorësisë, të ndërlidhjes, grupin operativ të brigadave, Divizionin 46, 52...etj.

Marrëveshja paqësore[redakto | redakto tekstin burimor]

Në fillim të prillit 1945, Tito priti delegacionin e shqiptarëve të Kosovës dhe të Rrafshit të Dukagjinit, të cilit i prinin Mehmet Hoxha dhe Dushan Mugosha. Ai, në këtë pritje shqiptarëve në mes tjerash iu premtoi se : ”…populli shqiptarë (pra edhe Tito, shqiptaret i quante popull - komb, e jo pakicë kombëtare - J.B.), duhet ta dinë se çfarë Jugosllavie po krijojmë ne dhe se si në këtë bashkësi të re, e cila na ka kushtuar aq shumë gjak, do të jetë e barabartë dhe do t’i ketë të gjitha mundësitë që ta ndërtojnë dhe zhvillojnë kulturen e vet, t’i ketë shkollat e veta e ta përparojnë bujqësinë e vet. Populli shqiptarë do të fitojë në Jugosllavinë e re të gjitha ato që një popull e bëjnë popull ”

Gjenocidi i Tivarit[redakto | redakto tekstin burimor]

Artikulli kryesorë : Masakra e Tivarit

Janë bërë vrasje masive të shqiptarëve, pa kurrfarë përgjegjësie, të njerëzve të pafajshëm, deportime në kampin famëkeq Goli Otok, për arsye politike antikomuniste, janë detyruar familjet shqiptare që të deklarohen se janë të kombësisë turke, shqiptarët janë pushuar nga puna në përmasa të mëdha, janë mbyllur shkollat shqipe etj. Por do të mbetet në histori i paharrueshëm gjenocidi i Tivarit në dimrin e vitit 1945, kur u pushkatuan në këtë qytet më se 4.200 djem shqiptarë, të cilët qeveria komuniste serbe i kishte mobilizuar gjoja për të luftuar kundër ushtrisë gjermane në bregdet, në Istër e në Slloveni. Në realitet, përveç këtyre të pushkatuarve në Tivar, janë vrarë edhe shumë të tjerë në Dubrovnik, Trogir, në ishuj, në Goricë etj., por dhe gjatë rrugës, të cilën e kanë kaluar në këmbë prej Prizrenit deri në Tivar, të veshur e të mbathur shumë keq dhe pa ushqim. Këta të mobilizuar nuk kanë qenë të pajisur me asgjë ushtarake, madje as një armë nuk e kanë pasur me veti, sepse kanë qenë të caktuar për likuidim masiv, siç është programi i përhershëm sekret i çdo qeverie serbe gjatë gjithë shekujve, për pastrimin etnik të trojeve shqiptare.

Zyrtarizimi i tradhtisë[redakto | redakto tekstin burimor]

Kuvendi Krahinor i Kosovës, si organ më i lartë i pëfaqësuesve të popujve të Kosovës, në Prizren, në mbledhjen e mbajtur më 8 - 10 korrik 1945, vendosi në formë të “Rezolutës për aneksimin e Kosovës me Serbinë federale”. Në bazë të listës së pjesëmarrësve dhe mysafirëve të ftuar në Kuvendin e Prizrenit, e cila, për çudi, deri me tash nuk është publikuar në asnjë vend, shihet se merrnin pjesë 142 delegatë dhe mysafirë, edhe pse konsiderojmë se kjo listë nuk është e plotë. Nga ky dokument, i cili duket se qëllimisht është heshtur, del se 33 pjesëmarrës janë shqiptarë, në mesin e të cilëve nuk gjendet një pjesë e madhe e delegatëve të Konferencës së Bujanit …” [6].

Pastrimi i "komunistëve" nga "tradhtarët"[redakto | redakto tekstin burimor]

Prej vitit 1943 e deri më 1946 u vranë, u mbytën, u masakruan, u burgosen, u plaçkiten dhe u maltretuan në mënyrat më barbare e më mizore shqiptarët, sidomos vullnetarët që luftuan kundër armikut, për t’i çliruar. Ushtria shqiptare, sidomos, vullnetarët, prej tyre mbi 4500 u vranë nga oficerët dhe ushtarët e Brigadës së X - të Malazeze - Serbe dhe aty - këtu maqedonase, të prirë nga Svetozar Vukmanoviq Tempo. Pastaj, më shumë se 3000 luftëtar janë vrarë pas shpine e me tradhëti në Drenicë dhe Llap nga serbomëdhenjtë të prirë nga Pavle Joviqeviqi, Dushan Mugosha, Petar Brajeviqi , Ali Shukriu,…etj. [7].

Okupimi i plotë[redakto | redakto tekstin burimor]

Në fillim të vitit 1951 në vijën e tendencave unitariste dhe nacionaliste të grupit frakcionist të Aleksandër Rankoviqit, u ndërmor aksioni për deklarimin e shqiptarëve, sidomos nëpër qytete, për turq… Pas këtij aksioni, prej 97.954 qytetarëve që më 1961 u evidencuan si turq, në Jugosllavi, numri i tyre ( turqve) më 1961 u shtua në 259.536 ose afro 60 % [8]

Tabela e ngjarjeve[redakto | redakto tekstin burimor]

1878
Ftesa për tubimin e parisë shqiptare, nga të gjitha anët, në Prizren. Mbajtja e tubimit "Lidhja e Prizrenit" e cila fton të gjithë shqiptarët në kryengritje të organizuar nga ajo me qëllim të bashkimit të të gjitha trojeve shqiptare në një Vilajet.

1880
Lidhja kërkon themelimin e një shteti autonom dhe shpallet si qeveri e përkohshme e Shqipërisë, ajo mban nën kontroll Kosovën dhe Maqedoninë perëndimore.

1881
Ripushtimi i këtyre territoreve nga Osmanët

1909-1912
Lidhja Kombëtare Shqiptare ia arrin që tërë territorin e Kosovës dhe Shkupin të fus nën kontrollin e vet. Shpallja e pavarësisë së Shqipërisë më 12 Nëntor 1912 në Vlorë.

1913
Konferenca e Ambasadorëve në Londër e njohur për kosovarët si Konferenca e Londrës e njeh shtetin shqiptar mirëpo nuk e pranon më tepër se gjysmën e territoreve të tyre si pjesë e shtetit shqiptar.

1918
Territori i Kosovës me Traktatin e Shën Stefanit "i bie hise" Serbisë si pjesë e Mbretërisë Serbe-Kroate-Sllovene.

1931
Nxjerrja e ligjit për kolonizimin e Kosovës e bënë zyrtare politikën kolonizuese serbe në Kosovë e cila vazhdon përgjatë tërë kohës së luftës.

1937
Akademia e Shkencave në Serbi në krye me Vasa Çubriloviqin paraqesin Memorandumin e tyre "Shpërngulja e Shqiptarëve" . Memorandum i cili fillon të realizohet me planin për transferimet masive të shqiptarëve në Turqi.

1938
Nënshkrimi i një marrëveshje në mes të Mbretërisë Serbo-Kroate-Sllovene dhe Turqisë e cila parashihte transferimin e 40,000 familjeve shqiptare brenda 8 viteve nga Kosova dhe tokat veriore shqiptare në Turqi.

1943-1945
Konferenca e themelimit të Këshillit Çlirimit Kombëtar në Bujan e cila ka për qëllim sigurimin e së drejtës së popullit shqiptar për vetëvendosje deri në secesion. Komanda Qendrore e Kosovës, themeluar më 1942 transformohet në një komandë operacionale/territoriale e radhitur si pjesë e Komandës Qendrore të Serbisë.

Kryengritja kombëtare, e udhëhequr nga Shaban Polluzha dhe shuarja e përgjakshme e saj nga forcat e armatosura të Luftës Nacional-Çlirimtare të Jugosllavisë. Pas kësaj në territorin e Kosovës vendoset regjimi ushtarak i përcjellur me varje nga gjyqet ushtarake dhe pushkatime masive publike.

1955-1956
Vala e terrorit mbi popullsinë shqiptare me qëllim të përshpejtimit të shpërnguljes së paraparë nga Memorandumi i Akademisë së Shkencave në Beograd.

Burim i të dhënave[redakto | redakto tekstin burimor]

  1. ^ Intervistë e Dr. Hakif Bajramit dhënë Tribunës së Gazetarëve të pavarur të Kosovës, ” Dielli ” nr.4, dt.19.gusht 1990, faqe 8.
  2. ^ HISTORIA MËSOHET PËR T'U MOS PËRSËRITUR MË KURRË - Dr. Besnik R. Bardhi, Qershor,2002 Në Pasqyra Nr65
  3. ^ A. Sh. sekret, raport i përgjithshëm 1 ( 1 - 6 1945
  4. ^ K. D. shkrimet. 93 ( 19-64, K - 25
  5. ^ (dokumenti A.V. 41-2-1 /34 - 1945 dhe 1956 dhe 1964
  6. ^ Dr. Jusuf Baraktari, “ Rilindja ” e datës 30 qershor 1990, faqe 11
  7. ^ Godisnjak Arhiva Kosova, knjiga XVIII - XIX
  8. ^ Dr.Hajredin Hoxha: Disertacioni i doktoranaturës, i mbrojtur në qershor të vitit 1973, në Fakultetin Filozofik, në Lubjanë

ah moj serbi qa na bane moj e psoshter

Shiko edhe këtë[redakto | redakto tekstin burimor]