Teutat shqiptare në Botë
Nga Wikipedia, Enciklopedia e Lirë
Teutat shqiptare në Botë është një shoqatë e lirë e femrave krijuese shqiptare në botë. Kjo shoqatë si qendër ka një forum elektronik në të cilën vëzhgohet veprimtaria dhe zhvillimi i femrës shqiptare.
| Ky artikull sipas rregullores mbi shkronjat ë, Ë, Ç, ç, bjen në kundërshtim me rregulloren e Wikipedisë në gjuhën shqipe, për këtë arsye nuk mund të merret si i saktë derisa të rregullohet. |
Kjo listë u krijua më 21 qershor 2001 me inisiativën e disa grave dhe vajzave të shpërndara në çdo skaj të botës të cilat ishin të parat që hodhën themelet e një ure ndërlidhëse shpirtërore midis atdheut dhe diasporës.
Kjo tryezë është shprehje e një kulture demokratike,në të cilën rrihen diskutime shoqërore , hidhen opinione rreth aktualitetit, publikohen aktivitete të ndryshme femërore , deri në organizime për mbledhje fondesh për bamirësi të ndryshme në rast nevoje dhe fatkeqësish.
Objektivi kryesor i kësaj liste është të pasqyrojë me vërtetësi integrimin i femrës shqiptare në rrjedhën e epokës bashkohore që jetojmë dhe shpalosjen e arritjeve të saj në të gjitha sferat e jetës, pa zërin dhe kontributin e të cilës asnjë shoqëri civile nuk mund të njohë zhvillim dhe emancipim.
Këtë forum fëmëror i cili i ka shtrirë flatrat e shqiponjes dykrenare në mbarë botën, e nderojnë me pjesmarrjen e tyre humaniste dhe aktiviste të kauzës shqiptare, shkrimtare e studiuese, intelektuale e gra të thjeshta, të cilat e kanë kthyer në një tribunë të prezantimit të dinjitetit femëror në edukimin e fëmijëve të tyre duke mbajtur traditën e ruajtur, edhe pse larg trojeve të tyre, gjuhën shqipe.
Motrat që s'kanë kursyer asnjëherë interesin e përbashkët në takime të ndryshme e aktivitete shoqërore e kombëtare me dinjitet. Për këto arritje flasin sot faktet dhe komunikimi i panderprerë në mes tyre nga të katër anët e botës e nga të gjitha trevat shqiptare.
Kjo listë femërore mbarë shqiptare manifeston solidaritet duke harmonizuar veprimtarinë e saj në bashkpunim me aktivitetin e disa shoqatave shqiptare e organizatave humanitare me synimin e vetëm madhor. "Forcimin e kombit shqiptar" ! Nenë,motër,mike,shoqe,bëhu pjesë e këtij grupimi femëror duke dhënë edhe ti sado pak kontributin tënd për një ripërtrirje të shpirtit femëror shqiptar.
Anëtare të përhershme janë: Arta Mezini Mardena Kelmendi, Vitore Leka,Rozi Theohari, Nirvana Pistulli, Ejvis Maria Xhajanka , Afërdita Halimi , Silvana Braçe, Alida Hisku, Albana Temali, Ilire Zajmi,etj

