Thatësira e syve

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko

Në të folurit e përditshëm shprehja syri i thatë i dedikohet një sëmundjeje, e cila manifestohet me pakësimin e sasisë ose përbërjen e lotëve. Si pasojë e këtyre ndryshimeve, syri nuk laget mjaftueshëm. Në mjekësi kjo sëmundje njihet si "Siça-Syndrom". Loti prodhohet në gjëndrën lotuese, derdhet në mollëzën e syrit dhe me lëvizjen e rregullt të kapakëve të syrit, shpërndahet në të gjitha anët duke mbajtur kështu syrin gjithnjë të njomë.

Shkaktarët[redakto | redakto tekstin burimor]

Shkaktarët kryesorë të tharjes së syve janë të shumtë. Prodhimi i lotit në sasi të vogël, ndryshimi në përbërjen e tij dhe lëvizjet e dobësuara të kapakëve të syrit njihen si më kryesorët. Kontraceptivët dhe antidepresivët e ndryshëm, ndërrimet hormonale, sëmundjet e gjëndrës tiroide, infeksionet virale, mungesa e vitaminës A, reumatizma dhe diabeti mund të shpijnë po ashtu në tharjen e syrit. Më të prekur nga kjo sëmundje janë të moshuarit dhe femrat. Sikurse mosha edhe faktorët klimatik, kondicionerët e ajrit, kimikatet dhe tymi duhanit ndikojnë në zvogëlimin e sasisë së lëngut të syrit. Në ShBA tashmë kjo sëmundje është kthyer në një sindromë (Office Eye Syndrome), nga e cila të rrezikuar janë ata që kalojnë orë të tëra para monitorit dhe si pasojë e përqendrimit dhe shikimit të pandërprerë në monitor, lëvizja e kapakëve të syrit bëhet më e rrallë, duke tharë kështu sipërfaqen e syrit.

Simptomat[redakto | redakto tekstin burimor]

Simptomat tipike të tharjes së syrit janë të djegurit dhe e kruara e syve, dhembja dhe ndjenja e pluhurit në sy si dhe ndjeshmëria e rritur ndaj dritës. Nëse nuk mjekohet në kohë, atëherë mund të çojë edhe deri te çrregullimet afatgjata të korneas, duke pasur si pasojë dobësimin e shikimit. Në vijim mjekët japin disa këshilla për personat që tashmë vuajnë nga kjo sëmundje : merrni rregullisht pika për sy ; kini parasysh lagështinë e ajrit në vendin e punës ose në dhomë; bëni shëtitje në ajër të pastër ; largohuni nga pirja e duhanit dhe rrymimi i ajrit, e veçanërisht kini kujdes nga ventilatori në automjet ; gjatë punës me kompjuter bëni pauza të shkurtra dhe lëvizni kapakët e syve më shpesh ; kujdes duhet pasur gjatë larjes së syve, e posaçërisht në vënien e makijazhit.

Shih edhe[redakto | redakto tekstin burimor]

Sëmundjet e syrit