The Edge
Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
| The Edge | ||
| Informacione | ||
| Emri | David Howell Evans | |
| Pseudonim(e) | The Edge | |
| Lindja | 8 Gusht 1961 (51 vjeçar) | |
| Prejardhja | Londër, Angli | |
| Zhanri | Rock, post-punk, alternative rock | |
| Profesion(e) | Muzikant, aktivist | |
| Label | Island, Mercury | |
| Instrument(e) | Kitarë, tastierë, vokal, bas kitarë | |
| Vite aktiv | 1976 - prezent | |
| Bashkëpunim(e) me | U2 | |
| Webfaqja | ||
|---|---|---|
| U2.com | ||
David Howell Evans (i lindur më 8 gusht 1961 në Barking, Londër, Angli), i njohur me nofkën The Edge, është muzikant i njohur si kitaristi, tastieristi dhe vokalisti përcjellës i rock bendit irlandez U2. Zëri i dalluar i kitarës si dhe stili i tij i luajtjes, bashkë me përdorimin inovativ të përpinimit digjital të zërit - kontribuan jashtëzakonisht në zërin unik të U2-së. Në vitin 2003, revista Rolling Stone e vuri The Edge në pozitën #24 në listën "100 Kitaristët më të Mirë të të Gjitha Kohërave".