The Killers

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Gjendeni te artikulli The Killers. Për shprehjet e ngjashme në shkrim, kuptim apo tingëllim, shikoni këtu.
Background information
OrigjinaShtetet e Bashkuara të Amerikës Las Vegas, Nevada, ShBA
ZhanretRock
Alternative rock
Indie rock
Synth rock
Vitet aktik2002
LabeliIsland
Vertigo
Lizard King/ Marrakesh Records
Antar/ëtBrandon Flowers
Dave Keuning
Mark Stoermer
Ronnie Vannucci Jr.
Websitewww.thekillersmusic.com

The Killers janë një grup "alternative-rock" amerikan nga Las Vegas, Nevada që u themelua në vitin 2002. Muzika e tyre influencohet nga stilet muzikore te viteve 1980 - 1990. Dy albumet e para te grupit kane shitur mbi 12 milione kopje ne mbare boten. Ne nentor 2008 "The Killers" hodhën në treg albumin e tyre të tretë "Day & Age"

Historia e Fillimit të Grupit (2001-2003)[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Në 2001, Brandon Flowers u perjashtua nga banda ku bënte pjesë (Blush Response) pasi nuk pranoi të shpërngulej bashkë me pjesën tjetër të bandës në Los Angeles, Kaliforni. Me pas Flowers u njoh me David Keuning pasi iu pergjigj njoftimit që ky i fundit kishte shpallur në gazetën e Vegasit për të kërkuar bashkëpuntorë për një bandë të re dhe kishte vendosur si referencë grupet muzikore Oasis, The Cure, U2 dhe Beatles.

Më vonë grupit ju bashkuan edhe Ronnie Vanucci (bateri) dhe Mark Stoermer (kitarë bass).

Idea për emrin The Killers (Vrasësit) erdhi nga bateria e një bande imagjinare në videon muzikore te këngës "Crystal" nga grupi New Order.

Ne 19 gusht 2003 ata patën premierën e këngës "Mr. Brightside" në një show te radios BBC Radio 1 në Britaninë e Madhe. Më pas grupi shkoi në Londër dhe filloi te jepte shfaqje nëpër bare dhe klube. Audienca filloi të rritej nga nata në natë vetëm nga fjalët që u pëhapën me shpejtësi. Gjithashtu kritikat e ndryshme ishin mjaft pozitive.

Me tu kthyer në SHBA ata u kontraktuan nga studioja muzikore Island Def Jam.

Diskografia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Çmimet[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Grammys

  • Best Rock Song (2005) for "Somebody Told Me" - u nominuan
  • Best Rock Vocal Performance by a Duo or Group (2005) for "Somebody Told Me" - u nominuan
  • Best Pop Performance By A Duo Or Group With Vocal (2006) for "Mr. Brightside" - u nominuan
  • Best Rock Performance By A Duo Or Group With Vocal (2006) for "All These Things That I've Done" - u nominuan

American Music Award

  • Breakthrough, Favorite New Artist (2005) - u nominuan

Billboard Music Awards

  • Group of the Year (2005) - u nominuan
  • Digital song of the year for "Mr. Brightside" (2005) - u nominuan
  • Modern rock artist of the year (2005) - u nominuan

MTV Video Music Awards

  • Best Group Video (2005) for "Mr. Brightside" - u nominuan
  • Best Rock Video (2005) for "Mr. Brightside" - u nominuan
  • Best New Artist (2005) - Fituan

Të Tjera

  • NME Magazines Best International Band (2005) - Fituan
  • Technical Excellence & Creativity Awards u nominuan për: Record Production/Single or Track for the track "Mr. Brightside" (2005)
  • World Music Awards, World's Best Selling New Group, (2005) - Fituan

Lidhje të jashtme[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]