The Use of Knowledge in Society

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Ekonomisti F.A. Hayek

The Use of Knowledge in Society (Përdorimi i Dijes në Shoqëri) është një artikull akademik i shkruar nga ekonomisiti Friedrich Hayek. Artikulli u botua së pari në nurmin e shtatorit të vitit 1945 në The American Economic Review.[1][2] Në vitin 2011 "The Use of Knowledge in Society" (Përdorimi i Dijes në Shoqëri) u zgjodh si një nga 20 artikujt më të mirë të botuar tek American Economic Review në 100 vitet e para të ekzistencës së vet si revistë.[3]

Argumenti[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Në artikull F. Hayek argumenton kundër vendosjes së një bordi qëndror të caktimit të çmimeve duke theksuar natyrën dinamike dhe organike të luhatshmërisë së çmimeve të tregut dhe të mirat që derivojnë nga një fenomen i tillë.[4] Hayek thotë se një treg i planifikuar në mënyrë qendrore nuk mund të krahasohet kurrë në efiçiencë me tregun e hapur sepse çdo individ njeh veçse një pjesë fare të vogël të gjërave (informacioneve) që njihen kolektivisht. Kështu, një ekonomi e decentralizuar përplotëson natyrën e shpërhapur të informacionit të shpërndarë në shoqëri (popullatë).[5]

Recepsioni[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Eseja pati një qasje jo të ngrohtë nga ekonomistët e kohës për shkak të klimës politiko-ekonomike të kohës që orientohej kah etatizmi dhe ndërhyjra gjithnjë e më e madhe e shtetit dhe burokracisë në jetën ekonomike dhe shoqërore. Gjatë viteve 1960-të idetë e shprehura në artikull po bëheshin gjithnjë e më të përhapura, pasojë kjo edhe e lajmeve që vinin nga ekonomitë e planifikuara të Bllokut të Republikave Socialiste Sovjetike.[4] Në ditët e sotme shumë nga idetë dhe konceptet e formuluara dhe shprehura nga F.A. Hayek në artikull janë të pranuara si shtylla bazë të mendimit ekonomik. Më specifikisht, argumenti qendror i esesë, se luhatjet e çmimeve të tregut promovojnë një shpërndarje efiçiente të resurseve, përqafohet nga pjesa më e madhe e ekonomistëve modernë.[4][6] Në vitin 2011 "The Use of Knowledge in Society" (Përdorimi i Dijes në Shoqëri) u zgjodh si një nga 20 artikujt më të mirë të botuar tek American Economic Review në 100 vitet e para të ekzistencës së vet si revistë.[3]

Ndikimi[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Jimmy Wales, ideatori dhe themeluesi i Wikipedias, e citon artikullin në fjalë si "qendror" në mënyrën se si ai mendon rreth "të menaxuarit e projektit të Wikipedias".[7][8] Hayek argumentonte se informacioni është i decentralizuar - çdo individ njeh vetëm një fraksion të vogël të asaj që njihet nga të gjithë - dhe si pasojë, vendimet merren më mirë nga ata që kanë njohuri lokale sesa nga ndonjë autoritet qëndror.[8]

Shiko dhe[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Referime dhe shënime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ F. A. Hayek (1945). "The Use of Knowledge in Society," American Economic Review, 35(4), pp. 519-530.
  2. ^ Book Review: The Use of Knowledge in Society by Friedrich A. Hayek | The Foundation for Economic Education: The Freeman, Ideas on Liberty
  3. ^ a b Arrow, Kenneth J., B. Douglas Bernheim, Martin S. Feldstein, Daniel L. McFadden, James M. Poterba, and Robert M. Solow. 2011. "100 Years of the American Economic Review: The Top 20 Articles." American Economic Review, 101(1): 1–8
  4. ^ a b c Bruce J. Caldwell (editor) (1990). Carl Menger and his legacy in economics. Duke University Press. pp. 392–95. ISBN 0-8223-1087-2.
  5. ^ "The use of knowledge in society (abstract) Arkivuar 28 shtator 2008 tek Wayback Machine". Ewing Marion Kauffman Foundation
  6. ^ Mitra, Barun S. (1999). Hayek's Road to Freedom. Liberty Institute.
  7. ^ Schiff, Stacy (31 korrik, 2006). "Know It All". The New Yorker.
  8. ^ a b Mangu-Ward, Katherine (June 2007). "Wikipedia and beyond: Jimmy Wales' sprawling vision Arkivuar 3 shtator 2009 tek Wayback Machine". Reason 39 (2). p. 21

Lidhje të jashtme[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]