The Voice of Albania
| The Voice of Albania Vokali |
|
|---|---|
| Titulli alternativ | The Voice of Albania Vokali i Shqipërisë |
| Zhanri | Talent show |
| Krijuar nga | John de Mol |
| Prezentuar | Ledion Liço (2011-) |
| Juria | Sidrit Bejleri Alma Bektashi Miriam Cani Elton Deda |
| Shteti | |
| Gjuhë(t) | Shqip |
| Sezona | 1 |
| Episode | 17 |
| Transmetimi | |
| Programi origjinal | Top Channel |
| Formata e figurës | 16:9 (Widescreen) |
| Chronology | |
| Paraprirë nga | Albanians Got Talent |
The Voice of Albania ose The Voice (shqip: Vokali) është talent-show në Top Channel. Vokali startoi më 21 tetor të vitit 2011. Ky talent-show ka për detyërë të zgjedh Zërin e Shqipërisë, dhe vlerësoj vetëm Zërin duke përjashtuar performancën apo dukjen. Vokali ka 4 pjestarë të jurisë ku do njihen edhe si "Tranjerë". Në sezonin e parë në panelin e jurisë bënë pjesë: Sidrit Bejleri, Alma Bektashi, Miriam Cani dhe Elton Deda. The Voice, është spektakli më i ndjekur në Shqipëri.
Përmbajtja |
Vështrim [redakto]
| Sezoni | Sidrit Bejleri | Alma Bektashi | Miriam Cani | Elton Deda |
|---|---|---|---|---|
| Parë |
Drilon Shala Klodian Kaçani Gjergj Kaçinari Visar Kasa Bameda Kuçani |
Arilda Hoxha Alisiana Isufaj Adela Bezhani Gledi Mikerezi Gerta Ademaj |
Xheraldina Berisha Elis Nova Vjosa Selmani Ardita Tusha Bukurie Bajrami |
Yll Limani Fabiola Agalliu Nita Bahtiri Melisa Zaganjori Lusan Muhameti |
| Dytë |
|
|
|
|
Formati [redakto]
Formati i këtij evenimenti përbëhet nga katër elemente kryesore: Audicionet e fshehura, Betejat dhe "Live shows" apo Netët live. Audicionet për The Voice mbahen nëpër qendrat më të mëdha të Shqipërisë dhe Kosovës ku një panel i përbërë prej muzikantëve dhe producentëve të këtij spektakli do zgjedhin këngëtarët më të mirë, të cilët do ftohen në studiot e Top Channel në Tiranë.
Audicionet e fshehura mbahen pasi producentët e këtij spektakli të kenë zgjedhur talentët më të mirë. Para tyre, juria do jetë përballë publikut në performancat e artistëve. Në qoftë se juria pëlqen atë që ndëgjon shtyp butonin dhe kthehet nga artisti, ku gjithashtu merr edhe postin si Tranjerë i atij artisti. Në qoftë se përballë artistit kthehen më shumë se një juri atëherë artisti ka të drejt të zgjedh vetë tranjerin.
Gjithashtu pjesë e rëndësishme e këtij evenimenti janë edhe "Betejat", ku marrin pjesë të gjithë të kualifikuarit e audicioneve të fshehura. Meqë çdo pjesmarrës ka trajnerin e vet, trajneri ka për detyrë që të zvogëloj numrin e pjesmarrësve duke i futur në betejë. Në panelin e jurisë, përveç trajnerëve, marrin pjesë edhe artist të tjerë të cilët i ndihmojnë tranjnerëve të zgjedhin artistëve. Në betejë marrin pjesë dy këngëtarë të cilët këndojnë të njejtën këngë, në të njejtën kohë, në të njejtin vend. Pasi të mbarojnë performancën e tyre, trajneri ka për detyrë të zgjedh të preferuarin që të vazhdojë më tutje.
Pjesa më e rëndësishme e këtij evenimenti, pos audicioneve dhe betejave janë "Netët live" apo the Live shows. Për nëntë javë rresht, 6 këngëtarë nga secila skuadër do të luftoj për fitore. Çdo javë performojnë dy skuadra, deri në javën e shtatë ku marrin pjesë të gjithë antarët. Për çdo javë eliminohet një artist nga secila skuadër. Pasi të mbarojnë performancën e tyre, artistët hyjnë në televotim. Dy më pak të votuarit shkojnë në Sing off, ku këndojnë këngën e fundit. Pas Sing Off-it, trajneri duhet të zgjedh artitin e preferuar të vazhdoj më tej.