Themistokli Germenji

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko
Themistokli Gërmenji.jpg

Themistokli Gërmenji (1871-1917) ishte një atdhetar dhe luftëtar shqiptar. Një prej aktivistëve të Zgjimi Kombëtar Shqiptar, udhëheqësi i parregullta shqiptare 1909-1914, si dhe prefekti i policisë [2] i Republikës Autonome të Korçës shqiptar 1916-1917.

Në historinë e trazuar shqiptare të fillim shekullit, një nga ngjarjet më misterioze e njëherazi befasuese është krijimi i një Republikë të vogël, të quajtur Republika e Korçës[1]. Në zallamahinë e palëve ndërluftuese, kur vijat e kufirit dhe pararojat e ushtrive kundërshtare ngatërroheshin mes tyre, shpallja e saj befasoi pothuaj gjithë opinionin. Sepse në fund te fundit, sa një lëvizje strategjike e ushtrisë franceze te Korçës ajo ishte edhe një lëvizje politike. E tillë që arriti të neutralizoje praninë greke në Korçe dhe me pas largimin e tyre te plote. Republika e Korçës funksionoi farë pak kohë, por ajo pati të gjitha atributet e një shteti. Padyshim, te një shteti nën protektoratin e një ushtrie të huaj. Ajo pati gjuhe zyrtare shqipen, filloi mësimin në shkolla në gjuhen shqipe, ngriti një administrate shqiptare te mbikëqyrur nga francezet dhe arriti deri aty sa nxorrie monedha me emrin "Republika e Korçës" dhe krijoi financat e saj. Muret e qytetit u mbushem me shpallje që lajmëronin këtë gjë dhe gjithçka funksionoi normalisht. Korça e viteve 20 Vendimi i Francezeve për të ngritur një Republike shqiptare ne një treve që pretendohej nga greket dhe qe ishte direkt nën kapërcenim e tyre, ngjalli entuziazmin e patrioteve shqiptare. Mbi 1000 oficere shqiptare, shumica ish efektiva te ushtrisë turke, u veshën me uniforma franceze dhe u inkuadruan ne një batalion që u quajt batalioni shqiptar. Ata morën pjesë në luftimet sporadike të zonës duke merituar edhe medaljet franceze, midis të cilave edhe atë të "Legjionit të Nderit". Natyrisht, truri dhe zemra e Republikës ishte Themistokli Germenji, një patriot i vjetër dhe figure e njohur e pavarësisë. I bindur për luftën kundra grekeve, Germenji i ofroi kompromisin e tij francezeve, duke arritur kështu te shpëtoje Korçën nga pushtimi i sigurte i forcave te Venizellosit. Komentet e atyre kohëve thonë se vete Kryekomandanti i ushtrisë Franceze në Evrope kishte kërkuar krijimin e një ushtrie shqiptare që të luftonte përkrah aleateve në atë zonë. Ai kishte ngarkuar Komandantin Francez të Selanikut, Gjeneralin Sali te ndërhynte për rekrutimin e 20 mije shqiptareve dhe për pajisjen e tyre më të gjitha mjetet e nevojshme. Madje edhe armatime moderne si ato që përdorte ushtria franceze. Ushtria do të luftonte me flamuj shqiptarë dhe do të konsiderohej aleate e Antantës. Komandantet ushtarake të Korçës menduan që ushtria të komandohej nga Themistokli Germenji, por ky i fundit nuk e pranoi këtë. Sipas marrëveshjes, pajisja e ushtrisë shqiptarë do të bëhej përmes një kredie franceze dhe shteti i ardhshëm shqiptar do ta njihte këtë si borxh. Germenji nuk pranoi sepse nuk donte t'i ngarkonte Shqipërisë pas luftës një borxh të tillë, që ai vete e shihte si të papagueshëm Themistokli Germenji. Por nga ana tjetër, Republika e Korçës edhe pse funksionoi farë pak kohë, u bë baza e shtetit të ardhshëm shqiptar të dalë nga Kongresi i Lushnjes. Forcat ushtarake të stërvitura dhe organizuara nga francezet u bënë baza e ushtrisë kombëtare. Nga ana tjetër, 2 milion franga franceze të kursyera nga administrimi i mirë i republikës u bënë i vetmi burim i thesarit të qeverisë se re, me 1920. Republika e Korçës mori fund në mënyre të trishte, me pushkatimin ne Selanik te Themistokli Germenjit. Korçari patriot kishte rënë pre e intrigave greke dhe u pushkatua padrejtësisht nga francezet. Nje gabim i bere me 1917 nga gjenerali Sali, që u korrigjua vetëm 81 vjet më vonë. Me 1998, Republika Franceze vendosi të njohe pafajësinë e Themistokli Germenjit dhe Ambasadori Francez ne Tiranë, Krismant vendosi një tufë me lule mbi varrin e tij në Korçë. Kaq për të kujtuar një aleat të ndershëm, por edhe një nga Shqiptaret e pakte që diti të nxjerre nga turbullirat e luftës botërore dhe nga pretendimet fqinje, të paprekur qytetin e tij. Për të sqaruar diçka nga misteri i Republikës se Korçës, mënyrën si u krijua dhe funksionoi ajo, po botojmë të plotë shënimet e Sejfi Vllamasit, një patrioti të njohur të kohës dhe anëtar kabineti në vitet 1920-1924.[2]

Burime[redakto | redakto tekstin burimor]

  1. ^ http://kosova.albemigrant.com/?p=4418
  2. ^ Kjo pjesë është shkëputur nga libri i tij "Ballafaqime politike në Shqipëri 1897-1942" dhe riprodhohet me besnikëri.