Thiago Motta

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Thiago Motta

Thiago Motta në aksion me Parisin.
Të dhënat vetjake
Emri i plotëThiago Motta
Datëlindja (1982-08-28) 28 gusht 1982 (41 vjeç)
VendlindjaSão Bernardo do Campo, Brazil
Gjatësia1.87 m (6 ft 2 in)
PozicioniMesfushor
Të dhënat e klubit
Klubi aktual
Paris Saint-Germain nën-19 (trajner)
Karriera me të rinjtë
1997–1999Juventus-SP
Karriera si profesionist*
VitetKlubiNdeshje(Golat)
1999–2001Barcelona B84(11)
2001–2007Barcelona96(6)
2007–2008Atlético Madrid6(0)
2008–2009Genoa27(6)
2009–2012Internazionale55(11)
2012–2018Paris Saint-Germain166(8)
Gjithsej434(43)
Karriera ndërkombëtare
1999Brazil U173(1)
2003Brazili2(0)
2011–2016Italia30(1)
Skuadra të menaxhuara
2018–Paris Saint-Germain U19
* Senior club appearances and goals counted for the domestic league only

Thiago Motta (lindur më 28 gusht 1982São Bernardo do Campo, São Paulo) është një futbollist brazilian që aktualisht luan në Ligue 1 me skuadrën e Paris Saint-Germain dhe me kombëtaren italiane.

Motta shpenzoi vitet e para të karrierës në Spanjë te Barcelona, ku vuajti me dëmtimet e shpeshta. Ai luajtur edhe për dy sezone e gjysëm me klubin italian Internazionale, para se në janar 2012 të kalonte në Francë te Paris Saint-Germain.

Edhe pse lindi në Brazil, Motta ka pasaportë italiane dhe ka luajtur me kombëtaren italiane. Ai zhvilloi 30 ndeshje nga viti 2011 e deri në 2016, duke u paraqitur në dy edicione të UEFA Kampionatit Evropian, ku arriti finalen në vitin 2012, si dhe në FIFA Kupën e Botës 2014.

Karriera me klube[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Barcelona[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Thiago Motta lindi në São Bernardo do Campo të Brazilit, dhe firmosi me Barcelonën në vitin 1999, kur Motta ishte vetëm 17 vjeç. Thiago Motta u vendos në skuadrën e parë të Barcelonës në vitin 2001, dhe bëri debutimin e tij më 3 tetor kundër RCD Mallorca, ku Barcelona fitoi në Camp Nou me rezultatin 3-0.

Në sezonin 2001-02 në UEFA Champions League, Motta luajti 7 Ndeshje dhe ndihmoi skuadrën e tij që të shkonte deri në gjysmë-finale. Në sezonin 2002-03 në La Liga, Motta luajti 21 Ndeshje dhe shënoi 3 Gola, dhe Barcelona e përfundoi kampionatin në vendin e gjashtë, dhe gjithashtu Motta luajti në një pjesë të rëndësishme të sezonit në UEFA Cup, ku Barcelona u eleminua nga Celtic me rezultatin e përgjithshëm 1-0. Thiago Motta mori karton të kuq gjatë pjesës së parë, pasi pati një grindje në tynelin e stadiumit pasi mbaroi pjesa e parë me portierin Robert Douglas i cili mori gjithashtu karton të kuq [1].

Thiago Motta u ndoq nga disa dëmtime të shumta, veçanërisht nga një dëmtim që pësoi më 11 shtator 2004 kundër Sevilla FC, e cila e mbajti Mottan 7 muaj jasht fushave të lojës, gjatë kohës së tij me Barcelonën [2]. Thiago Motta bëri rikthimin e tij në fushat e lojës më 17 prill 2005, në fitoren 2-0 të Barcelonës kundër Getafe CF në Camp Nou, ku ai hyri në fushën e lojës, dhe u duartrokit si kampion.

Atlético Madrid[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Në gusht 2007, Thiago Motta firmosi një kontratë një-vjeçare me Atlético Madrid, si një transferim i lirë. Ai u penalizua sërisht nga dëmtimet në sezonin e tij të parë në Madrid, duke mos shfaqur dot potencialin e tij të plotë. Në një ndeshje të Kupës së Mbretit kundër Valencias, Motta u dëmua në minutën e 25të kurse Los Colchoneros u mposhtën 1–0.

Për shkak të dëmtimit të Raúl García dhe shitjes së Maniche në janar 2008, Motta filloi të luante si titullar më rregullisht. Megjithatë, në mars, problemet me gjurin u rishfaqën, duke bërë që mesfushori të mbyllte sezonin. Ai më pas fluturoi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për t'u rikuperuar.[3] Në fund të sezonit, pasi u la i lirë nga skuadra e Atlético Madrid, Motta u përpoq të transferoheshe në Premier League tek Portsmouth, por nuk arriti dot të transferoheshe.[4]

Genoa[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Në shtator 2008, Motta u transferua te klubi italian Genoa si një transferim i lirë, duke kaluar vizitat mjekësore.[5] Gjatë sezonit të tij debutues, Motta luajti mirë dhe ishte vazhdimisht titutllar nën drejtimin e trajnerit Gian Piero Gasperini.

Më 11 prill 2009, Motta shënoi dy gola (një në fundin e pjesë së parë) në fitoren e Genoas 3-2 në shtëpi kundër Juventusit.[6] Ai e mbylli sezonin me gjashtë gola, një rekord personal, duke ndihmuar ekipin të sigurojë një vend në UEFA Ligën e Evropës për sezonin e ardhshëm.

Internazionale[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Thiago Motta (i pari djathtas), në një seancë stërvitore me Interin.

Më 20 maj 2009, gazeta italiane sportive La Gazzetta dello Sport konfirmoi që Motta, sëbashku me shokun e tij të skuadrës Diego Milito, ishin transferuar nga Genoa te Inter për 38.2 milion (Milito 28 milion dhe Motta 10.2 milion).[7] Përveç parave, Genoa mori shërbimet e pesë lojtarëve të Interit: Robert Acquafresca, Francesco Bolzoni, Leonardo Bonucci, Ivan Fatic dhe Riccardo Meggiorini.[8][9]

Motta bëri debutimin e tij me klubin më 23 gusht në barazimin 1–1 kundër Barit në javën hapëse të sezonit 2009–10Serie A. Ai shënoi golin e parë për ekipin një javë më vonë në fitoren historike 4–0 kundër Milanit, rivalëve të qytetit, duke hapur serinë e golave në San Siro pas një kombinimi me Militon.[10] Më 3 prill 2010, Motta shënoi një dopietë në fitoren 3–0 kundër Bolonjës në shtëpi.[11]

UEFA Ligën e Kampioneve, ku Inter triumfoi për herë të parë pas 45 vitesh, Motta zhvilloi tetë ndeshje, duke thënë një kontribut themelor në ekip. Ai luajti si titullar në ndeshjen e kthimit të gjysëm-finales ndaj ish ekipit të tij Barcelona, por u përjashtua me karton të kuq në pjesën e parë për shkak se u duk sikur goditi mesfushorin Sergio Busquets në fytyrë; incidenti mori vëmëndje edhe pas reagimit të ekzagjëruar të Busquets ndaj "dëmtimit".[12][13] Në finale, ku Motta nuk luajti për shkak pezullimi, Inter mposhti klubin gjerman Bayern München për të fituar kompeticionin për herë të tretë në histori; Motta vetë e fitoi për herë të dytë, pas suksesit në sezonin 2005–06 me Barcelonën.

Më 23 tetor 2011, nga një korne e ekzekutuar nga Wesley Sneijder, Motta shënoi një gol me kok, të vetmin e fitores ndaj Chievos, e cila ishte para në San Siro për sezonin 2011–12.[14]

Në janar 2012, ai konfirmoi se do të largohej nga klubi pas dy sezonesh e gjysëm.[15] Gjithsej, ai zhvilloi 83 ndeshje në të gjitha kompeticionet dhe shënoi 12 gola, duke fituar gjithashtu edhe gjashtë trofe.

Paris Saint-Germain[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Më 31 janar 2012, pavarësisht se trajneri i Interit Claudio Ranieri konfirmoi se Motta do të qëndronte deri në përfundim të sezonit,[16] madje edhe duke e thirrur për ndeshjen kundër Palermos, lojtari firmosi me Paris Saint-GermainFrancë për 10 milion €.[17][18]

Pas prezantimit të tij te PSG, Motta zbuloi se ai kishte ëndërr të luante për klubin pas shkëlqimit të brazilianëve si Ronaldinho, Rai dhe Leonardo më parë në klub.[19] Ai gjithashtu shtoi se nuk ishte i lumtur te Interi, dhe refuzoi për të treguar arsyet të tjera për largimin e tij.[20]

Katër ditë pasi firmosi me klubin, Motta bëri debutimin e tij për PSG-në në fitoren 3–1 kundër Evian Thonon Gaillard; gjatë ndeshjes, ai mori edhe një karton të verdhë.[21] Më 22 prill, Motta shënoi golin e tij të parë në Ligue 1 për PSG-në në fitoren 6-1 të skuadrës së tij kundër FC Sochaux-Montbéliard.[22]

Karriera ndërkombëtare[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Motta me Kombëtaren Italiane.

Motta bëri debutimin e tij për Brazilin në CONCACAF Kupën Gold në vitin 2003. Edhe pse luajti në këtë kompeticion me ekipin nën-23, debutimi i tij u njof plotësisht nga FIFA.[23] Ai luajti edhe në dy ndeshje të tjera në këtë turnamenti. Motta nuk arriti dot që të luante në Turnamentin Para-Olimpik të CONMEBOL për shkak të një dëmtimi, por u rikthye për të luajtur me ekipin nën-23 në një ndeshje miqësore kundër Santosit në nëntor 2003.[24]

Motta mori nënshtetësinë italiane në vitin 2011, dhe u lejua nga FIFA që të luante për Italinë. Ai u thirr për herë të parë në ekipin kombëtar për një ndeshje miqësore kundër Gjermanisë më 9 shkurt 2011. Ai luajti 81 minuta dhe më pas u zëvendësua.[25][26]

Më 25 mars 2011, Motta shënoi golin e tij të parë me Italinë në fitoren 1–0 kundër Sllovenisëkualifikueset e UEFA Euro 2012.[27] Ai më pas u thirr nga trajneri Cesare Prandeli për të luajtur në finalet e turnamentit, ku ai luajti në të gjitha ndeshjet. Italia arriti deri në finale ku u mposht me rezultatin 0–4 nga Spanja.[28]

Motta ishte pjesë e listës paraprake me 30 lojtarë për Kupën e Botës 2014 më 13 maj,[29] si dhe më pas në listën përfundimtare. Ai luajti ndeshjen e parë në turnament në moshën gati 32 vjeç, duke hyrën në minutën e 57të të fitores 2–1 kundër Anglisë.[30]

Më 31 maj 2016, Motta ishte një nga 23 lojtarët e thirrur nga trajner Antonio Conte për të luajtur në UEFA Euro 2016, duke marrë fanellën me numrin 10.[31] Vendimi për t'i dhënë atij fanellën me numrin 10 shkaktoi polemika,[32] edhe pse shoku i kombëtares Daniele De Rossi e mbrojti vendimin e trajnerit, duke thënë: "Ata që janë tallur me këtë nuk marrin vesh nga futbolli. Thjeshtë luani pak me top me Mottën dhe atëherë do t'a mbyllni gojën. Ai nuk mund të jetë një numër 10 si [Roberto] Baggio ose [Francesco] Totti, por teknikisht është një mjeshtër."[33]

Stili i lojës[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Motta ishte një lojtar luftues, i cili zakonisht luante si mesfushor qëndror ose mbrojtës, por mund të mblulonte edhe pozicione të tjera në mesfushës për shkak të inteligjencës së tij taktike dhe shkathtësisë.[34][35][36] Në kombëtaren italiane, nën drejtimin e Prandellit, ai ndonjëherë luante si mesfushor i tërhequr organizator ose si mesfushor sulmues, për shkak të aftësive të tij për të vendosur ritmin e ekipit me pasimet e tij.[35][36][37][38][39][40][41][42][43][44][45] Në Euro 2012, ai luajti në rolin e ri si mesfushor sulmues fallco në formacionin 4–3–1–2 të Prandellit.[46]

Tiparet më të dallueshme të Mottës janë kontrolli i topit, teknika, vizioni dhe rrezja e pasimit, edhe pse ai është vlerësuar për ndërhyrjet, aftësinë për të lexuar lojën si dhe vititë e tij mbrojtëse në fitimin e topit.[34][38][39][47][48] Për shkak të forcës fizike, aftësisë së gjuajtjeve me kokë dhe vrapimeve përpara nga mbrapa në fund të ndeshjeve, Motta shkëlqente në luftën në ajër,[34][37][47][49] si dhe zotëronte një gjuajtje të fortë nga distanca;[34] pavarësisht këtyre aftësive, Motta është kritikuar për agresionin e tepruar në fushën e lojës dhe rezistencën e pakët.[34][36][39][50]

Statistikat e karrierës[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Klube[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Redaktuar më 12 Maj 2013

Skuadra Sezoni Liga Kupa Europa Tjetër[51] Total
Ndeshje Gola Ndeshje Gola Ndeshje Gola Ndeshje Gola Ndeshje Gola
Barcelona
2001–02 18 1 0 0 7 0 - - 25 1
2002–03 21 3 0 0 13 2 - - 34 5
2003–04 20 1 0 0 5 1 - - 25 2
2004–05 8 0 0 0 0 0 - - 8 0
2005–06 15 1 0 0 7 0 0 0 22 1
2006–07 14 0 2 0 6 0 3 0 25 0
Total 96 6 2 0 38 3 3 0 139 9
Atlético Madrid
2007–08 6 0 0 0 2 0 - - 8 0
Total 6 0 0 0 2 0 2 0 10 0
Genoa
2008–09 27 6 0 0 - - - - 27 6
Total 27 6 0 0 0 0 0 0 27 6
Inter
2009–10 26 4 5 0 8 0 1 0 40 4
2010–11 19 4 3 0 5 1 2 0 29 5
2011–12 10 3 1 0 2 0 1 0 14 3
Total 55 11 9 0 15 1 4 0 83 12
Paris Saint-Germain
2011–12 14 2 2 0 0 0 0 0 16 2
2012–13 12 1 1 0 2 0 0 0 15 1
Total 26 3 3 0 2 0 0 0 31 3
Karriera në total 210 26 14 0 57 4 7 0 288 30

Kombëtarja[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Burimi: [52]

Ndeshjet dhe golat sipas ekipit kombëtar dhe vitit
Ekipi kombëtar Viti Ndsh Gola
Brazili
2003 2 0
Gjithsej 2 0
Italia 2011 6 1
2012 7 0
2013 5 0
2014 5 0
2015 0 0
2016 7 0
Gjithsej 30 1

Golat me Kombëtaren[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Golat dhe rezultatet me Kombëtaren e Italisë.
# Data Vendi Kundërshtari Goli Rezultati Kompedicioni
1. 25 Mars 2011 Stožice Stadium, Ljubljana Sllovenia Sllovenia 1–0 1–0 UEFA Euro 2012 – Kualifikueset

Trofe[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Klube[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Barcelona

Internazionale[53]

Paris Saint-Germain

Kombëtarja[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Brazil
Italia

Referime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ Police probe Celtic scuffle; BBC Sport, 12 mars 2004
  2. ^ Motta misfortune hits Barça; UEFA.com, 12 shtator 2004
  3. ^ "Atlético lose Motta for the season" [Atletico humbet Mottën për sezonin] (në anglisht). UEFA. 29 shkurt 2008. Marrë më 14 shkurt 2010.
  4. ^ Redknapp unsure over Motta; Football.co, 29 August 2008
  5. ^ "Motta given a chance by Genoa" [Mottës i jepet një mundësi nga Genoa] (në anglisht). UEFA.com. 14 shtator 2008. Marrë më 8 shkurt 2010.
  6. ^ "Genoa 3–2 Juventus" (në anglisht). ESPN FC. 11 prill 2009. Marrë më 13 dhjetor 2011.[lidhje e vdekur]
  7. ^ "Milito e Motta all'Inter al Genoa Acquafresca" [Milito dhe Motta te Inter, te Genoa Acquafresca] (në italisht). La Gazzetta dello Sport. 20 maj 2009. Marrë më 24 gusht 2009.
  8. ^ "Motta trades Genoa for Inter" [Motta ndërron Genoan për Interin] (në anglisht). UEFA. 1 korrik 2009. Marrë më 24 gusht 2009.
  9. ^ "Il Genoa in rima: con Pelé c' è Dembelé" [Rimat e Genoas: me Pelén vjen Dembelé] (në italisht). La Gazzetta dello Sport. 10 qershor 2009. Marrë më 21 dhjetor 2010.
  10. ^ "AC Milan 0–4 Internazionale" (në anglisht). ESPN FC. 29 gusht 2009. Marrë më 13 dhjetor 2011.[lidhje e vdekur]
  11. ^ "Motta double maintains Inter lead" [Dopieta e Mottën ruan kryesimin e Interit] (në anglisht). ESPN FC. 3 prill 2011. Marrë më 13 dhjetor 2011.[lidhje e vdekur]
  12. ^ Matt Dickinson (29 prill 2010). "Inter Milan hold off Barcelona to reach Champions League final" [Inter mban Barcelonën për të arritur finalen e Ligës së Kampioneve] (në anglisht). The Times. Marrë më 29 prill 2010.
  13. ^ Giles Mole (29 prill 2010). "Barcelona v Inter Milan: Thiago Motta fumes at Sergio Busquets' 'terrible behaviour'" [Barcelona v Inter: Thiago Motta i revoltuar për 'sjellen e tmerrshme' të Sergio Busquets] (në anglisht). The Daily Telegraph. Arkivuar nga origjinali më 2 maj 2010. Marrë më 29 prill 2010.
  14. ^ "Motta goal seals Inter win" [Goli i Mottës vulos fitoren e Interit] (në anglisht). ESPN FC. 23 tetor 2011. Marrë më 13 dhjetor 2011.[lidhje e vdekur]
  15. ^ "Motta closes on Inter exit" [Motta afër largimit nga Inter] (në anglisht). Eurosport. 25 janar 2012. Marrë më 17 qershor 2019.
  16. ^ "Ranieri hopeful of Motta stay" [Ranieri shpresplotë për qëndrimin e Mottës] (në anglisht). ESPN FC. 30 janar 2012. Arkivuar nga origjinali më 15 qershor 2012. Marrë më 3 shkurt 2012.
  17. ^ "PSG agree Motta deal" [PSG pranon marrëveshjen me Mottën] (në anglisht). ESPN FC. 31 janar 2012. Marrë më 3 shkurt 2012.[lidhje e vdekur]
  18. ^ "PSG complete move for Motta" [PSG plotëson kalimin e Mottës] (në anglisht). FIFA. 31 janar 2012. Arkivuar nga origjinali më 4 shkurt 2012. Marrë më 4 maj 2012.
  19. ^ "Thiago Motta: It's a dream to follow in the footsteps of Rai, Leonardo & Ronaldinho at Paris Saint-Germain" [Thiago Motta: Është një ëndërr për të ndjekur hapat e Rai, Leonardos & Ronaldinhos te Paris Saint-Germain] (në anglisht). Goal.com. 2 shkurt 2012. Marrë më 3 shkurt 2012.
  20. ^ "Thiago Motta: I was unhappy at Inter" [Thiago Motta: Nuk isha i lumtur te Interi] (në anglisht). Goal.com. 9 mars 2012. Marrë më 4 maj 2012.
  21. ^ "Paris Saint Germain 3–1 Evian" (në anglisht). Goal.com. 4 shkurt 2012. Arkivuar nga origjinali më 9 prill 2012. Marrë më 4 maj 2012.
  22. ^ "Paris Saint-Germain 6–1 Sochaux" (në anglisht). ESPN FC. 22 prill 2012. Arkivuar nga origjinali më 27 prill 2012. Marrë më 7 gusht 2020.
  23. ^ "Futebol – The Foreign Legion" (në portugalisht). O Futebol. Arkivuar nga origjinali më 27 shtator 2007. Marrë më 28 korrik 2013.
  24. ^ "Seleção Brasileira Restritiva" (në portugalisht). RSSSF. Arkivuar nga origjinali më 9 korrik 2009. Marrë më 7 gusht 2020.
  25. ^ "Motta, Giovinco and Matri news. Among the 23 players Buffon's return" [Lajme për Mottën, Giovincon dhe Matrin. Mes 23 lojtarëve edhe rikthimi i Buffon] (në anglisht). FIGC. 6 shkurt 2011. Arkivuar nga origjinali më 11 shkurt 2011. Marrë më 7 shkurt 2011.
  26. ^ "Motta given green light" [Mottës i jepet drita jeshile] (në anglisht). Sky Sports. 8 shkurt 2011. Marrë më 8 shkurt 2011.
  27. ^ "Motta makes his mark for Italy in Slovenia" [Motta bën shenjën e tij për Italinë në Slloveni] (në anglisht). UEFA. 25 mars 2011. Marrë më 26 mars 2011.
  28. ^ "Spain overpower Italy to win UEFA EURO 2012" [Spanja mposht Italinë për të fituar UEFA Euro 2012] (në anglisht). UEFA. 1 korrik 2012. Marrë më 2 korrik 2012.
  29. ^ "Botërori 2014 - Trajneri italian publikon listën me 30 lojtarë". trt.net.tr. 14 maj 2014. Marrë më 18 qershor 2019.
  30. ^ "Italia me leksione për Anglinë". Telegrafi.com. 15 qershor 2014. Marrë më 18 qershor 2019.
  31. ^ "Conte publikon listën përfundimtare për Euro 2016 (Foto)". Gazeta Express. 31 maj 2016. Arkivuar nga origjinali më 29 tetor 2019. Marrë më 18 qershor 2019.
  32. ^ "Italia tregon "muskujt", Motës i rëndon... 10-ta". Panorama Sport. Press Reader. 7 qershor 2016. Marrë më 18 qershor 2019.
  33. ^ Ben Gladwell (3 qershor 2016). "Daniele De Rossi: Antonio Conte will get maximum out of Italy at Euro 2016" [Daniele De Rossi: Antonio Conte do marri maksimunin nga Italia në Euro 2016] (në anglisht). ESPN FC. Marrë më 6 qershor 2016.
  34. ^ a b c d e "Thiago Motta" (në anglisht). FC Barcelona. Arkivuar nga origjinali më 3 shtator 2015. Marrë më 27 maj 2016.
  35. ^ a b Alborino, Anthony (8 prill 2014). "World Cup squad selector: T. Motta" [Përzgjedhsi i skuadrës së Kupës së Botës: T. Motta] (në anglisht). Football Italia. Marrë më 27 maj 2016.
  36. ^ a b c Cremona, Luciano (10 mars 2016). "Thiago Motta e la Nazionale: Conte lo ignora, meriterebbe gli Europei?" [Thiago Motta dhe ekipi kombëtar: Conte e injoron, a e meriton ai të thirret për Kampionatin Evropian?] (në italisht). Sport Mediaset. Marrë më 9 nëntor 2018.
  37. ^ a b Mangini, Lorenzo (14 prill 2009). "Thiago Motta e la scommessa-gol 'Mi esalto se gioco con le punte'" [Thiago Motta dhe basti i golit 'Jam në më të mirën time duke luajtur me sulmuesit']. La Repubblica (në italisht). Marrë më 23 maj 2014.
  38. ^ a b Bairner, Robin (14 maj 2014). "Who is Paris Saint-Germain's Player of the Season?" [Kush është lojtari i sezonit i Paris Saint-Germain] (në anglisht). Goal.com. Marrë më 27 maj 2016.
  39. ^ a b c Kerr, Ian (1 maj 2016). "Euro 2016 Squad Selector: Thiago Motta" [Përzgjedhsi i skuadrës së Euro 2016: Thiago Motta] (në anglisht). Football Italia. Marrë më 27 maj 2016.
  40. ^ Longo, Fabrizio (15 janar 2012). "Gallery – Inter, AAA cercasi regista. Dall'addio di Motta 16 tentativi andati a vuoto" [Galeria – Inter, AAA duke kërkuar për një organizator të tërhequr. Që nga largimi i Mottës 16 tentativa të dështuara] (në italisht). FC Inter 1908. Marrë më 9 nëntor 2018.
  41. ^ Bakowski, Gregg (27 tetor 2017). "Thiago Motta: PSG's no-frills continuity man who shows the value of age" [Thiago Motta: Lojtari i PSG-së i cili vazhdon të tregojë vlerën e moshës]. The Guardian (në anglisht). Marrë më 9 nëntor 2018.
  42. ^ "Thiago Motta: Smooth operator" [Thiago Motta: Operator i qetë] (në anglisht). Ligue 1. 18 shkurt 2014. Arkivuar nga origjinali më 9 nëntor 2018. Marrë më 9 nëntor 2018.
  43. ^ Larned, Coleman (24 nëntor 2015). "Analytics: PSG wasting Motta's efforts in Europe" [Analizat: PSG duke shpërdoruar përpjekjet e Mottës në Evropë] (në anglisht). Sportsnet. Marrë më 9 nëntor 2018.
  44. ^ Johnson, Jonathan (13 shkurt 2018). "PSG's Thiago Motta dropped vs. Real Madrid, not yet fit to return from injury" [Thiago Motta i PSG-së hiqet kundër Real Madridit, ende jo në formë për t'u rikthyer nga dëmtimi] (në anglisht). ESPN FC. Marrë më 9 nëntor 2018.
  45. ^ Cox, Michael (5 nëntor 2013). "Thiago Motta thriving as an elite player at PSG" [Thiago Motta duke lulëzuar si një lojtar elitar te PSG] (në anglisht). ESPN FC. Marrë më 9 nëntor 2018.
  46. ^ Garlando, Luigi (23 qershor 2012). "Inghilterra-Italia si deciderà qui" [Angli–Itali do të vendoset këtu]. La Gazzetta dello Sport (në italisht). Marrë më 16 gusht 2016.
  47. ^ a b "Chievo, Sorrentino: "Motta, che forza quel colpo di testa"" [Chievo, Sorrentino: "Motta, çfarë gjuajtje me kokë e fuqishme që ishte"] (në italisht). Calcio News 24. 24 tetor 2011. Marrë më 23 maj 2014.
  48. ^ Pratesi, Riccardo (26 mars 2011). "Il pensiero azzurro di Prandelli "Serenità e voglia di bel gioco"" [Mendimet e kaltra të Prandellit "Qetësi dhe një dëshirë për futbollin e bukur"]. La Gazzetta dello Sport (në italisht). Marrë më 9 nëntor 2018.
  49. ^ Bocci, Alessandra; Schianchi, Andrea (26 korrik 2007). "Milan: è Motta il Mister X" [Milan: Motta është Mister X]. La Gazzetta dello Sport (në italisht). Marrë më 23 maj 2018.
  50. ^ Conterio, Marco (24 maj 2016). "Thiago Motta: "Rido se dite che sono lento, lo sono sempre stato..."" [Thiago Motta: "Qesh kur më thoni se jam i ngadaltë, Unë kam qënë përherë ashtu..."] (në italisht). Tutto Mercato Web. Marrë më 9 nëntor 2018.
  51. ^ Includes other competitive competitions, such as the Supercoppa Italiana, UEFA Super Cup, Botërori i Klubeve.
  52. ^ "Thiago Motta" (në anglisht). Eu-football.info. Marrë më 3 shtator 2015.
  53. ^ "Thiago Motta" (në anglisht). inter.it. Marrë më 19 maj 2018.
  54. ^ "Paris Saint-Germain set record with fourth straight Coupe De France crown" [Paris Saint-Germain vendos rekord me titullin e katërt rresht të Coupe de France] (në anglisht). Goal.com. 8 maj 2018. Marrë më 8 maj 2018.

Lidhje të jashtme[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]